-
VIDEO
‘Letërporositë e ardhura nga jashtë i japin SPAK rol aktiv’, Braho: Të bëhet ndryshim ligjor që hetuesit të mos jenë të ngarkuar me procedura
Kreu i SPAK Klodian Braho ka kërkuar që të bëhet një rregullim ligjor sa i përket statusit të specialistëve me marrëdhëniet me jashtë. Braho tha se për shkak të statusit nënpunës, shumë veprime që mund të kryhen prej tyre sa i përket ekzekutimit të letërporosive që vijnë nga jashtë, ngarkojnë me punë hetuesit. Për të rregulluar këtë ngërç, Klodian Braho thotë se duhet që specialistët të marrin statusin e Oficerit të Policisë Gjyqësore.
-
VIDEO
Braho: SPAK të mos hetojë korrupsionin me vlerë 50 mijë lekë, të rritet kufiri! Këtë vit, rekrutohen 40 hetuesve të tjerë në BKH
Kreu i SPAK, Klodian Braho u pyet nga anëtarët e KLP mbi ngarkesën që ka Prokuroria e Posaçme dhe çfarë ndryshimesh do të ishte e nevojshme të bëheshin për të ulur nivelin e ngarkesës. Braho tha se trupa prej 20 prokurorësh është emjaftueshme, por duhet të rritet niveli i profesionalizimit të agjentëve të BKH. Braho tha se këtë vit do rekrutohen 40 hetues tëtjerë dhe kjo do të ndikojë në në punën e ngarkesës dhe rritjen e cilësisë së hetimeve.
-
VIDEO
Kreu i SPAK: Korrupsioni vijon të mbetet fenomen shqetësues, 45.4 mln euro pasuri të sekuestruara dhe të konfiskuara
Kreu i SPAK Klodian Braho në raportimin për punën e kryer nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion përgjatë vitit 2025, thekson se korrupsioni vijon të mbetet një fenomen shqetësues ndërsa ka pasqyruar me shifra dhe goditjen e krimit të organizuar dhe sekuestrimit apo konfiskimit të pasurisë të ardhura nga krimi.
-
VIDEO
Sot gjyqi në themel për dosjen 'Meta', Blushi: GJKKO të pranojë transmetimin live të seancave, ligji nuk e pengon
Deputeti dhe Sekretari i Përgjitshëm I Partisë së Lirisë, Tedi Bliushi, ka mbaërritur në GJKKO për të ndjekur në sallën e gjyqin seancën e parë në themel të dosjes "Meta".
Blushi i bëri thirrje Gjykatës së Posaçme të pranojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për transmetimin libe në media të seancave gjyqësore. Deputeti tha se nuk ekziston asnjë bazë ligjore që pendgon realizimin e kërkesës së Metës.
-
VIDEO
3 orë pas atentatit me 2 viktima në Balldren, 'Audi' i përgjakur largohet nga vendngjarja, ishte bërë shoshë nga mbi 30 plumba
Pas rreth tre orësh nga atentati që i mori jetën 39 vjeçarit Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortes së tij 32 vjeçare Gentjana,në Balldren të Lezhës, automjeti tip “Audi” me të cilin po lëviznin viktimat është larguar nga vendi i ngjarjes me karotrec.
-
VIDEO
Sot u ekzetua me të shoqen, dje Kreshnik Mujeci organizoi një festë me banorën e fshatit Koljakaj
-
VIDEO
Thyerja e ‘arrestit në shtëpi’, 375 raste gjatë vitit 2025! Të akuzuarve u shtohet deri në 5 vite burg
Gjatë vitit të kaluar, mesatarisht çdo ditë, një person përfundoi në pranga pasi kishte thyer masën e arrestit në shtëpi. Shumica e tyre rezultojnë të kenë patur këtë masë sigurie për vjedhje. Për tre muajt e parë të këtij viti shifrat kanë qenë në rënie.
-
VIDEO
Atantati në Lezhë/ Momenti kur trupat e pajetë të 2 viktimave nxirren nga makina e bërë shosh nga plumbat
Policia ka arritur të nxjerrë nga makina e bërë shosh nga plumbat, viktimat Kreshnik Mujecin dhe bashkëshorten e tij, Gentjana Mujecin. Këta dy të fundit humbën jetën pas atentatit me armë zjarri në Balldren të Lezhës.
-
VIDEO
Atentati me 2 viktima, drejtori i Policisë Lezhë: Është qëlluar me breshëri plumbash, po fiksojmë çdo provë nga vendi i ngjarjes
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka folur për atentatin e ndodhur në Lezhë, ku mbetën viktima Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij.
-
VIDEO
U vra sot bashkë me të shoqen, Kreshnik Mujeci apelonte për mbështetjen e banorëve të Rrjollit: Mos të lejojmë t'u marrin tokat
39-vjeçari Kreshnik Mujeci, i cili u vra sot në një atentat me armë zjarri teksa udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten, rezulton të ketë qenë një prej mbështetësve më të spikatur të banorëve të Rrjollit, të cilët prej disa muajsh po protestojnë kundër ndërtimit të resortit të botuesit dhe biznesmenit Bashkim Ulajt.
-
VIDEO
Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një ‘Audi’ në Lezhë, vriten 2 persona
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në zonën e Balldrenit, në Lezhë, ku sipas informacioneve paraprake raportohet për dy persona të vrarë.
Policia është nisur për në vendngjarje ndërkohë që ajo që raportohet është se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Audi”, Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë shenjat e plumbave në anën e majtë të automjetit në anën e shoferit dhe të pasagjerit
-
VIDEO
130-vjetori i Zojës së Këshillit të Mirë, çelet ekspozita historike në Bazilikën e Shkodrës
Ekspozita paraqet një përmbledhje të pasur objektesh me vlerë të veçantë historike dhe kulturore, të cilat dëshmojnë për përkushtimin në ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore ndër vite, edhe në periudha sfiduese për vendin.