-
VIDEO
Tiranë/ Theu masën e 'arrest në shtëpi' dhe kreu disa vjedhje, vihet në pranga 26-vjeçari (EMRI)
Agustjan Hykës i ishte caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për veprën penale ‘dhuna në familje’. Hetimet po vijojnë për dokumentimin e të tjera rasteve të vjedhjes me autor 26-vjeçarin.
-
VIDEO
Do pastronte paratë e Cosa Nostras, GJKKO dënon me 11 vite burg Rezart Taçin! Konfiskohet llogaria bankare me 18.3 mln euro
Biznesmeni Rezart Taçi u shpall fajtor për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai u dënua në mungesë, pasi prej vitit 2021 është në arrati. Për 4 italianë të dyshuar se do pastronin paratë e mafies italiane në vendin tonë, SPAK e ka veçuar çështjen dhe i ka dërguar në Itali aty ku vijon procesi.
-
VIDEO
Gjyqi për Sterilizimin/ SPAK: Për ne, Beqaj ka kryer vetëm shpërdorim detyre, për akuzën grup kriminal na ‘detyroi’ gjykata
Prokurorët e Posaçëm, Eneid Nakuçi dhe Edvin Kondili thanë se ishin në kushte të detyruara nga gjykata për të rënduar akuzat ndaj Ilir Beqajt. Ata thanë se besojnë te akuza e shpërdorimit të detyrës mbi të cilën nisën hetimet, dhe jo ajo që i sugjeroi gjykata në seancë paraprake, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” si grup i strukturuar kriminal
-
VIDEO
Zjarr në Përronin e Zharrëzës, sera në rrezik nga flakët, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme.
-
VIDEO
Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, 'Golfi' përplaset me zetorin, tre të lënduar në spital
Sipas bluve të qarkullimit, mjeti tip 'Volkswagen' ka qenë me shpejtësi të madhe kur është përplasur me zetorin.
-
VIDEO
Një shekull kërkime dhe institucione bujqësore, ekspertja e bujqësisë, Tatjana Dishnica vjen me librin e ri “Memorja Shqiptare”
Në ambientet e Bibliotekes “Vehxhi Buharaja” në Berat u promovua libri “Memorja Shqiptare” e autores Tatjana Dishnica. Botimi përmbledh kërkime ne institucionet bujqësore në vend.
-
VIDEO
Aksidenti i rëndë në Novoselë/ Del video, 24-vjeçari po udhëtonte me mbi 200km/orë kur u përplas me barrierat anësore
24-vjeçari Albi Hoxha po udhëtonte me një shpejtësi mbi 200km/orë kur u përplas me barrierat anësore në zonën e quajtur mbikalimi i Novoselës në orët e para të mëngjesit të sotëm duke gjetur vdekjen. Trupi i të riut u gjet rreh 30 metra larg nga vendi ku ndodhi përplasja.
-
VIDEO
E rëndë në Vlorë, pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren! E shpëtoi një punonjës rruge: Qeni e mbërtheu vajzën, e kapa dhe lidha me zinxhir
Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Lungomares, Vlorë ku një qen i racës 'pitbull' ka kafshuar në rrugë një fëmijë 4-vjeç. Vogëlushja u shpëtua nga një punonjës që ndodhej aty pranë
-
VIDEO
Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, plagoset lehtë motorristi
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në rrugën e Plazhit të Vjetër.
Sipas informacioneve, një makinë e tipit ‘Ford’ ka përplasur një motomjet i cili shpërndante pica.
Si rrjedhojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore
-
VIDEO
'Po na shkelin me këmbë', përçarje mes fermerëve, disa kundërshtojnë premtimin e Sallës për rishikimim të skemës në shtator
Një përfaqësi prej 10 personash mori pjesë 2 orë në takimin me ministrin Andis Salla dhe Petrit Malaj, pas protestës kundër skemës së re të bujqësisë. Pas takimit, fermerët thanë se kanë rënë dakord për rishikim të skemës në shtator. Fermerët thanë se ministri u ka thënë s’la naftë pa taksa, por do ta blejnë me akcizë me 20% më të ulët. Në takim, ministri i Financave nuk ka pranuar të hiqet akciza plotësisht.
-
VIDEO
Pitbulli kafshoi në kokë 4-vjeçaren, gjyshja e vogëlushes e traumatizuar: E pamë qenin, bëri sikur iku dhe pastaj sulmoi vajzën
Gjyshja e vajzës 4-vjeçare që u kafshua nga qeni në Lungomare rrëfen momentet e tmerrit. Ajo tregon se kishin dalë për një shëtitje, kur papritur u sulmuan nga një qen endacak.
Në ato çaste kanë ndërhyrë disa punonjës që ndodheshin duke punuar në zonë, duke bërë të mundur largimin e qenit.
E tronditur dhe ende e traumatizuar, gjyshja përshkruan frikën dhe panikun që përjetuan gjatë sulmit.
-
VIDEO
E rëndë në Vlorë, Pitbulli kafshon fëmijën 4-vjeç në rrugë! Dërgohet me urgjencë drejt spitalit
Një ngjarje e rëndë është shënuat në Vlorë ku një qen i racës Pitbull ka kafshuar në rrugë një fëmijë 4-vjeç.