-
VIDEO
Ekskluzive/ Çerek shekulli arrati! Arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos, vranë për të marrë hakun e babait të tij
Interpol Tirana arriti të zbulojë përmes sistemit të krahasimit të fotove, se dy shqiptarë të cilët jetonin me identitet të rremë prej më shumë se dy dekadash në Itali, janë dy vëllezër në kërkim ndërkombëtar, të dënuar për vrasje në Lushnje. Artur dhe Arben Mëhilli vranë në vitin 1999 një të ri, për të marrë hak për vrasjen e vëllait të tyre, Sokol Mëhilli, i cili është babai i gazetarit që u bë i njohur nga Big Brother, Stenaldos.
-
VIDEO
Alarmi me paraburgimet/ Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë 4 orë mbledhje për rishikimin e praktikës ‘arrest me burg’! Sadushi: Vendime të arsyetuara dhe masa alternative sipas GJEDNJ
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi thotë se vendimet e gjykatave për masat e sigurisë duhet të jenë të arsyetuara, individuale dhe të plota, për të argumentuar se pse duhet ‘arrest me burg’ në vend të një mase alternative duhet të jetë gjykata ajo që të japë prova; si edhe rrezikshmëria e një personi të akuzuar që sjell automatikisht “arrestin me burg” nuk mund të caktohet vetëm nga vepra penale.
-
VIDEO
Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara, avokati: Masa 'arrest me burg' duhet të jetë alternativa e fundit
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë u mblodhën për 4 orë për shqyrtimin e ndryshimit të praktikës gjyqësore për vendosjen e masës së arrestit në burg.
Avokati Luan Hasneziri ka dhënë qëndrimin e tij, i cili ka theksuar se praktika e aplikimit "arrest me burg" duhet të ndryshojë.
Sipas avokatit, "arresti me burg" duhet të jetë vetëm masa e fundit, kur çdo masë tjetër alternative është e papërshtatshme.
-
VIDEO
Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi dhe kreu i ARRSH në terren: 6 km e para hapen në fillim të muajit maj, rruga do ketë 3+1 korsi
Kreu i ARRSH deklaroi se punimet për 6 kilometrat e para të aksit Tiranë-Durrës do të përfundojnë në fillim të muajit maj. Ndërsa ministri Karakaçi tha se janë brenda kushteve të kontratës, e cila sipas tij parashikon që loti 1 i autostradës të hapej brenda muajit korrik.
-
VIDEO
Zbulohen dy ‘fole’ prostitucioni në Golem dhe te Shkëmbi i Kavajës, në pranga 4 kineze
Policia e Durrësit ka goditur një rast të prostitucionit. Në pranga kanë rënë 4 kineze, teksa në gjendje të lirë do të hetohen 4 qytetarë
-
VIDEO
Kapet me kallashnikov në makinë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, gjatë lëvizjes me automjet, në aksin rrugor “Pezë Helmës – Ndroq”, shtetasi E. H., 25 vjeç, banues në Kurbin.
-
VIDEO
Alarmi me paraburgimet/ Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mblidhen për rishikimin e praktikës ‘arrest me burg’
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi kërkon kërkon ndryshimin e praktikës mbi masat e sigurisë. Sipas tij, vendimet e gjykatave për masat e sigurisë duhet të jenë të arsyetuara, individuale dhe të plota.
-
VIDEO
Lushnjë/ Lëvizte me armë zjarri në qytet, arrestohet i riu (EMRI)
Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi lëvizte në qytet me armë zjarri.
-
VIDEO
I kërkuar nga SPAK për grup kriminal dhe sigurim kushtesh për të kryer vrasje, ekstradohet nga Italia Aleks Ndreka
Aleks Ndreka, i shpallur në kërkim në operacionin "Metamorfoza" në korrik 2023 është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë.
Ndreka ishte në masë sigurie "arrest në burg" në mungesë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje.
-
VIDEO
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur disa persona të lënduar. Në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende as ambulanca dhe as policia.
-
VIDEO
Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit! U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit është dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Gjyqi për ARRSH/ GJKKO pranon kërkesën e Evis Berberit dhe 20 të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi, i arrestuar në 2024-ën, sipas SPAK dyshohet se është përshirë në raste korruptive në 8 tendera me vlerë rreth 15 milionë euro. Berberi ishte pronar faktik i kompanisë “DAAM” shpk, së cilës i kishte dhënë tendera gjatë kohës që mbante pozicionet e Drejtorit të Përgjithshëm për Eficencën e Energjisë dhe ARRSH-së.