-
VIDEO
Demokratët dështojnë të depërtojnë kordonin e policisë, militantët hedhin fishekzjarrë
Deputetët e PD e militantët nuk kanë arritur që të depërtojnë kordonin e policisë edhe pas disa tentativave shtyrjeje. Ata kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të efektivëve, ndërsa policia u është kundërpërgjigjur me hedhjen e ujit.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Noka, Nallbati e militantë të Berishës përplasje fizike me policët! Shpërndahen nga uji me presion
Deputeti Bledion Nallbati, Flamur Noka e militantë të Berishës janë përplasur fizikisht me kordonin e policisë që po bllokon zhvendosjen e protestës jashtë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’. Demokratët kërkojnë që t’iu hapet rruga për të vijuar me marshimin. Policia u është kundërpërgjigjur me hedhje të ujit.
-
VIDEO
Militanti ‘provokon’ me vuvuzelë efektivët në protestën e PD, asnjë reagim nga Policia
Një militant i Partisë Demokratike ka shkuar pranë kordonit të Policisë te Ministria e Brendshme, duke i fryrë një vuvuzele.
-
VIDEO
Policia nuk lejon zhvendosjen e protestës jashtë bulevardi, revoltohet Bardhi: Nga kush i merrni urdhrat? Shkoni arrestoni Ramën e Ballukun
Deputeti i PD Gazment Bardhi si dhe Flamur Noka, janë konfrontuar me efektivët e policisë që kanë formuar kordonin pranë bllokut të ministrive duke ndaluar zhvendosjen e protestës jashtë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.
-
VIDEO
Akte dhune nga militantët e PD, molotovët hidhen në këmbët e policisë
Militantët e PD kanë hedhur molotovë në drejt kordonit të policisë duke i rrezikuar seriozisht. Nga pamjet që sjell Report Tv shihet sesi efektivët e shtyjnë molotovin drejt hapësirës boshe në bulevard, por molotovi plas në këmbët e tyre.
-
VIDEO
Protesta e Berishës, Policia nuk lejon zhvillimin jashtë Bulevardit 'Dëshmorët e Kombit', krijon kordon pranë bllokut të ministrive
Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Policia e Shtetit nuk po lejon zhvendosjen e protestës së Sali Berishës jashtë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku dhe ishte thirrur nga Partia Demokratike.
-
VIDEO
1 orë vetëm thirrje kundër Ramës me megafon/ Nis marshimi, Berisha udhëheq militantët drejt ministrisë së Brendshme
Pas një ore dëgjesë në bulevard me thirrje kundër Ramës me megafon, tashmë PD me në krye Berishën ka filluar marshimin. Destinacioni është Ministria e Brendshme. Theksojmë se pjesëmarrja është tepër e ulët.
-
VIDEO
Aksident në Himarë, makina përplaset me bordurën anësore të rrugës, plagosen 2 vajza
Dy vajza kanë mbetur të plagosura si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Himarë-Borsh, pasi automjeti me të cilin ato udhëtonin është përplasur me një bordurë anësore dhe ka dalë nga rruga.
-
VIDEO
Sarandë/ Pronari i ‘Pemës së Thatë’ vritet me plumb në kokë, i doli në mbrojtje mikut të tij! Në kërkim autori e 4 të tjerë, në polici i plagosuri
5 persona janë shpallur në kërkim dhe një tjetër është shoqëruar nga policia për vrasjen e biznesmenit Rexhep Ismaili në Sarandë. Konflikti dyshohet të ketë nisur për çështje pronash mes Viktor Ruçit dhe një personi tjetër, ndërsa përplasja fizike në lokal përfundoi me vrasjen e 66-vjeçarit nga Lulzim Tabaku, i cili është ende në arrati.
-
VIDEO
Padia kundër Dados/ KLP: Veliaj të mos legjitimohet si paditës! Kryebashkiaku kërkon të njihet me prapësimet, shtyhet seanca! Artistë e Ndrenika në seancë
Seanca e radhës për padinë e Erion Veliajt ndaj Ols Dados do të zhvillohet më 19 qershor. Kryebashkiaku kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit të Dados prokuror. Në seancë i shkuan në mbështetje një numër i madh artistësh, përfshirë edhe aktorin Robert Ndrenika. Gjykata i refuzoi kërkesën për transmetimin e gjyqit live.
-
VIDEO
Gjysmë orë nga nisja e protestës, bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ i boshatisur
Vetëm gjysmë ore nga nisja e protestës dhe bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ është i boshatisur. Përveç numrit të paktë të militantëve që e shoqërojnë Berishën nga pas, as kushtet atmosferike nuk janë në favor të PD sot teksa reshjet e shiut sa vijnë dhe janë intensifikuar.
-
VIDEO
Vrasja në Sarandë/ Miku i biznesmenit në konflikt me 6 persona, shpallen në kërkim! Gjendet në Nivicë motori me të cilin u largua autori
Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela ka dalë sot me një deklaratë publike ku ka informuar për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili në lokalin në pronësi të tij në fshatin Gjashtë në Sarandë.