-
VIDEO
Arrestohet 14-vjeçari në Vlorë, i iku policisë dhe përplasi 2 efektivë me makinën e nënës
Një 14-vjeçar, që drejtonte makinën e nënës së tij pa patentë, për pak sa nuk shkaktoi tragjedi mbrëmjen e së martës në Vlorë. Ai nuk iu bind patrullës së policisë dhe goditi qëllimisht makinën e efektivëve, duke plagosur dy prej tyre.
-
VIDEO
Atentati në Rinas/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ish-drejtorin e AMP dhe shefin e Shërbimeve, punësuan ‘agjentin’ e Shullazit me urgjencë për llogari të krimit
Agjentit të ri Muçi Shaljani iu caktua detyra e vëzhgimit në AMP. Shaljani rezulton i punësuar për të paktën 2 muaj dhe nuk u paraqit asnjë ditë në punë dhe pavarësisht kësaj, paga e tij nuk u ndërpre.
-
VIDEO
Shtyhet gjyqi ‘Veliaj’/ Dado sheh ‘strategji’ zvarritjeje, avokati: Emocional, SPAK s'do proces të rregullt! Pezullohen sërish afatet e paraburgimit
As seanca e tretë e gjyqit për çështjen “Veliaj” nuk u zhvillua. Këtë radhë, shkak u bë mungesa e avokatit kryesisht të një prej të pandehurve, Fatjon Baci. Kryebashkiaku i Tiranës u përfaqësua nga Plarent Ndreca dhe njoftoi gjykatën se do të paraqitet në seanca vetëm pasi të përfundoi së lexuari dosjen ndaj tij, të cilën e mori në qeli, 1 vit pas arrestimit.
-
VIDEO
Shtrenjtimi i naftës, pritet subvencionim me 100 lekë/litri për transportin! Shoqata diskutime me Ibrahimajn dhe Karakaçin
Qeveria pritet të rikthejë subvencionimin e karburantit për transportin publik me të paktën 100 lekë/litër. Pa një ndërhyrje të tillë, operatorët e sektorit paralajmërojnë reduktim ose pezullim të aktivitetit.
-
VIDEO
Kishin mbjellë filiza kanabisi, arrestohen tre anëtarët e një familjeje në Malësi të Madhe! Shpallet në kërkim 52-vjeçari
Në fshatin Bajzë, u gjet një numër i konsiderueshëm filizash kanabisi që çuan në arrestimin e tre personave nga një familje, të moshave 23, 26 dhe 29 vjeç. Në fshatin Gruemirë Çezme, për të njëjtin aktivitet u shpall në kërkim një 52-vjeçar, ndërsa një 41-vjeçare dhe një 75-vjeçare janë proceduar.
-
VIDEO
U kap me pistoletë në një lokal në Fushë-Krujë, arrestohet 36-vjeçari, nën hetim pronari
36-vjeçari është arrestuar nga policia pasi është kapur në një lokal në zonën e Fushë-Krujës me pistoletë të fshehur në një çantë. Nën hetim është vënë pronari i lokalit.
-
VIDEO
SPAK kërkon pushimin e procedimit për Irena Gjokën, çështja do të shqyrtohet më 21 prill
SPAK ka kërkuar pushimin e procedimit penal për gjyqtaren Gjoka me argumentin se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për vijimin e mëtejshëm të ndjekjes penale dhe se nuk provohet që magjistratja të ketë kryer vepër penale.
-
VIDEO
U dënua nga Apeli i GJKKO-së, Jorgo Goro rikthehet në burg! Policia e Vlorës ekzekuton vendimin
Pas konfirmimit të dënimit me 2 vite burg SPAK ka bërë përllogaritjen e kohës së vuajtur në paraburgim dhe ka dalë në përfundimin se Goros i mbeten edhe 6 muaj e 10 ditë për të shlyer.
-
VIDEO
Tentuan të rrëmbenin 17-vjeçarin dhe e plagosën me thikë, 2 persona në pranga në Pogradec
Policia gjithashtu ka publikuar dhe videon ku është tentuar marrja me forcë i 17-vjeçarit për ta hipur në automjetin e tyre, të cilin e kanë dëmtuar dhe me thikë në dorë si dhe kanë ushtruar dhunë fizike.
-
VIDEO
Iu gjetën në banesën e vjetër 10 kg kanabis, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër! Përdorte motobarka për trafikimin e drogës
Policia gjithashtu sekuestroi një automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka të dyshuara se përdoreshin për trafikimin e lëndës narkotike.
-
VIDEO
Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i gjenden në banesë 5 armë zjarri, municione e sasi kokaine
59-vjeçarit iu gjetën në banesë 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, municion luftarak, armë të ftohta, sende të kundërligjshme dhe sasi Kokaine.
-
VIDEO
Vlorë/ Të miturit përplasin automjetet e policisë në tentativë për tu arratisur, plagoset 2 efektivë! Shoferi 14 vjeç dorëzohet në komisariat
Të miturit dyshohet se kanë goditur disa automjete gjatë lëvizjes, çka ka bërë që të ndiqen nga patrullat e policisë së rendit dhe asaj rrugore në disa zona të ndryshme të qytetit.