-
VIDEO
Aksidenti tragjik në Durrës, banori: I kemi kërkuar policisë të marrë masa prej kohësh, natën zhvillohen gara me makina
Një prej banorëve të zonës në Durrës, ku dje 2 fëmijë u përplasën për vdekje nga një makinë, thotë se policia e Shtetit është sinjalizuar prej kohësh për situatën problematike të qarkullimit rrugor, por nuk është marrë asnjë masë.
-
VIDEO
Janar-mars 2026: 282 aksidente, 391 të vrarë e të plagosur! 2025-a, viti më fatal në 5 vitet e fundit! 200 viktima në rrugë
Shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë se tragjedia e ndodhur këtë të dielë në Durrës, nuk është një ngjarje e izoluar. Edhe pse numri i aksidenteve luhatet nga viti në vit, bilanci i viktimave mbetet i rëndë. Madje, 2025 rezulton viti më fatal i pesë viteve të fundit. Kronika në vijim na njeh me evoliumin e hartës së aksidenteve rrugore në vend.
-
VIDEO
Aksidenti në Durrës, Begaj: Hetim shterues për ngjarjen! Rama: Tragjedi e pangushëllueshme
Teksa ngushëlloi familjarët e fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur sot në Durrës, Presidenti Begaj i bëri thirrje institucioneve për një hetim të plotë të ngjarjes dhe rritjen e masave për garantimin e sigurisë rrugore. Ndërsa kryeministri Rama, i cili ndodhet në Armeni, e cilësoi ngjarjen si të pangushëllueshme.
-
VIDEO
Tiranë/ 6-7 maj, sesioni hapës i kongresit botëror të ligjit! Të pranishëm gjyqtarë, juristë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë
Ndërsa vitin e ardhshëm Shqipëria do të jetë mikpritësja e Kongresit botëror të ligjit, një tjetër aktivitet i paraparin këtë javë duke mbledhur në Tiranë figura të njohura ndërkombëtare të jurisprudencës. Ndryshimet në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe përafrimi me standartet e BE-së, do të jenë pjesë e diskutimeve nga ekspertë të nivelit të lartë.
-
VIDEO
Aksident në Elbasan, kamioni përplaset me makinën, plagosen 2 persona
Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një kamion u përplas me një tjetër automjet.
-
VIDEO
'Lagjia vjen era drogë'- Flasin banorët e zonës ku ndodhi aksidenti me vdekjen e 2 fëmijëve në Durrës: Makina i mori zvarrë disa metra! Dy prej të miturve ishin kushërinj
Situatë të rëndë dhe tragjie e kanë cilësuar banorët e lagjes nr.15 në Durrës, përplasjen e 3 fëmijëvë, 2 prej të cilëve ndërruan jetë. Ata bënë apel për më shumë kontrolle të Policisë në zonë dhe për më shumë kujdes nga shoferët.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik ku humbën jetën 2 të mitur në Durrës, flet dëshmitari: E frikshme! Sapo kalova rrugën kur makina përplasi fëmijët
Një banor që u ndodh në vendin e aksidentit në lagjen nr.15 në Durrës, ku 3 fëmijë u përplasën me makinë, 2 prej të cilëve ndërruan jetë, e ka përshkruar momentin e tragjedisë si të frikshëm.
-
VIDEO
Tragjedi në Durrës! Mjeti me shpejtësi u merr jetën 2 të miturve, një tjetër rëndë te Trauma! Shoferi i dehur në pranga: I mora fëmijët në qafë!
2 viktima dhe 3 të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik në Durrës. Drejtuesi i mjetit, i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe i dehur, pas aksidentit është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes, por më pas është arrestuar nga policia. Banorët e zonës thotë se ai lëvizte gjithnjë me shpejtësi të lartë. Vetë Radaçi ka pranuar para hetuesve se kishte konsumuar alkool para aksidentit.
-
VIDEO
Policia publikon shifrat e prillit, 90 operacione, 571 të arrestuar dhe dhjetëra raste kriminale të goditura
Gjatë prillit janë zbardhur 14 ngjarje kriminale dhe janë parandaluar 17 të tjera, ndërsa janë sekuestruar dhjetëra armë dhe materiale të rrezikshme
-
VIDEO
E rëndë në Durrës, automjeti përplas për vdekje 2 të miturit dhe plagos rëndë një tjetër
Një aksident tragjik është regjistruar në Durrës, ku 2 të mitur kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit, ku një automjet ka përplasur 2 fëmijët. Si pasojë e përplasjes, të miturit ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i lënduar.
Drejtuesi i mjetit, banor i zonës, është arrestuar nga policia, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
VIDEO
I përjashtoi të gjithë nga gara për kreun e PD/ Berisha: Po të pranohej Mereme Sela, gara do bëhej qesharake! Salianji bashkëpunoi me ‘byrazerët’ e qeverisë
Sali Berisha thotë se Ervin Salianji u afrua me njerëzit e qeverisë në burg, ndërsa i vënë përballë kërkesës së llogarisë nga demokratët e Dibrës se përse nuk pranoi kandidaturën e Mereme Selës tha se do të bëhej garë qesharake. Ish deputeti Ervin Salianji iu përgjigj duke e quajtur problem sigurie për aleatët strategjikë.
-
VIDEO
Dyshohet se vodhën në 9 banesa në Tiranë, 2 'skifterë' bien në prangat e policisë
2 'skifterët', të moshave 34 dhe 39 vjeç dyshohet se janë të përfshirë në të pakteën 9 vjedhje në banesa gjatë muajve të fundit. Sipas policisë, ata u kapën teksa bëheshin gati për goditjen e rradhës