-
VIDEO
U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, 2 kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike, transportohen drejt spitalit të Vlorës
Gjatë lundrimit mjeti lundrues ka pësuar dëmtime e për pasojë dhe 2 personat në bord janë lënduar. Kjo ka bërë që ata të devijojnë nga destinacioni e të mbërrijnë në Vlorë për tu dërguar më pas në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
-
VIDEO
Trafikuan mbi 3.6 ton kokainë dhe kanabis/ SPAK mbyll hetimet për grupin e Visit të Pojës, 24 anëtarë në gjykim! Ju sekuestruan 4 mln euro cash dhe 12 mln euro prona
Anëtarët e grupit të Visit të Pojës akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Dyshohet se ky grup, i goditur në operacionin 'Ura', në bashkëpunim me Antimafian e Brescias trafikoi sasi të mëdha kokaine dhe kanabisi në vende të ndryshme të BE.
-
VIDEO
‘Territorialja’/ Komisioni dëgjesë në Fier, Mazniku: Sfida kryesore, eficenca e funksioneve të bashkive! Boçi: Reforma 2014-ës dështoi, pushteti vendor duhet t’u rikthehet qytetarëve
Për Arbjan Maznikun, me rëndësi është ndarja e qartë e kompetencave që duhet të kenë bashkitë, për të ofruar një shërbim sa më të mirë ndaj qytetarëve. Ndërsa për bashkëkryetarin demokrat të Komisionit, Luçiano Boçi, reforma territoriale e vitit 2014 ka dështuar. Ai kërkoi që pushteti vendor t'u kthehet qytetarëve.
-
VIDEO
Shpërndahet 'Karta e Studentit' në Shkodër, 520 të rinj përfitojnë zbritje në disa shërbime
520 studentë të Universitetit të Shkodrës u pajisën këtë të martë me “Kartën e Studentit”, një nismë që synon të lehtësojë kostot dhe të ofrojë më shumë mbështetje për të rinjtë gjatë viteve të studimit.
-
VIDEO
‘Bossi i lojërave të fatit’ prej 3 vitesh i zhdukur, babai i Ervis Martinajt në GJKKO për pronat e konfiskuara: SPAK s’do ta zbardhi të vërtetën
Mustafa Martinaj tha jashtë seancës, në bisedë me gazetarët, se nuk ka asnjë lëvizje të autoriteteve sa i takon zbardhjes së ngjarjes për zhdukjen e djalit të tij, Ervis Martinaj.
-
VIDEO
Debati për pagesën për punën në restorant solli vrasjen në Sarandë, zbardhen dëshmitë! Ruçi: Kostandini nuk i dha lekët tezes! Vogli: Morëm shkopinj dhe u nisëm për ta rrahur
Rexhep Ismaili duket të jetë viktimë aksidentale e një konflikti mes dy personave të tjerë, të cilët më 7 maj, fati i çoi në karburantin në pronësi të tij në fshatin Gjashtë të Sarandës. Viktor Ruçi i kërkonte nipit të bashkëshortes së tij, Konstandin Vogli, pagesën për punën që gruaja e tij kishte bërë në restorantin e 31-vjeçarit në Krorëz.
-
VIDEO
Dyshohet se u bëri rrjet elektrik banorëve në këmbim të votës/ Gjyqi për kryebashkiakun Shkreli, dëshmitarët ndërrojnë deklarimet, SPAK i kundërshton
SPAK nisi hetimin ndaj Kristjan Shkrelit më 20 mars, rreth një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, pas një materiali të referuar nga Policia e Shtetit dhe një kallëzimi të një punonjësi të bashkisë, të cilat u bashkuan në një procedim të vetëm penal.
-
VIDEO
Mesazhe mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, policia arreston autorin e dyshuar, 25-vjeçari me nënshtetësi hollandeze, bashkëpunëtori i tij në kërkim
Skema u godit në kuadër të operacionit “Banka e Rreme 2”, të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Policinë e Tiranës dhe Prokurorinë. Si autor i dyshuar është arrestuar një 25-vjeçar me shtetësi holandeze, i identifikuar me inicialet I.K., ndërsa një tjetër person, me inicialet A.R., është shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Vlorë/ Aksident në fshatin Oshtimë, ndërron jetë 34-vjeçari! Makina bëhet copash
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të marte në afërsi të fshatit Oshtimë, në aksin e vjetër rrugor të Vlorës.
Si pasojë e përplasjes 34-vjeçari i identifikuar si Albano Hoxha ka ndërruar jetë, pavarësisht ndihmës mjekësore.
Ndërkohë nga pamjet e siguruara shihet se automjeti është shkatërruar plotësisht.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët makina në Dioqezën e Lezhës, parandalohet përhapja e flakëve drejt godinës
Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të flakëve nuk ka patur persona brenda automjetit, ndërsa nuk raportohen të lënduar.
-
VIDEO
Berisha braktiset edhe nga militantët, vetëm një grusht ‘ithtarësh’ në protestën e PD para Kryeministrisë
Një prani shumë e vogël njerëzish është vënë re në protestën e thirrur nga Berisha para Kryeministrisë, gjë që tregon braktisjen e kryedemokratit nga qytetarët.
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’, dëshmojnë ish-presidentë të klubit! Pritet me interes Paro Laçi, akuzon Berishën e Malltezin se e kanë kërcënuar! Do flasë edhe Ylli Pango, ndryshoi ligjin e sportit (VIDEO)
Në gjyqin për aferën partizani, dëshmuan ish-presidenti i Partizanit Albert Xhani dhe ish-drejtorët Bujar Labinoti e Afrim Tole. Për Isa Taren, familja ka deklaruar se është me demencë dhe nuk mund të paraqitet. Mbrojtja kundërshtoi kërkesën e SPAK që për Taren të merret si bazë dëshmia që ka dhënë në prokurori.