-
VIDEO
22 fëmijë të lindur nga fekondimi i asistuar në spitalin 'Koço Gliozheni', Ministria e Shëndetësisë: Shërbim i financuar nga shteti
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ky është një shërbim i financuar nga shteti, që synon t’u japë mundësi çifteve të kenë fëmijë pa kosto të papërballueshme.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në autostradën ‘Vlorë-Fier’, ndërron jetë 23-vjeçari! Trupi iu gjet 30 metra larg nga vendi i përplasjes (EMRI)
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa po kërkohet informacion e po kontrollohet nëse 2-vjeçari ka qenë i shoqëruar me të tjerë persona në makinë.
-
VIDEO
Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…
Kësaj radhe Braçe ka monitoruar shitjen e fruta-perimeve në njësitë nr.2 dhe nr.3 të Tiranës. Deputeti socialist thotë se “çmimet janë çmendur”, duke përmendur domaten e cila shitet 350 lekë/kg, dhe speci 450 lekë/kg.
-
VIDEO
Përveç shkeljes së të drejtave të njeriut, të paraburgosurit i kushtojnë shtetit 48 mln euro në vit! Gati sa ndihma ekonomike për 50 mijë familje të varfra
Në Shqipëri, popullata e burgjeve i kushton shtetit shifra marramendëse. Vetëm për një person të mbajtur në qeli, shpenzohen mbi 18 mijë euro në vit. Nëse do t’i referoheshim të dhënave zyrtare për numrin e të burgosurve dhe të paraburgosurve në fund të dhjetorit të kaluar, rezulton se përgjatë vitit 2025, nga buxheti i shtetit, janë harxhuar mbi 90 milionë euro, nga të cilat, më shumë se gjysma për ata që kanë qenë në paraburgim
-
VIDEO
Shpërthimi i fuqishëm trondit Lezhën, plas bombola e gazit në një lokal! Disa biznese, banesa dhe makina të dëmtuara
Shpërthimi i një bombole gazi mbrëmë në një byrektore në lagjen ‘Besëlidhja” në Lezhë shkaktoi dëme të konsiderueshme në zonë duke përfshirë apartamente, biznese dhe disa makina të parkuara pranë tyre. Pronarët e bizneseve flasin për dëme miliona lekë dhe bëjnë thirrje që ekspertët të nisin vlerësimet e tyre
-
VIDEO
Kriza e naftës rrit me 100 lekë biletën Tiranë-Korçë, qytetarët: E papërballueshme
Çmimi i biletës Tiranë-Korçë u rrit kur u shemb rruga në Librazhd. Por edhe pse aksi është hapur, çmimi nuk e kapi kurrë atë fillestarin, dhe ka mbetur 100 lekë më shumë, i ndikuar nga klima e luftës.
-
VIDEO
Të burgosurit në 2027-n, votë për bashkinë ku ndodhet burgu, KQZ gati projektvendimin! Ndryshimi i ligjit ‘rrëzoi’ vendimin e Kolegjit për Rrogozhinën
Të dënuarit apo të paraburgosurit me të drejtë vote, në zgjedhjet e 2027-s do të votojnë sërish për kryetarët e bashkive ku ndodhet burgu. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gati projektvendimin që e sanksionon këtë, edhe pse në 2023-shin Kolegji Zgjedhore rrëzoi zgjedhjet në Rrogozhinë për shkak se e quajti qenien në burg vendqëndrim dhe jo vendbanim. Por KQZ thotë se zgjidhjen e dha një ndryshim ligjor në 2024-n.
-
VIDEO
Brenda muajit nis aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë, zhvillohen testet e fundit! Pagesa nga 100 deri në 5000 lekë
Pagesa në Tunelin e Llogarasë do të nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5 mijë lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje
-
VIDEO
Shkoi për të rregulluar një antenë, gjendet i shtrirë në dëborë 50-vjeçari në Midë! Dërgohet me helikopter drejt Traumës
50-vjeçari është punonjës i një kompanie celulare dhe se kishte shkuar për të rregulluar antenën e kompanisë. Ai është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
-
VIDEO
Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, pronarët e bizneseve të dëmtuara: Është shkatërruar çdo gjë, presin të vijnë të vlerësojnë dëmet
Shpërthimi i bombolës së gazit në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Lezhë ka lënë pas dëme të konsiderueshme materiale në biznese aty pranë. Pronarët janë në pritje të vlerësimit të dëmeve nga ana e shtetit. Nga pamjet shihet sesi janë shkatërruar tërësisht fasadat si dhe ka pasur dhe shembje të mureve.
-
VIDEO
Shpërthim në Memaliaj, i vihet tritoli banesës së administratorit të Qesaratit! 2 autorët erdhën me ‘Range Rover’, i vunë flakën e u arratisën në këmbë
Nga pamjet filmike ka rezultuar se kanë qenë dy autorë, të cilët kanë zbritur nga një automjet tip “Range Rover”. Policia bëri me dije se ata janë larguar nga aksi “Krahës-Memaliaj” ndërsa në afërsi të fshatit Qesarat kanë djegur automjetin dhe më pas janë arratisur në këmbë.
-
VIDEO
Tiranë/ Parandalohet ngjarja kriminale! Tentoi t’i ikte policisë, në pranga 37-vjeçari! Kishte vënë maskë silikoni, me armë, eksploziv e benzinë në çantë (EMRI)
Ai është arrestuar në afërsi të liqenit të Paskuqanit duke parandaluar këshu një ngjarje të mundshme kriminale. Dyshohet se motomjeti me të cilin po udhëtonte, të jetë i vjedhur.