-
VIDEO
Trafikoi nga Italia në Shqipëri ‘Audin’ e vjedhur me vlerë 50 mijë euro me qëllim shitjen, nën hetim 44-vjeçari
Një 44-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës i dyshuar për trafikimin nga Italia të një automjeti tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 000 euro, me qëllim shitjen në Shqipëri.
-
VIDEO
E rëndë në Fier, i riu qëllohet me thikë pas sherrit në lavazh, në kërkim autori
Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë sot pas një sherri të ndodhur në një lavazh në lagjen “15 Tetori” në Fier. Konflikti mes dy të rinjve ka degraduar deri në përdorimin e mjetit prerës, duke lënë të plagosur njërin prej tyre.
I riu është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë dhe po punon për kapjen e tij si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave.
-
VIDEO
Pas Vlorës, edhe Lezha tarifa të reja për plazhet publike! Shezlonet me çmime të diferencuara, nga 300 lekë deri në 2 mijë lekë
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, tha se qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin nga niveli ekonomik deri tek çmimet më të larta, në bazë të komoditetit dhe kostove operative.
-
VIDEO
Tiranë/ Pas kërcënimit me jetë, i vendoset tritol Endri Meksit
Policia e Tiranës po heton shpërthimin e tritolit në dyqanin e Internetit MCN në pronësi të sipërmarrësit Endri Meksi.
-
VIDEO
I dënuar me mbi 2 vite burg nga Gjykata e Fierit për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 50-vjeçari (EMRI)
Një 50-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Fierit pasi ishte dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për kultivim të lëndëve narkotike nga Gjykata e Fierit.
-
VIDEO
Tiranë/ Përfshihet nga flakët një apartament në pallatin 9-katësh te Komuna e Parisit
Forcat zjarrfikëse lokalizuan përhapjen e flakëve duke bërë të mundur shuarjen e tyre dhe shmangien e rrezikut për apartamentet e tjera.
-
VIDEO
‘Revoltë’ në PD e Korçës, zgjedhjet ndërpriten pas përplasjes për listat e anëtarësisë! Grisen fletët e votimit, komisionerët morën kutitë dhe ikën
Vetëm 40 min nga fillimi i procesit të votimit për kryetarin e Degës së PD Korçë, anëtarët e komisionit kanë ndërprerë procesin duke marrë kutitë dhe duke u larguar nga qendra ku do të zhvillohej votimi.
-
VIDEO
Vodhi një motor, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë
Një 20-vjeçar është arrestuar në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë për vjedhjen e një motori.
-
VIDEO
Vodhi varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në një qendër tregtare në Tiranë, arrestohet 17-vjeçari
I mituri i vodhi bizhuteritë e çmuara një ditë më parë nga një prej argjendarive në qendrën tregtare te rruga "Abdi Toptani" dhe u largua me vrap.
-
VIDEO
Kishte kthyer apartamentin me qira në fole prostitucioni, arrestohet braziliania 24-vjeçare në Durrës! 3 shqiptarë nën hetim
24-vjeçarja ka refuzuar të hapë derën dhe më pas ka ndërhyrë Zjarrfikësja. Asaj iu sekuestruan pasaporta, para dhe 2 celularë, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë edhe 3 shqiptarë.
-
VIDEO
Me makineta lojërash e tavolina pokeri, zbulohet në Tiranë lokali i kthyer në kazino! Arrestohet administratori
Administratori i një lokali në Tiranë ku organizoheshin lojëra fati, është arrestuar nga policia.
Në lokalin në rrugën “Kajo Karafili” që 38-vjeçari administronte, u gjetën 4 makineta, tavolina pokeri dhe sende të tjera për lojërat e fatit, tashmë të sekuestruara.
Kontrollet vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme.
-
VIDEO
Me pistoletë e thikë me vete tenton t’ia mbathë nga policia, përfundon në pranga 19-vjeçari në Shkodër
Një 19-vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi qarkullonte me armë.
Ai bashkë me personin që e shoqëronte, një 29-vjeçar, tentuan të largoheshin me vrap.
19-vjeçarit iu gjet një pistoletë, fishekë dhe një thikë, kurse tjetri është nën hetim në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.