-
VIDEO
'Vrasjet rrugore janë krime', Skënder Hita kërkon ashpërsim të Kodit Rrugor dhe Penal pas tragjedisë në Durrës
Duke e vlerësuar një ngjarje të rëndë që e ka tronditur edhe atë personalisht, drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita, tha se aksidenti i Durrësit, është rasti që tregon se vrasjet rrugore janë po aq të rënda sa ngjarjet kriminale, Sipas tij, duhet të ashpërsohet Kodi Rrugor sa i përket masave administrative, por për ndërhyrje sipas tij ka nevojë edhe në Kodin Penal.
-
VIDEO
Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, Hita jep detaje nga hetimet: Kontrolle në terren, autorët ende në kërkim
Policia e Shtetit thotë se vijojnë intensivisht hetimet për atentatin e ndodhur në Balldre të Lezhës, ku mbetën të vrarë Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar apo kapur.
-
VIDEO
Helmimi masiv në Akademinë e Sigurisë, Drejtori i Policisë së Shtetit zbulon detaje nga hetimi
Duke komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Akademinë e Sigurisë, ku mbi 50 studentë të këtij institucioni u helmuan si pasojë e ushqimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, konfirmoi marrjen si prova të ushqimeve të konsumuara nga studentët dhe vazhdimin e hetimeve për këtë çështje. Ai bëri të ditur se policia ka arrestuar dy persona përgjegjës për pjesën administrative dhe përgatitjen e ushqimeve, ndërsa është shpallur në kërkim edhe administratorja e kompanisë së kateringut.
-
VIDEO
'Leja është vetëm për bulevardin' – Policia paralajmëron PD para protestës së 8 majit, Hita: Për shkeljet do veprohet në bazë të Kodit Penal
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi në një konferencë për mediat se protesta është autorizuar për t’u zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe duhet të qëndrojë brenda këtij perimetri.
-
VIDEO
Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë për AKSHI-n, Peleshi: Çështje nën hetim nga SPAK! Bardhi: S’ke guxim të sjellësh Ramën
Me debate mes opozitës dhe maxhorancës po zhvillohet seanca plenare për interpelancat e kërkuara nga Partia Demokratike.
-
VIDEO
30 vite nga tragjedia e nxënësve në Liqenin e Prespës, familjet e 14 viktimave kërkojnë drejtësi dhe dëmshpërblim
30 vite pas tragjedisë së rëndë të 7 majit 1996 në liqenin e Prespës, familjarët e 14 viktimave nga Pogradeci vijojnë të kërkojnë drejtësi dhe dëmshpërblim për humbjen e fëmijëve dhe mësuesit të tyre gjatë ekskursionit të shkollës.
-
VIDEO
Durrës/ Banorët e ish-Kënetës në protestë pas aksidentit tragjik: Për një tullë të vjen 10 herë policia, për mjetet me shpejtësi të lartë s'reagojnë
“Durrësi i ri” është zgjuar pas tragjedisë, ku dy të mitur humbën jetën ne aksident. Sot u zhvillua protesta e trete, ku banoret kerkojne perfundimin e punimeve ne disa rruge dhe kontrolle te shtuara nga policia per shoferet e papergjegjeshem.
-
VIDEO
Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, flet administratori: Janë analizuar mostrat e ushqimit
Administratori i Akademisë së Sigurisë, Milton Nushi, ka folur për mediat pas helmimit të 56 studentëve nga konsumimi i vaktit të drekës të ofruar nga institucioni dhe i shërbyer nga kompania private e kontraktuar Sori-Al.
-
VIDEO
Monopatinat, Kapri: Nismën time e mbani në sirtar prej 4 muajsh! Peleshi: Është përfshirë në kalendar, komisionet të vijojnë punën
Deputeti Erald Kapri ngriti akuza në Kuvend për trajtim diferencial pasi nisma e tij për lehtësimin e qarkullimit të monopatinave, e depozituar prej 4 muajsh, nuk është marrë në shqyrtim.
-
VIDEO
Seancë Plenare 7 Maj 2026
Në rend të ditës është parashikuar interpelancë me kryeministrin Rama e kërkuar nga një grup deputetësh të PD. Gjithashtu interpelancë është kërkuar edhe me ministrin e infrastrukturës Enea Karakaçi.
-
VIDEO
Aksion blic në burgun e Fushë-Krujës, kontrolle për sende të paligjshme nëpër qeli e ambiente të tjera
Aksioni është në vazhdën e aksioneve të zhvilluara në burgjet e tjera të vendit dhe objektiv janë sendet e kundërligjshme si: thika të improvizuara, telefona, lëndë narkotike etj.
-
VIDEO
‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani hetime me Kolumbinë! 27 skuadra të përbashkëta me vendet e BE
Fenomeni i vajzave nga Amerika Latine që janë punonjëse seksi në Shqipëri është ndjerë kohët e fundit, ndërsa në tetor 2025 u godit në Kolumbi një grup që trafikonte vajza në Shqipëri e Ballkan, një rrjet prostitucioni me miliona euro përfitime.