-
VIDEO
Aksidenti me vdekjen e 2 të miturve, marshim-protestë në rrugët e Durrësit! Qytetarët me pankarta në duar kërkojnë më shumë siguri: Stop neglizhencës, shpëtoni jetë!
Aksidenti tragjik me vdekjen e 2 të miturve ka nxjerrë qytetarët e Durrësit në protestë, për të kërkuar më shumë siguri në rrugët e qytetit. Me pankarta në duar ata bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe më shumë kontrolle në akset rrugore, me qëllim shmangien e aksidenteve që mund të kenë pasoja të rënda.
-
VIDEO
“Në 2025-ën u përgjuan 1642 persona”, Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme: Dosjet e korrupsionit në rënie! I çuam SPAK-ut 56 dosje, pranoi 41
Prokuroria e Përgjithshme thotë se janë përgjuar më shumë se 1640 persona vitin e kaluar, që çuan në zbardhjen e shumë krimeve. Në raportin e dorëzuar në parlament thuhet se nga hetimet janë zbuluar edhe 56 dosje për SPAK
-
VIDEO
Vlorë/ Shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy të rinjtë! Njëri prej tyre në kërkim për kanosje me armë zjarri
Dy të rinj, kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për shitje të lëndëve narkotike.
-
VIDEO
Operacion kundër lojërave të paligjshme të fatit në Tiranë, arrestohen 4 persona! Sekuestrohen tavolina pokeri, celularë dhe shuma parash
Dy lokale në Tiranë ishin në qendër të 'goditjes' nga operacioni kundër lojërave të paligjshme të fatit, ku në pranga ranë 4 persona dhe u sekuestruan tavolina pokeri, celularë dhe shuma të ndryshme parash.
-
VIDEO
Merrnin apartamente me qera për të ushtruar prostitucion në Tiranë, arrestohen 2 shtetase të huaja
1 vietnameze dhe 1 kineze u arrestuan të mërkurën nën dyshimin se merrnin apartamente ditore me qera në kryeqytet për të ushtruar prostitucion.
-
VIDEO
Bëri ‘kërdinë’ duke vjedhur 12 kioska në kryeqytet, arrestohet 23-vjeçari! I riu i dënuar më parë për të njëjtën vepër
Policia thotë se i riu ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe narkotikë, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar raste të tjera.
-
VIDEO
Durrës, banorët e Arapajt denoncojnë fqinjin e rrezikshëm: Lëviz me shpejtësi, na kërcënon! Policia të marrë masa
Banorët e Arapajt në Durrës denoncojnë publikisht një 22-vjeçar që sipas tyre qarkullon me shpejtësi në lagje duke rrezikuar jetën e fëmijëve. Ata u ngritën në protestë, duke kërkuar nga policia të ndalojë të riun. Sipas tyre, konfliktet e vazhdueshme kanë përshkallëzuar tensionet në komunitet.
-
VIDEO
Homazhet për Servet Pëllumbin/ Rama: Do të mbetet gjithnjë pikë referimi! Do ta kujtojmë si burrë të ndershëm, të mençur e babaxhan
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalë e tij në homazhet për ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi që u nda nga jeta një ditë më parë. Duke e quajtur ‘profesorin e PS’, Rama tha se Servet Pëllumbi do të mbetet gjithnjë pikë referimi në historinë e ndryshimit të epokave.
-
VIDEO
Homazhet për Servet Pëllumbin, Mediu: Një njeri i mençur që i dha dinjitet Kuvendit të Shqipërisë
Deputeti i PD, Fatmir Mediu e cilësoi Servet Pëllumbin një njeri të drejtë që i dha dinjitet Kuvendit të Shqipërisë.
-
VIDEO
‘Rrugëtimi i fundit sot i Servet Pëllumbit’, Braçe me trishtim: 35 vite janë një jetë me njerëz që po ndahen me ne, është e vështirë
Me nota nostalgjie dhe keqardhje të madhe, Erion Braçe kujtoi kohën kur Servet Pëllumbi ishte profesori i tij dhe i socialistëve. Ai zbuloi edhe çfarë shkroi në librin e dedikuar për homazhet, ndërsa ndau edhe hidhërimin për humbjen e shumë personaliteteve.
-
VIDEO
U shua në moshën 89-vjeçare, Braho për Servet Pëllumbin: Sot është një ditë zie për një burrë të madh që ndikoi në reformimin e Partisë Socialiste
Ish-deputeti socialist Spartak Braho ishte i pranishëm në homazhet që po mbahen për ish-kryertarin e Kuvendit Servet Pëllumbi.
“E kisha për detyrë të shkruaja një libër të veçantë për të. Sot është një ditë zie për një burrë të madh që ndikoi në reformimin e Partisë Socialiste”, tha Spartak Braho.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik në Durrës, Policia masa shtesë: Monitorim me dronë e mjete shpejtësimatëse, zero tolerancë ndaj sjelljeve agresive në rrugë
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu një një deklaratë për shtyp tha se me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore janë marrë një sërë masash shtesë në funksion të mënyrës së re të monitorimit të qarkullimit rrugor, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.