-
VIDEO
PAMJE DRAMATIKE/ Unaza e Burrelit fundoset plotësisht! Shkon dëm investimi i ARRSH me vlerë 1.3 milionë euro
Gjendja në unazën e Burrelit është përkeqësuar për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të tokës. Edhe pse u investuan 1.3 milione euro nga ARRSH-ja rruga nuk është vendosur asnjëhere në funksion.
-
VIDEO
Korçë/ Plagosja me thikë e 17-vjeçarit në Bulgarec, familjarët e adoleshentëve: Sherri nisi për shkak të një loje me letra! U goditën me grushte dhe steka
Një konflikt i nisur për një lojë me letra ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 17-vjeçari në fshatin Bulgarec mbrëmjen e djeshme. Sipas dëshmive, sherri ka nisur fillimisht pasi i riu i plagosur kishte fituar një lojë dhe si “shpërblim” kundërshtari duhej t’i paguante një pije, gjë që ky i fundit nuk e ka pranuar.
Tensionet kanë vijuar edhe ditën pasuese, kur dy të rinjtë janë përfshirë sërish në konflikt. Fillimisht ata janë goditur me grushta, por situata ka dalë jashtë kontrollit duke degraduar në përdorimin e një mjeti prerës, ku për pasojë mbeti i plagosur 17-vjeçari.
Sipas familjarëve të të plagosurit djali i tyre është goditur me thikë në kraharor pas një sherri për lojën e letrave. Gjyshja e të plagosurit Meliana Bricka thekson se të dy familjet kanë pasur marrëdhënie të mira dhe se nuk ka pasur konflikte të mëparshme mes tyre.
-
VIDEO
Durrës/ I gjetën një mijë fara kanabisi në makinë pranga 55-vjeçari
Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Gjatë një kontrolli në automjetin e tij blutë gjetën fara fara kanabisi, të ndara në dy qeska.
-
VIDEO
Me 74 vota kundër, PS rrëzon edhe kërkesën e Kaprit për interpelancë me Sallën për fondet e IPARD
Me 74 votat kundër të mazhorancës u rrëzua edhe kërkesa e dy deputetëve të Partisë Mundësia për interpelancë me ministrin e bujqësisë Andis Salla për fondet e IPARD. Edhe kërkesa e Kaprit dhe Shehajt u rrëzua me argumentin se çështja e fondeve IPARD është në hetim nga SPAK.
-
VIDEO
IKMT shemb 7 objekte në aksin Elbasan-Papër për t'i hapur rrugë projektit të Korridorit 8
Shtatë objekte u shembën nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për t’i hapur rrugë projektit infrastrukturor të Korridorit 8, në segmentin Elbasan–Papër.
-
VIDEO
Berat/ Përshtati lokalin për zhvillimin e lojërave të fatit, në pranga pronari
Në ambientet e lokalit u sekuestruan 12 kompjuterë, një celular, një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari, si dhe një elektroshok.
-
VIDEO
Vodhën 40 000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, vihen në pranga 2 magazinierë dhe në hetim shpërndarësi
Vodhën 40 000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe e shitën, vihen në pranga 2 magazinierë dhe në hetim shpërndarësi.
Nga kjo veprimtari kriminale e kryer përgjatë 3 viteve, 3 shtetasit dyshohet se kanë përfituar 800 000 euro.
-
VIDEO
Plagoset me thikë 17-vjeçari në Bulgarec të Korçës pas një sherri, arrestohet autori
Sipas të dhënave sherri ka ndodhur për motive banale në një lokal në fshat, ndërsa është kapur edhe autori nga policia. Autori mësohet se është rreth 18 vjeç dhe u shoqërua në ambientet e komisariatit të Korçës.
-
VIDEO
Zjarri te ‘Arlis’ në Tiranë, Ristani siguron qytetarët: Nëse kompania falimenton para rindërtimit të pallatit, ndërhyn Bashkia
Bashkia e Tiranës ka një plan rezervë në rast se kompania e ndërtimit “Arlis” falimenton, përpara se të rindërtojë nga fillimi pallatin në rrugën e Dibrës në kryeqytet, që u përfshi nga flakët pak ditë më parë, duke lënë disa familje pa strehim.
-
VIDEO
Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, 3 në pranga, 2 në kërkim! Policia: Viktima qëlloi i pari Nelën, iu kundërpërgjigjën 2 vëllezërit e tij! Sherri dyshohet për pazare droge
Sipas policisë, vrasja e Goxhajt ndodhi gjatë një konflikti të çastit mes 7 personave, ku u përdorën edhe armët. Dyshohet se ka qenë 30-vjeçari i pari që ka qëlluar drejt Dali Nelës, i cili është i plagosur dhe nën kujdesin e mjekëve. Si kundërpërgjigje ndaj Goxhajt, Donaldo e Marjaldo Nela kanë qëlluar drejt tij e ai më pas humbi jetën.
-
VIDEO
Pas 4 ditësh, shuhet zjarri në landfillin e Bushatit! Kryebashkiaku Shkreli: Izoluam vatrën, ndjesë banorëve të prekur nga ndotja e ajrit
Zjarri kishte rënë që të dielën, por situata u normalizua disi dje për shkak të reshjeve, ndërsa ishte riaktivizuar sërish gjatë ditës së sotme.
-
VIDEO
Zjarri te 'Arlis'/ 40 mijë lekë bonus qiraje për familjet e prekura, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimin me shumicë votash!
40 mijë lekë në muaj do të jetë kompensimi për 37 familjet e prekura nga zjarri i 14 prillit në kompleksin Arlis në Tiranë. Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, mes debateve të forta mes përfaqësuesve të mazhorancës e opozitës.