-
VIDEO
Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj/ Në kërkim 2 vëllezërit, në konflikt me viktimën për pazare droge! Njëri prej tyre dhëndër në fisin Kalemi
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët dhe viktima kanë qenë të ndarë më 2 grupe dhe nga të 2 grupet ka pasur shkëmbim zjarri, ku për pasojë i plagosur mbeti edhe vëllai i 2 autorëve. 6 persona janë shoqëruar në polici.
-
VIDEO
Kazinotë e paligjshme të kthyera në makth për kryepolicët/ Goditen lokale në Kurbin e Tiranë, 8 në pranga! Dorëhiqet kreu i policisë në Lezhë
Një nga prioritetet që drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shpalli në nisje të detyrës, ishte goditja e lojërave të fatit. Nuk vonoi dhe në adresën e tij elektronike, nisën denoncimet e para. Me këto indicie, Policia doli në terren dhe zbuloi 4 raste në Tiranë, dhe 3 në Milot dhe Laç, kryesisht kazino brenda lokaleve.
-
VIDEO
Mashtrimet me Call Center, SPAK operacion në Tiranë! Arrestohet një efektiv policie, dyshohet anëtar i grupit kriminal
Operacioni kundër Call Center-ave a nisur prej orëve të para të mëngjesit me urdhër të SPAK. Në terren janë agjentët e BKH-së dhe efektivë të Policisë së Shtetit.
-
VIDEO
Masakër mjedisore në Shkodër, fusha e mbetjeve e Bushatit vijon të digjet prej 4 ditësh, banorët: Nuk po marrim dot frymë
Vijon prej katër ditësh zjarri në landfillin e Bushatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për zonën përreth. Edhe këtë të mërkurë, vatra e zjarrit mbetet aktive, ndërsa pavarësisht ndërhyrjeve të bëra, flakët janë riaktivizuar sërish
-
VIDEO
IKMT shemb objektin 2-katësh në Tiranë, pjesë e projektit për Unazën e Madhe
Lajmi u konfirmua nga kreu i IKMT-së, Afrim Qendro, i cili bëri të ditur se ndërhyrja lidhet drejtpërdrejt me projekte të rëndësishëm rrugore.
-
VIDEO
Goditet një tjetër rast në Tiranë/ Zbulohen 4 ambiente për zhvillimin e lojërave të fatit, 5 në pranga dhe 2 në kërkim (EMRAT)
Katër ambiente të përshtatura për organizimin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit janë goditur në kryeqytet.
Pesë persona janë arrestuar: Xhuljan Kaloshi, Klajment Çurri, Redion Muka, Edmond Ndreka, Klodjan Vishkurti, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, të gjithë këta pronarë, administratorë apo punonjës në këto ambiente.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 16 komppjutera për lojëra fati, tavolina për lojën “Poker”, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
-
VIDEO
Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori! Sekuestrohet kokainë e kanabis
Sipas hetimeve, 23-vjeçari i shpallur në kërkim, kishte marrë me qira ambientin ku, në bashkëpunim me dy të arrestuarit, fshihej lënda narkotike dhe përgatitej në doza për treg.
-
VIDEO
Lezhë/ Kthyen lokalet në salla për lojëra fati, 3 në pranga, 1 në kërkim dhe 1 nën hetim! Sekuestrohen tavolina pokeri e kokainë (EMRAT)
Tre persona janë arrestuar, një është shpallur në kërkim dhe një tjetër është vënë nën hetim në gjendje të lirë, të gjithë pronarë ose administratorë të këtyre ambienteve. Policia gjeti dhe sekuestroi 15 makineta, 3 tavolina pokeri dhe sasi kokaine.
-
VIDEO
Operacioni antidrogë në Tiranë/ 36 urdhër-arreste të lëshuara, 17 të ekzekutuara, 5 prej tyre të arrestuar në herët! 16 të tjerë në kërkim (EMRAT)
Sipas burimeve pranë bluve, grupi kriminal dyshohet se ishte i përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kanabis dhe kokainë. Të akuzuarit mendohet se furnizonin me drogë zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa aktiviteti i tyre shtrihej edhe pranë shkollave.
-
VIDEO
Dosja 'AKSHI'/ SPAK sekuestron 52 prona dhe llogari bankare me vlerë 40 mln euro! 30 pasuri vetëm të Ergys Agasit, mes tyre një pjesë e 'Equos Resort'! 11 asete të Ermal Beqirajt
SPAK njoftoi për sekuestrimin e të paktën 52 pasuri me vlerë të përbashkët 40 milionë euro, që i përkasin personave nën hetim në dosjen e "AKSHI-it". Mes pasurive të sekuestruara përfshihen apartamente, truall, pyje, ndërtesa, vila, automjete luksoze, një jaht, si dhe llogari bankare dhe aksione në disa subjekte tregtare.
-
VIDEO
Mbeti i plagosur në sherrin ku u vra 30-vjeçari, Report Tv siguron pamjet kur Dali Nela mbërrin në Spitalin e Gjirokastrës
Report Tv ka siguruar pamjet kur 25-vjeçari Dali Nelaj, i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit me armë zjarri në Memaliaj, ka mbërritur me autoambulancë në Spitalin e Gjirokastrës.
Dali Nelaj është vëllai 29-vjeçarit Donaldo Nela, i cili mbrëmjen e sotme, në po të njëjtin konflikt, vrau me armë zjarri 20-vjeçarin Endri Goxhaj.
Dali Nelaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, pas 4 plumbave të marrë në trup.
-
VIDEO
I riu vritet me armë zjarri në Tepelenë pas një sherri! Arratiset autori, u plagos edhe vëllai i tij (EMRAT)
Pas një konflikti të çastit në Memaliaj të Tepelenës, që u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit, 30-vjeçari Endri Goxhaj ka humbur jetën pas plagëve të marra.