-
VIDEO
Puna e SPAK/ Braho në KLP: Të rritet kufiri për hetimin e korrupsionit! 45.4 mln € pasuri të sekuestruara e konfiskuara! Arresti me burg, ulje me 53.4%
Në vitin 2025, SPAK ka regjistruar 294 procedime të reja penale. Rritje me 70% të çështjeve të regjistruara që janë referuar nga Policia e Shtetit. Ulje e çështjeve të regjistruara nga krimi i organizuar, por çështjet dhe hetimet e përfunduara kanë shënuar një rritje me rreth 3.4%.
-
VIDEO
Ekzekutimi i çiftit në Lezhë/ Vrasja për motive hakmarrje, autorë 2 nipat dhe djali i Genc Mhillajt! Përdorën 2 automjete për krimin
Policia ka identifikuar 3 autorët e vrasjes, të cilët janë shpallur në kërkim, ndërsa arsyeja e kryerjes së krimit është hakmarrja. Me njërin automjet, autorët kanë bërë vëzhgimin e shënjestrës ndërsa automjeti tjetër pa targa u ka prerë rrugën nga ku dhe është qëlluar me breshëri armësh.
-
VIDEO
Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin e celularëve, Braho: Ka ndryshuar procedura, i drejtohemi GJKKO-së për të marrë autorizim
Në raportin e SPAK për vitin 2025, thuhet se celularët përbëjnë 70-80% të provave totale. Kreu i SPAK Klodian Braho u shpreh se për sekuestrimin dhe përdorimin e celularëve të personave nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, prokurorët i drejtohen GJKKO-së, që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
-
VIDEO
Përfundimi i mandatit të prokurorëve të SPAK, Braho: Do të sjellë ngadalësim në hetimin e çështjeve
Kreu i SPAK Klodian Braho tha se përfundimi i mandatit të prokurorëve të posaçëm dhe pa të drejtë rikandidimi, do të ndikojë në ngadalësimin e hetimit të çështjeve.
-
VIDEO
Presion nga politika? Kreu i SPAK: Retorikat nuk përbëjnë kërcënim, shqetësim nëse do kishte ndryshime në kompetencat tona
Kreu i SPAK, Klodian Braho u pyet nga anëtarët e KLP nëse ka presione nga politika. Në përgjigje, Brajo tha se retorikat politike nuk përbëjnë kërcënim për punën e prokurorëve të SPAK. Ai tha se shqetësim do të ishte vetëm në rast se do kishte ndryshime ligjore për kompetencat e institucionit, por deri më tani nuk ka drafte të tilla ligjore.
-
VIDEO
Raporti i SPAK/ 12.4 mln euro kriptovaluta të sekuestruara, Braho: Duhet krijimi i një portofoli për administrimin e tyre
Kreu i SPAK Klodian Braho shprehu nevojën e krijimit të një portofoli për administrimin e kriptovalutave të sekuestruara, një vlerë që për vitin 2025 shkon deri në 12.4 mln euro.
-
VIDEO
Afera CEZ-DIA e lobimi në SHBA, nis gjyqi në themel për dosjen 'Meta'! Ish-presidenti në sallë brenda kafazit: Procesi ndaj meje i montuar
GJKKO pritet të marrë vendim sot edhe mbi kërkesën e Ilir Metës specifikisht për transmetimin live të seancës. Në seancën e sotme, gjykata pritet të shprehet nëse do të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar, për tre të pandehurit e tjerë, nënën e Monika Kryemadhit, Fatimen, dhe Ema Çokun, mikeshë e ish deputetes, të dyja të akuzuara për pastrim parash, dhe ish kreun e AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.
-
VIDEO
Meta në kafazin e qelqtë, avokati Cakrani debaton me tone të larta me gjyqtaren e GJKKO: Të mos mbahet aty gjatë seancave
Ka nisur seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Meta”. Gjykata lejoi kamerat e mediave të transmetojnë live fazën e ligjitimimit të palëve, kohë të në cilën u shfaq edhe ish-presidenti, i cili ishte izoluar në kafazin e xhamtë të sallës gjyqësore.
-
VIDEO
Në burg prej tetorit 2024, Report Tv sjell pamjet e Ilir Metës brenda në kafaz në GJKKO
Kamera e Report Tv është futur në sallën e GJKKO-së ku po zhvillohet seanca e parë e gjyqit në themel për ish-presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi e të tjerë. Në videot që sjell Report Tv, Meta dëgjihet teksa thotë në kafaz se procesi ndaj tij është "i montuar me shpifje dhe kallëzues të rremë kundër shtetit".
-
VIDEO
LIVE - CEZ-DIA e lobimi në SHBA, nis gjyqi në themel për dosjen 'Meta'! Ish-presidenti kërkon që seanca të transmetohet live, futet në sallë duke bërë shqiponjën me 2 duar
-
VIDEO
Pse në 2025-ën u ekzekutuan më pak masa sigurie? Ja si përgjigjet Braho
Kreu i SPAK, Klodian Braho u pyet nga anëtarët e KL-, pse në vitin 2025 u ekzekutuan më pak masa sigurie krahasuar me vitin 2024.
-
VIDEO
‘Letërporositë e ardhura nga jashtë i japin SPAK rol aktiv’, Braho: Të bëhet ndryshim ligjor që hetuesit të mos jenë të ngarkuar me procedura
Kreu i SPAK Klodian Braho ka kërkuar që të bëhet një rregullim ligjor sa i përket statusit të specialistëve me marrëdhëniet me jashtë. Braho tha se për shkak të statusit nënpunës, shumë veprime që mund të kryhen prej tyre sa i përket ekzekutimit të letërporosive që vijnë nga jashtë, ngarkojnë me punë hetuesit. Për të rregulluar këtë ngërç, Klodian Braho thotë se duhet që specialistët të marrin statusin e Oficerit të Policisë Gjyqësore.