-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri drejt një automjeti në Kurbin, s'ka të lënduar! Shpallen në kërkim babai me 2 djemtë e tij
Të shtëna me armë zjarri drejt një automjeti në Kurbin gjatë pasdites së sotme. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që Policia ka identifikuar autorët dhe është vënë në ndjekje të tyre.
-
VIDEO
Kompensim 50 lekë/litër karburanti për transportin publik, Këshilli Bashkiak i Tiranës jep pëlqimin! Vendimi kalon në Qeveri
Ditën e sotme në Këshillin Bashkiak të Tiranës, me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, u dha pëlqimi për projektvendimin e Qeverisë për kompensimin e linjave të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, si pjesë e paketës ‘Anti-Krizë’, pas rritjes së çmimit të naftës si pasojë e luftës në Iran. Pas rritjes së çmimit të naftës, operatorët e transportit publik paralajmëruan kufizim të 'flotës' së urbanëve, ç'ka vuri në lëvizje institucionet.
-
VIDEO
Alimehmeti: Bashkia duhet të ketë plan B nëse ndërtuesi i ‘Arlis’ nuk rehabiliton dëmet nga zjarri! Çmimi i naftës në vend rritet nga një grusht njerëzish, s’ka krizë
Këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, ka kërkuar në mbledhjen e Këshillit që të përcaktoheshin shkaqet dhe të jepej zgjidhje për fasadat e pallateve në kryeqytet, pas zjarrit të rënë në kompleksin Arlis.
Lidhur me bonusin prej 40 mijë lekësh të qirasë për familjet e prekura, Alimehmeti tha se nuk mund të trajtoheshin të gjithë të prekurit njësoj. Ai kërkoi që të bëhej një pasqyrim i qartë i gjendjes së familjeve të prekura dhe më pas të jepej ndihma për ta.
-
VIDEO
Kompensimi i familjeve të prekura nga zjarri te ‘Arlis’ dhe i kompanive të transportit urban, Ristani në mbledhjen e Këshillit: Bashkia dhe Qeveria, të gatshme për të ofruar ndihmë
Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës për zjarrin te Kompleksi ‘Arlis’ dhe vështirësitë me të cilat po hasen kompanitë e transportit, pas rritjes së çmimit të naftës me nisjen e luftës në Iran.
-
VIDEO
Dosja 'AKSHI'/ 11 mln euro dhe verëra të shtrenjta, shpërblime për Ergys Agasin! Për të, Ermal Beqirin e 6 të tjerë, shtohet dhe akuza e korrupsionit
Dosja e AKSHI-t është pasuruar në shkurt me 4 emra të tjerë personash të vënë në hetim: Daniel Shima, Arjola Koromani, Gentian Likaj, Emirton Suli. Kantina e pasur me verëra të shtrenjta që u zbulua në vilën e Agasit në Equos Resort në Tiranë, ishte fryt i shpërblimeve, për një vlerë prej mbi 950 mijë eurosh.
-
VIDEO
Përplasen dy makina në Laç, 3 të plagosurit nisen drejt Tiranës
3 persona kanë mbetur të plagosur sot në një aksident rrugor që ndodhi pranë Bashkisë në qytetin e Laçit
-
VIDEO
Në 1 muaj 9500 aplikime për rivlerësim pronash, Tirana në krye, eksperti: Procesi s’do sjellë ulje çmimesh, por negocim blerës-shitës
Brenda pak më shumë se 1 muaji janë bërë 9500 aplikime për të rivlerësuar pronat. Referuar të dhënave nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, gati 40% e aplikimeve janë në Tiranë, ndjekur më pas nga Durrësi. Ekspertët vlerësojnë se ky proces do të stabilizojë tregun e pronave të patundshme por nuk do të sjellë ulje të çmimeve.
-
VIDEO
LIVE - 'Arlis', Këshili Bashkiak mblidhet për bonusin e qirasë
40 mijë lekë në muaj do të jetë kompensimi për të paktën 30 familjet e prekura nga zjarri i 14 prillit në kompleksin Arlis në Tiranë. Vendimi pritet të miratohet ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
-
VIDEO
Operacioni antidrogë në Tiranë/ 15 në pranga,16 të tjerë në kërkim! Kapen rreth 187 mijë euro, 60 kg kanabis e 6 armë
Sipas burimeve pranë bluve, grupi kriminal dyshohet se ishte i përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kanabis dhe kokainë. Të akuzuarit mendohet se furnizonin me drogë zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa aktiviteti i tyre shtrihej edhe pranë shkollave.
-
VIDEO
Veliaj, Beqaj e Meta në kafaz në GJKKO, Komiteti i Helsinkit: Shkelje e rëndë, cenohet prezumimi i pafajësisë e të drejtat e njeriut
Komiteti Shqiptar i Helsinkit e vlerëson shkelje të rëndë të ligjit dhe të standardeve të Gjykatës Evropiane të të drejtave të njeriut, mbajtjen në kafaz metalik apo prej xhami të zyrtarëve gjatë seancave në Gjykatën e Posaçme.
-
VIDEO
Gjyqi për shpifje në GJKKO/ Çekrezi: Braçe të akuzohet dhe për fyerje! I rrëzohet kërkesa, deputeti i PS: S’kam përmendur emra! Shtyhet seanca
Në sallën e gjyqit pati debate mes biznesmenit dhe Erion Braçes. Deputeti iu kthye paditësit. Ndërkohë, paditësi tha se i është propozuar të marrë tokën e shtetit me qira në Divjakë dhe të bëjë investim.
-
VIDEO
Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj/ Në kërkim 2 vëllezërit, në konflikt me viktimën për pazare droge! Njëri prej tyre dhëndër në fisin Kalemi
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët dhe viktima kanë qenë të ndarë më 2 grupe dhe nga të 2 grupet ka pasur shkëmbim zjarri, ku për pasojë i plagosur mbeti edhe vëllai i 2 autorëve. 6 persona janë shoqëruar në polici.