-
VIDEO
Aktivitetet kulturore/ Koncert simfonik me pianistin Amir Xhakoviq në TKOB! ‘Zërat e Artit’ te teatri ‘Skampa’ në Elbasan
Grupi “Burn” sjell koncertin e tij të parë recital. Me moton “Përtej muzikës, aty ku tingujt rrëfejnë histori”, koncerti kremton 23 vite histori, kujtime dhe emocione të treguara përmes muzikës, të cilat do të rijetohen me publikun përgjatë dy netëve të veçanta.
-
VIDEO
Tiranë/ Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit, autori i maskuar arrin të largohet nga vendngjarja
Një bankë e nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është grabitur sot me armë zjarri.
-
VIDEO
Përplasje fizike në Gjykatën Kushtetuese të Polonisë, presidenti Nawrocki shtyn magjistraten: Ju nuk jeni gjyqtarë!
Presidenti Nawrocki, i mbështetur nga opozita e djathtë, kishte refuzuar më herët betimin e pesë nga tetë gjyqtarëve të rinj, të zgjedhur këtë vit nga parlamenti. Ky vendim ka thelluar përplasjen mes presidencës dhe institucioneve të tjera shtetërore lidhur me kontrollin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnje, një i lënduar
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një automjet tjetër ka qenë shkak i aksidentit. Automjeti, i cili ishte përmbysur, ka shkaktuar frenim të një Benz-i për të mos u përplasur me të, por makinat e tjera nuk janë shmangur dot.
-
VIDEO
Shkodër/ Shoferja humbi kontrollin dhe doli nga rruga, makina përplas për vdekje 67-vjeçaren
E reja humbi kontrollin mbi makinën te vendi i quajtur “Ura e Bahçallëkut”, doli nga rruga dhe u përplas me shkallët metalike të një ndërtese.
-
VIDEO
Pas akteve të dhunshme dje, një grup protestuesish grumbullohen te kryeministria! Asnjë incident deri më tani
Një grup protestuesish janë mbledhur para kryeministrisë, ku po qëndrojnë nën çadra pasi kanë nisur reshjet e shiut. Ndryshe nga dje që pati disa sulme me gurë dhe molotovë drejt policisë, deri më tani nuk ka asnjë incident. Herë pas here përsërisin thirrjet e zakonshme për dorëheqjen e qeverisë.
-
VIDEO
Po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohen në Gjirokastër 2 të rinj nga Bulqiza
Policia e Gjirokastrës referoi materialet në Prokurori për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, për dy të rinjtë e arrestuar duke transportuar emigrantët e paligjshëm kundrejt pagesës.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ ‘Një kuti plot me euro në vilën e Ballukut’, foto u gjet në telefonin e bashkëshortit të pastrueses! SPAK: Duket e shkrepur në Dhërmi
Mes qindra komunikimeve që SPAK ka në dosje për të vërtetuar pronësinë e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për vilën në Dhërmi është edhe një mesazh i dërguar në korrik 2021. Në mesazhin e Whatsapp të dërguar nga një punonjës i Ballukut, bashkëshorti i sanitares së saj, shikohet një kuti e kuqe plot me euro që sipas prokurorisë janë në vilën në kompleksin turistik ‘White Rocks’.
-
VIDEO
Dhuna dje në protestë/ Për herë të parë 6 të arrestuar për 'vrasje në tentativë të policit'! Prangosen edhe 1 i huaj e 2 të mitur (EMRAT+VIDEO)
Për herë të parë 6 të arrestuar për sulmet e dhunshme dje në protestë do të përballen me veprën penale vrasje në tentativë ndaj punonjësve të policisë. Mes të arrestuarve janë dy të mitur, dhe një shtetas i huaj. Dy të rinj policia i kapi me bomba molotovë, me të cilat u sulmuan forcat blu gjatë protestës që u zhvendos nga ministria e Arsimit te Kryeministria.
-
VIDEO
Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, momenti kur Policia gjen molotovët brenda makinës së 2 personave të maskuar
Pas protestës së djeshme të zhvilluar në Tiranë, ku u arrestuan 6 persona për vepra të ndryshme penale, Policia ka gjetur gjatë kontrolleve në banesat e dy personave të maskuar bomba molotov, që do të përdoreshin kundër institucioneve, bizneseve dhe efektivëve të Policisë.
Nga pamjet e bëra publike nga Policia, molotovët ishin fshehur në pjesën e pasme të automjetit, ndërsa disa prej tyre ishin brenda një çante.
Policia për protestën e djeshme, veç 6 të arrestuarve, nisi hetimet edhe për tre persona të tjerë, si dhe shpalli në kërkim edhe 2 protestues.
-
VIDEO
Vodhën brenda një jave para dhe sende me vlerë në 4 markete e lokale, arrestohet 31-vjeçari në Durrës! Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij (VIDEO)
Policia bën të ditur se 2 autorët, banues në Kavajë vodhën në 4 markete e lokale në Durrës brenda një jave shuma parash dhe sende me vlerë.
-
VIDEO
Ndërkohë për 3 persona kanë nisur hetimet, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi bomba molotov që iu gjetën dy prej të arrestuarve.
Dhuna në protestë/ Policia arreston 6 persona në Tiranë, shpallen në kërkim 2 të tjerë! Nisin hetimet për 3 prej protestuesve, gjenden edhe bomba molotov