-
VIDEO
Basha: Berisha kërcënon deputetët e PD, nuk ruan dot fijen e fundit të dinjitetit njerëzor! Të jepte dorëheqjen me kohë
Lulzim Basha i përgjigjet Sali Berishës që kërkon largimin e tij nga drejtimi i PD-së.
“Asnjë kryetar nuk mund të jepte dorëheqjen se u shpall Berisha Non Grata, duhet ta jepte ai që të ruante dinjitetin njerëzor, fokusi ynë nuk do jetë ai, por e ardhmja e shqiptarëve”, tha Basha.
-
VIDEO
2 ditë para Samitit në Tiranë, Rama-Vuçiç-Zaev letër të hapur për 'Open Balkan': Ftojmë fqinjët të na bashkohen! E gjithë BE duhet të na mbështesë, nisma ofron stabilitet e paqe
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë dërguar një letër të hapur për Ballkanin Perëndimor, 2 ditë para se të zhvillohet në Tiranë Samiti i radhës. Në letrën e hapur, e botuar nga mediat rajonale, i bëhet një thirrje e hapur fqinjëve të bashkohen sipas tyre për t’u ofruar qytetarëve të tyre dobitë që ne u ofrojmë qytetarëve tanë.
-
VIDEO
Basha: Berisha po tallet me demokratët! Mund të bëjë referendum edhe ndaj Blinken dhe Biden
Kryedemokrati Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha po tallet me demokratët ndërsa theksoi se s'do ishte çudi nëse një ditë ai do të organizojë një referendum për të shkarkuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken apo Presidentin e SHBA, Joe Biden. Basha tha se të gjithë e kuptojmë që kjo është një tallje e madhe.
-
VIDEO
Pas Kuvendit, Basha mbledh kryesinë: Nuk e njoh referendumin e Berishës
Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë pasditen e kësaj të diele, mbledhje e cila vjen pak orë pasi mbajti Kuvendit. Para mbledhjes, ai tha se nuk e njeh referendumin e Berishës.
-
VIDEO
Berisha e pranon: Nuk kam pasur asnjë komunikim me asnjë nga përfaqësitë e huaja në vend
Sali Berisha ka pranuar se nuk ka pasur komunikim me asnjë nga përfaqësitë e huaja në vend.
“Në linja partiake mund të them se kam komunikim dhe në nivele edhe ndër më të larta, në krahun konservator. Me përfaqësitë e huaja nuk kam pasur komunikim direkt, kemi shpërndarë një neës letër për të gjitha përfaqësitë, si forcë politike opozitare e qendrës së djathtë lidhjet i kemi të fuqishme me forcat konservatore në Europë e botë”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha krahason Bashën me Ramiz Alinë: Pati të njëjtin fat si ai, historia përsëritet
Teksa para selisë blu po lexohet numri i votuesve pro shkarkimit të Lulzim Bashës, ish-kryeministri Sali Berisha tha se ky i fundit pati të njëjtin fat me Ramiz Alinë. Berisha theksoi se edhe votuesit e lagjes numër 8, kanë votuar masivisht pro shkarkimit të kreut të PD.
"Pati fatin e Ramiz Alisë, historia përsëritet."-tha Berisha teksa e quajti Bashën një peng kryetar.
-
VIDEO
Sali Berisha vjen në selinë e PD-së, pritet me duartrokitje: 44 mijë shkarkuan pengkryetarin Basha, i padenjë për këtë detyrë
"Një përshendetje të përzemërt për të gjithë demokratët të cilët firmosën sot më 18 dhjetor në një akt madhor në një monument madhështor të lirisë së pluralizmit politik referendumin e parë të thirrur nga anëtarësia e një forcë politikë e Shqipërisë, por mundet edhe më gjerë të Europës, ndaj dua të përulem me nderimin më të madh, para rreth 44 mijë demokratëve që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare largimin e peng, jo Basha por Brava ik nga drejtimi përfundimtar i forcën politike, ky është ndëshkimi më i merituar që një person i denjë për detyrë, që detyrën më të lartë e shfrytëzon për pazare personale dhe trajton PD si një pronë të tij, po shkruhet një kapitull i ri, ky revolucion nuk ka të ndalur, nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë këtë revolucion, jeni dëshmitarë të përpjekjeve të turpshme të narko shtetit kundër këtij akti madhor", tha Berisha.
-
VIDEO
Militantët 'pushtojnë' oborrin, Berisha mbërrin në selinë e PD! Basha vijon mbledhjen me Kryesinë: Nuk e njoh referendumin
E njëjta panoramë siç u ofrua të hënën, është regjistruar edhe këtë të shtunë. Në një kohë kur Lulzim Basha vijon mbledhjen e Kryesisë, Sali Berisha ka shkuar sërish në seli, kësaj here për të shpallur rezultatin e referendumit të mbajtur sot.
-
VIDEO
Referendumi i Berishës/ Probleme me listat, votojnë edhe pa e pasur emrin! Vokshi: Deri në 15:00 votuan, 34 105 votues! Mbyllet numërimi, demokratët: Bashën e shkarkuam
Këtë të shtunë, Sali Berisha kulmon përpjekjet e tij për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së. Në të gjitha degët e PD-së në rrethe Sali Berisha dhe grupi që ai drejton po zhvillojnë atë që e quajnë referendumi për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha. Me logo dhe vulë të re, fleta e votimit i jep dy mundësi demokratëve, të konfirmojnë ose jo me referendum largimin e kryedemokratit.
-
VIDEO
Basha mbledhje me kryesinë, pritet të shkojë Berisha! Ja çfarë po ndodh në selinë e PD
Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon mbledhje me Krysinë e PD, pritet që ish-kryeministri Sali Berisha të shkojë në selinë blu. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, janë të shumtë njerëzit që qëndrojnë përpara selisë. Kryedemokrati para se të niste mbledhjen me Kryesinë tha se nuk e njeh referendumin e Berishën për ta shkarkuar. Sakaq, Berisha pritet të shkojë tek selia e PD për të shpallur rezultatin e referendumit për shkarkimin e Bashës.
-
VIDEO
Kuvendi i PD, 5004 delegatë rrëzojnë '11 dhjetorin' dhe anulojnë referendumin e sotëm! Miratohet neni 'Anti Berisha', përjashtohet nga pozicionet
Pas 6 orë punime, 5004 delegatët e Lulzim Bashës zhbënë çdo vendim të Kuvendit të 11 dhjetorit, përfshirë shkarkimin e kryedemokratit, referendumin e kësaj të diele të Berishës! Në fjalën e tij, Lulzim Basha, pranoi për herë të parë, se PD për 8 vite ka pasur dy kryetarë. Për Bashën, kriza “Berisha” ka nisur shumë më herët se ‘Non Grata’, me një parti që konsiderohej pronë e tij private dhe kundërshtarët cilësuar kukulla.
-
VIDEO
Marku pas referendumit të Berishës: Ftoj deputetët të na bashkohen, ne jemi anëtarësia, jo burokracia e PD
Paulin Marku, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, në një prononcim për Report Tv, ftoi deputetët demokrat t’i bashkohen asaj që sipas tyre është anëtarësia e vërtetë e PD-së.
“Në Kuvendin e 11 dhjetorit 70% e strukturave në funksione organizative kanë qenë pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit, deputetët të bashkohen me anëtarësinë, jam anëtarësia jo burokracia e PD”, tha Marku.