-
VIDEO
Shkrumbohet nga flakët një automjet në Kukës, dëmtohen dhe 2 makina të tjera të parkuara
Flakët kanë shkaktuar djegien e plotë të mjetit, ndërsa janë dëmtuar pjesërisht edhe dy automjete të tjera të parkuara pranë tij. Paraprakisht nuk përjashtohet asnjë pistë, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo një zjarrvënie të qëllimshme.
-
VIDEO
Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, si shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
-
VIDEO
Protesta/ Për herë të parë, 5 militantë të Berishës lihen në qeli, u kapën me molotovë në duar! Gjykata cakton detyrim paraqitjeje për 6 të tjerë
Për herë të parë në 6 tubimet e Sali Berishës, gjykata e Tiranës la në burg 5 militantë të arrestuar si pjesë e grupit të zjarrit, në protestën e 17 prillit para kryeministrisë. 6 të tjerë u lanë në detyrim paraqitje. Prokuroria çoi në gjykatë prova të forta nga policia, të arrestimeve të militantëve me çanta me molotovë. Avokatët e PD që mbrojtën militantët, kërkuan përjashtimin e gjyqtarit Enkel Peza si të lidhur me PS-në, por një tjetër gjyqtar ua rrëzoi pretendimin.
-
VIDEO
Lapaj bën kallëzim penal në SPAK për keqadministrimin e sektorit të naftës: Kemi prova dhe fakte, po trajtohet si 'mall pa Zot'!
Përmes një postimi në Facebook, Adriatik Lapaj njoftoi se ka bërë një kallëzim penal në SPAK për keqadministrimin e sektorit të naftës duke kritikuar gjthashtu faktin që shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të shtrenjta në botë.
-
VIDEO
Hiqen patrullat nga rrugët, urdhri i Hitës: Shkeljet të evidentohen me radarë e dronë! Ndalimet rutinë, vonesë për shoferët
Prej 10 prillit ka hyrë në fuqi një urdhër i kryepolicit Skënder Hita për heqjen e patrullave të Policisë Rrugore në të gjitha akset nacionale dhe jo vetëm në vend. Urdhri argumentohet me vonesat që shkaktohen nga ndalesa të tilla, ndërsa ndëshkimet e shkelësve të bëhen vetëm përmes aparaturave të teknologjisë.
-
VIDEO
Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë një konflikti, arrestohet 23-vjeçari! Në kërkim 5 të tjerë
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pas një sherri të ndodhur disa ditë më parë në mjedisin e jashtëm të një lokali në Kamëz.
-
VIDEO
Makinat përplasen 'kokë më kokë' në Maqellarë, katër të plagosur përfundojnë në spital
Të plagosurit janë transportuar në Spitali Rajonal i Dibrës, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Zjarri në landfillin e Bushatit, nënkryebashkiaku i Vaut të Dejës: Nuk është i qëllimshëm, pamë kamerat e sigurisë
Vijon të jetë aktive edhe sot vatra e zjarrit që përfshiu ditën e djeshme vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit.
Në një komunikim për mediat ditën e sotme, Elvis Preçi, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës, u shpreh se nga mbikëqyrja e kamerave të sigurisë zjarri nuk është i qëllimshëm.
Edhe ditën e sotme forcat e zjarrfikëseve ndodhen në terren, ku po bëjnë të mundur izolimin e përhapjes së zjarrit, ndërsa flakët nuk janë vetëm në sipërfaqe, por edhe nëntokë.
-
VIDEO
Zjarri në landfillin e Bushatit, banorët: Tymi na dëmton rëndë shëndetin! As bujqësia këtu nuk bën
Banorët e Bushatit janë të shqetësuar nga dëmi i rëndë shëndetësor dhe bujësor që shkaktojnë shtëllungat masive të tymit të krijuara nga djegia e mbetjeve në landfill. Ata i bëjnë thirrje autoriteteve shtetërore që të marrin masa.
-
VIDEO
Librazhd/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Xhyrë, në pranga dy të rinjtë
Dy të rinj banues në fshatin Xhyrë kanë rënë në prangat e policisë për kultivim të kanabisit.
-
VIDEO
Lajmi i rremë se kryebashkiaku Golemi dhe 15 punonjës janë me SIDA, Bashkia Gjirokastër kallëzon penalisht Emin Kokalarin
-
VIDEO
Lëvizte i armatosur, në pranga 32-vjeçari në Durrës! Drejtonte automjetin pa leje qarkullimi (EMRI)
32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.