-
VIDEO
Sot 5 Maji/ Homazhe dhe kurora me lule në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Lushnjës
Veteran të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues lokal vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve, në nderim të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik në Durrës/ Manja: Shumë shpejt PS do t’i drejtohet Kuvendit me propozime për ndryshime në Kodin Rrugor
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha ndër të tjera se shoferi Nikoll Radaçi, duhet të marrë dënimin e merituar dhe se nuk meriton të jetë pjesë e shoqërisë.
-
VIDEO
Shkaktoi aksidentin tragjik me humbjen e 2 fëmijëve, PAMJET e autorit nga brenda gjykatës!
Report Tv siguron pamje nga Nikoll Radaçi, shoferi që përplasi për vdekje 2 miturit në Durrës. Radaçi ka dalë sot përpara gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë. 57-vjeçari ndodhet brenda në kafazin e qelqtë dhe qëndron me kokën të ulur.
-
VIDEO
Aksidentoi për vdekje 2 miturit në Durrës, shoferi mbërrin në gjykatë, dot njihet me masën e sigurisë! I skeduar më parë për shkelje rrugore
Policia rezulton se ka falur shoferin problematik 4 vite më parë, kur iu pezullua patenta vetëm me 1 muaj për tejkalim shpejtësie, ndërsa sipas Kodit Rrugor duhej t’i ishte hequr të paktën 8 muaj.
-
VIDEO
Tentoi të fuste në Shqipëri 3250 fara kanabisi, në pranga 24-vjeçari në Portin e Durrësit
Në furgon, të riut përveç farave të kanabisit, iu gjet dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike.
-
VIDEO
Gjykata e Lartë vendos unanimisht, rishikohet praktika e arrestit me burg: Të jetë i arsyetuar, Gjykatat të japin prova pse duhet paraburgimi dhe jo masë alternative
Kolegjet e Bashkuara qartësojnë se kufizimi më i rëndë i lirisë personale kërkon shqyrtim real të alternativave, arsyetim të individualizuar dhe përgjegjësi konkrete të prokurorisë për të justifikuar nevojën e arrestit në burg. Vendimi i Gjykatës së Lartë unanim.
-
VIDEO
Parkimet në trotuar bllokojnë qarkullimin në Durrës, trafiku në kolaps për 40 minuta, policia gjobit shkelësit
Trafiku u bllokua për rreth 40 minuta në një rrugë pranë ujësjellës-kanalizimeve në Durrës të hënën, duke lënë dhjetëra automjete të bllokuara në vend dhe duke krijuar kaos në zonë.
-
VIDEO
Drejtësia nën "presion" / Gjykata e Fierit, mbi 10 mijë çështje në vit por mungojnë sallat e gjykimit! Kërkohet godine e re
Gjatë 2025-es janë regjistruar mbi 10 mije çështje ne gjykaten e Fierit, me një rritje prej 71.5% të veprave penale, veçanërisht dhuna në familje. Gjate analizes vjetore u theksua edhe nevoja për ndërtimin e një godine të re, pasi ambientet e gjykatës aktuale janë të pamjaftushme.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik në Durrës, qindra qytetarë i japin lamtumirën 2 të miturve: Autori problematik! Familja e tij largohet nga banesa, kërkojnë ndjesë publike
Janë përcjellë në banesën e fundit, të miturit Enea Muçaj dhe Klersi Nikolli, të cilët u aksidentuan një ditë më parë nga shoferi i dehur. Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe revoltë. Banorët kërkojnë më shumë siguri dhe kontrolle nga policia.
-
VIDEO
Të dënuar me 12 vite në total për trafik droge, arrestohen 2 persona në Tiranë! Njëri prej tyre pritet të ekstradohet drejt Italisë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona, të dënuar në total me 12 vite burg për trafik droge. Për njërin prej tyre pritet ekstradimi drejt Italisë, për të vuajtur atje dënimin e caktuar nga Gjykata e Ankonës.
-
VIDEO
Përplasi për vdekje 2 fëmijët, shoferi me skedë të ‘zezë’ shkeljesh! U ‘fal’ kur u kap 2 herë me shpejtësi brenda vitit! Pezullohet zinxhiri drejtues në Policinë e Durrësit
Policia rezulton se ka falur në një rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor Nikoll Radaçin, shoferin 57-vjeçar i cili i dehur në timon, i mori jetën dy të miturve të dielën në Durrës. Katër vite më parë atij i është pezulluar patenta vetëm me 1 muaj për tejkalim shpejtësie, kur në fakt duhej të ishte hequr nga 8 deri në 18 muaj, në kushtet kur e njëjta shkelje u përsërit 2 herë brenda vitit.
-
VIDEO
Peshkatarët e Durrësit kërkojnë subvencion për naftën: Krizë e fortë në peshkim, po falimentojmë
Flota e peshkimit në Durrës ka organizuar një protestë për t’i kërkuar ministrisë së linjës dhe qeverisë subvencionimin e çmimit të naftës që i ka shtyrë ata drejt një krize të thellë.