-
VIDEO
Hetimet për dosjen AKSHI, kërcënimi dhe tritoli, Endri Meksi thirret në SPAK
Si person në dijeni prokuroria e posaçme ka thërritur për deklarime sipërmarrësin Endri Meksi.
Weblajm.com mëson se z.Meksi është ftuar nga prokurorët e dosjes Akshi, z.Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.
Kjo paraqitje e tij në spak vjen pas denoncimeve publike që ka bërë z.Meksi dhe pas kërcënime me jetë që ai ka marrë nga persona ende të paidentifikuar.
-
VIDEO
Qytetarët në pritje të drejtësisë prej 5 vitesh! 2822 dosje të mbartura nga 2021 në Gjykatën e Fierit
Gjykata e Fierit përballet me një stok prej 2822 dosjesh, disa prej tyre të mbartura nga viti 2021. Kjo situatë vijon të rëndojë punën e institucionit dhe të vonojë proceset gjyqësore.
-
VIDEO
U dhunua barbarisht në rrugë, kush është ish-kreu i PD në Lezhë, Sokol Toma! I dënuar nga GJKKO për tjetërsimin e pronave në bregdet, aktualisht në hetim për vdekjen e punëtorit të ndërtimit
Sokol Toma, u dhuna barbarisht në rrugë nga persona të maskuar dy ditë më parë. 53-vjecari është biznesmen i njohur në Lezhë, kryesisht në fushën e ndërtimit. Më herët ka qenë zyrtar i bashkisë, madje i dënuar bashkë me Fran Frrokajn për tokat në bregdet.
-
VIDEO
GJKKO inauguron ambientet sipas modelit amerikan/ Sallat e gjyqeve ende me kafaz, por ‘jo gjithmonë duhet të përdoret’! Bani: Siguria në sallë s'duhet të cenojë dinjitetin njerëzor
Në Gjykatën e Posaçme u inauguruan 4 salla gjyqësore, 16 zyra gjyqtarësh dhe holle tërësisht të rikonstruktuara, një sallë e posaçme për gazetarët apo edhe risia: një hapësirë e dedikuar posaçërisht për dëshmitarët.
-
VIDEO
Gjyqi për Metën në GJKKO/ Ish-presidenti në kafaz, s’ka transmetim live të seancës! Fatime Kryemadhi, Çoku e Xhixho kërkojnë gjykim të shkurtuar
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur seanca e dytë e gjyqit në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Vetë Meta është i pranishëm në seancë brenda në kafazin e qelqtë.
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’, nis seanca në GJKKO! Thirren 7 dëshmitarë, mes tyre ish-presidentët e klubit
Ish presidentët e Partizanit Albert Xhani dhe Paro Laçi dhe ish drejtorët Bujar Labinoti, Afrim Tole, Isa Tare pritet të dëshmojnë mbi procedurat që u ndoqën për t’i marrë atyre pronën ku vazhdonin aktivitetin sportiv. Për të dëshmuar është thirrur edhe ish drejtoresha e Agjencisë së Pronave për Tiranën.
-
VIDEO
Ilir Meta prezent në gjyqin në themel në GJKKO, ish-presidenti përshëndet mediat nga kafazi me shqiponjë
Ish-presidenti Ilir Meta është sot i pranishëm në seancën e dytë të gjykimit në themel të dosjes në ngarkim të tij, ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi e të tjerë persona.
-
VIDEO
Prokurimet publike/ Rama: Jemi lider në rajon, Jonaid Myzyri u bë target balte, por hetimet e nxorën pa faj! Diella s’po fle, së shpejti prokurime me AI
Edi Rama theksoi se nuk ka bllokim negociatash e as të raportit të IBAR. Çdo pretendim tjetër, Rama e konsideron si një lajthitje të opozitës, që çoi deri në daljen e militantëve të Berishës nëpër protesta me flamujt gjermanë në krahë.
-
VIDEO
‘Ligji i ri për marinat eliminoi pasoja absurde’, Rama: Ne kemi një specie (Berisha) që lutet në Evropë që Shqipëria të mos anëtarësohet në BE
Kryeministri Edi Rama foli dhe për ligjin e ndryshuar për portet turistike. Shefi i qeverisë, iu referua pretendimeve të PD se ky ligj i ri favorizon klientët privatë të qeverisë, duke thënë se janë harbime të Sali Berishës.
-
VIDEO
Jonaid Myzyri u vu nën akuzë nga SPAK, Rama: Njeriu që transformoi Prokurimet Publike u bë target balte! U mor nën hetim dhe rezultoi pa faj
Në konferencën për mediat ku po komentonte procesin e prokurimeve publike, kryeministri Edi Rama foli për herë të parë edhe për rastin e kreut të KPP, Jonaid Myzyri. Ky i fundit u mor nën hetim nga SPAK për dyshime për të barazisë në tenderë, por pas hetimeve Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e hetimeve. Ndonëse nuk e përmendi me emër, Rama tha se u hodh baltë ndaj personit transformoi Prokurimet Publike.
-
VIDEO
‘Ia rrokanisën kokën popullit’, Rama: Molotovarët dolën me flamujt e Gjermanisë në krah, por s’ka bllokim negociatash
Duke folur për prokurimet publike, kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Evropian nuk ka vendosur piketa të ndërmjetme ndërsa u shpreh se ‘në prokurime jemi një vend anëtar i BE’.
Rama gjithashtu foli dhe për raportin e IBAR dhe vijimin e negociatave, duke thënë se çdo vijon normalisht dhe se pritet miratimi i vendeve anëtare për të kaluar në fazën e radhës, atë të mbylljes së negociatave.
-
VIDEO
Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale, Diella nuk fle gjumë, kemi marrë 'dritën jeshile' nga Banka Botërore
Kryeministri Edi Rama tha se po punohet për ngritjen e një sistemi elektronik për prokurimet publike me ministren e Inteligjencës Artificiale Diella. Rama tha se nëpërmjet inteligjencës artificiale, të gjitha procedurat do të zhvillohen online dhe i gjithë procesi do të jetë transparent dhe i gjurmueshëm. Ndër të tjera tha se për këtë proces, ka dhënë dritën jeshile dhe Banka Botërore.