-
VIDEO
Me lot në sy dhe kurora me lule, 10-vjeçari që mbeti viktimë e aksidentit tragjik në Durrës përcillet në banesën e fundit
Klersi Nikolli, 10-vjeçari i cili humbi jetën nga aksidenti tragjik i së dielës në Durrës, po përcillet për në banesën e fundit.
Nga pamjet e siguruara, shihet teksa familjarë dhe banorë të zonës me lot në sy dhe kurora me lule i japin lamtumirën e fundit të miturit.
-
VIDEO
Zbulohet lokali në Tiranë ku organizoheshin baste sportive, pranga administratorit 54-vjeçar
Në subjektin në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” u sekuestruan edhe 3 celularë ku ishin aktivizuar faqe që përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.
-
VIDEO
Gjykata e Lartë vendos, rishikohet praktika e arrestit me burg: Të jetë e arsyetuar, Gjykatat të japin prova pse duhet paraburgimi dhe jo masë alternative
Kolegjet e Bashkuara qartësojnë se kufizimi më i rëndë i lirisë personale kërkon shqyrtim real të alternativave, arsyetim të individualizuar dhe përgjegjësi konkrete të prokurorisë për të justifikuar nevojën e arrestit në burg.
-
VIDEO
Aksident tragjik në Otllak të Beratit, motori përplaset me BMW-në, humb jetën 57-vjeçari
Viktima është identifikuar si Adrian Azemi, 57 vjeç, banues në fshatin Lapardha, ndwr
-
VIDEO
'Jemi të gjithë fajtorë', banori reagon me dhimbje pas tragjedisë së Durrësit: Nëse s’ndryshojmë, do ndodhë sërish
Mes dhimbjes dhe revoltës që ka pushtuar Durrësin pas humbjes së dy të miture, një prej banorëve të zonës së ish-Kënetës, i tronditur nga ajo që ndodhi, thotë se për këtë që ndodhi jemi të gjithë fajtorë, duke nisur nga kryeministri deri tek njeriu më i thjeshtë.
-
VIDEO
Pamjet e trishta, nis përcjellja për në banesën e fundit të 12-vjeçarit që vdiq në aksidentin në Durrës
Enea Muçaj, 12-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti tragjik i së dielës në Durrës, po përcillet për në banesën e fundit.
Me lule e kurora në duar, familjarë e të afërm ndjekin të përlotur makinën e funeralit.
Në orën 15:00, do të jetë edhe varrimi i 10-vjeçarit, Klersi Nikolli, viktima tjetër e aksidentit.
-
VIDEO
Report Tv në banesën e autorit të aksidentit që i mori jetën dy të miturve në Durrës, familja u largua
Report Tv sjell pamjet nga banesa e autrotit të aksidentit tragjik që i mori jetën dy të mirtuve në durrës. Familja e tij është larguar nga zona.
-
VIDEO
Propozimi i Ramës për përshpejtimin e anëtarësimit në BE, Balla i përgjigjet opozitës: Kemi rekord historik të hapjes së negociatave, pse jeni kundër?
Gjatë diskutimit në Komisionin e Jashtëm, Taulant Balla iu përgjigj kritikave të opozitës për procesin e integrimit në BE duke thënë se nuk ka ngecur, por është në shqyrtim raporti i IBAR. Ai tha se Shqipëria ka rekord të hapjes së negociatave dhe po punon për të mbyllur hendeqet, siç rekomandon raporti.
-
VIDEO
Editoriali i Ramës e Vuçiç për median gjermane, Hoxha: Është veç opinion, jo aleancë! Nuk zbeh aspak qëllimet e qarta të Shqipërisë për Kosovën
Lidhur me artikullin e medias gjermane ku Rama e presidenti serb Vuçiç thonë se vendet respektive do të pranonin të ishin anëtare të BE pa të drejtë vetoje, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha tha para komisionit se ky ishte veç një opinion që synon ta bëjë rrugën drejt BE më të prekshme.
-
VIDEO
Koçiu pranë familjeve në Durrës që humbën dy fëmijët: Çdo ngushëllim është i pafuqishëm, detyra jonë të garantojmë standarde të larta sigurie
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte sot pranë familjeve në Durrës që humbën dy fëmijët nga aksidenti tragjik i një dite më parë. Ajo thotë se e vetmja gjë që mbetet është të gjenden pranë tyre, ndërsa tha se tashmë është detyrë e përbashkët të kërkohen dhe garantohen standarde më të larta sigurie.
-
VIDEO
Përplasi për vdekje e 2 fëmijët në Durrës, Policia: Shoferi ishte i dehur! Iu pezullua patenta 2 herë në 2022 për shpejtësi të lartë
Aksidenti ndodhi dje rreth orës 14:20 në lagjen numër 15 të Durrësit, ku 3 fëmijët po luanin në trotuar, kur automjeti tip “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë i mori përpara. 2 prej të miturve humbën jetën në vend, ndërsa 8-vjeçari i cili mbeti i plagosur pritet të transferohet në pavion. Burime nga Spitali i Traumës thonë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
U lëndua nga aksidenti tragjik që vrau dy të miturit në Durrës, 8-vjeçari te 'Trauma' jashtë rrezikut për jetën