-
VIDEO
Zjarr në fshatin Dorëz të Librazhdit, flakët 'përpijnë' një bujtinë
Një bujtinë në fshatin Dorëz të Librazhdit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka ardhur si pasojë e një defekti elektrik.
-
VIDEO
Po eksploronin 'Qafën e Valbonës', turistët belgë 'ngecin' në dëborë! Policia i vjen në ndihmë
Dy turistë nga Belgjika që kishin mbetur të bllokuar në zonën e njohur si Qafa e Valbonës janë shpëtuar nga Policia e Kukësit.
-
VIDEO
Në kërkim nga SPAK për abuzim me tenderat e AKSHI-t/ Banka e Shqipërisë i heq licencën kompanisë së Ermal Beqirit për paranë elektronike
Banka e Shqipërisë ka vendosur t’i shfuqizojë licencën institucionit financiar të parasë elektronike, Soft & Solution në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për AKSHI-n.
-
VIDEO
E rëndë në Sarandë, i riu vdes teksa punonte në të zezë në Orange Club! Ra në kontakt me rrymën elektrike, pranga administratorit
I riu Igli Gjoca dyshohet se po saldonte disa hekura kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Administratori i arrestuar, Ermal Fataj akuzohet për punësim të paligjshëm dhe shkelje të rregullave në punë.
-
VIDEO
Tiranë/ Zbulohet një laborator për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme dhe universiteteve, arrestohet një person
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme, që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
-
VIDEO
Iu mohua leximi i akteve hetimore, Veliaj në Kushtetuese: Zhbëni kalimin e dosjes në gjyq! Ligji i bën gjyqtarët e GJKKO ‘vartës’ të SPAK
Erion Veliaj thotë se i gjithë procesi ndaj tij në seancë paraprake është zhvilluar në shkelje të rëndë të të drejtave themelore dhe ligji, pa respektuar asnjë procedurë dhe për këtë duhet të zhbëhet. Kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar direkt Gjykatës Kushtetuese dhe kërkon shfuqizimin e vendimit të 9 shkurtit për kalim në gjyq të gjyqtares së seancës paraprake Etleva Deda dhe çdo seancë tjetër që është bërë më pas në gjyqin e themelit.
-
VIDEO
Rama: Do rishikojmë skemën për pensionistët e vetëpunësuar
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me pensionistë në njësinë numër 2 në Tiranë, të cilëve u shpjegoi skemën e re të pensioneve.
-
VIDEO
Policia në Vlorë aksion për lirimin e hapësirave publike, gjoba për ata që i kanë zaptuar
Ky aksion në qytetin e Vlorës synon lirimin e hapësirave publike për qytetarët, si dhe vendosjen e rregullit në përdorimin e tyre.
-
VIDEO
Po transportonte me furgon mallra kontrabandë, arrestohet 35-vjeçari në Portin e Durrësit
Durrës - Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Portin e Durrësit.
Sipas njoftimit të bluve bëhet me dije se gjatë kontrollit në furgon shërbimet e policisë gjetën bizhuteri, produkte kozmetike, veshmbathje, produkte ushqimore, medikamente mjekësore, lubrifikantë për automjete etj, të dyshuara të kontrabanduara.
Mallrat u sekuestruan si provë materiale.
-
VIDEO
Vodhi paratë duke kërcënuar shitësen e dyqanit me thikë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (EMRI)
Pamjet tregojnë Bledjan Shkëmbin, me maskë të zezë në kokë teksa merr paratë në dyqanin në rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe më pas largohet. Kamera të ndryshme sigurie kanë filmuar itinerarin e tij, kohë gjatë së cilës shfaqet pa maskë.
-
VIDEO
Iu gjetën pistoletë e kokainë në hotelin ku qëndronte, pranga 42-vjeçarit në Kurbin
Një 42-vjeçar në Kurbin ka rënë në prangat e policisë pasi në hotelin në Mamurras ku qëndronte iu gjet një pistoletë dhe kokainë.
-
VIDEO
Momenti kur pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë
Report Tv ka siguruar videon e momentit kur një pitbull sulmon dhe kafshon në kokë një 4-vjeçare në Lungomaren e Vlorës.