-
VIDEO
‘Po na grabisin pronat’- Banorët e Rrjollit dhe disa komunitete të tjera protestë para Kuvendit: Kemi dorëzuar kërkesë për seancë dëgjimore
Kjo është protesta e tretë që zhvillohet para Parlamentit, pasi u thirr fillimisht nga banorët e Rrjollit të Velipojës, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e resortit të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj.
-
VIDEO
Zëvendëson Prodën, qeveria emëron Skënder Hitën në krye të Policisë së Shtetit! Drejtoi qarqet më të rëndësishme të vendit
Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit në moshën 46-vjeçare. Ai është drejtuesi i dytë madhor që zgjidhet përmes një konkursi, pas Ilir Prodës, në fund të vitit 2024. Në 5 vitet e fundit, Hita ka qenë drejtues në qarqet më të vështira në vend, Shkodër, Durrës, Dibër dhe së fundmi në Fier.
-
VIDEO
Lezhë/ Rreziku nga shkëmbinjtë e Torovicës, nis shpërthimi i tyre! Bllokohet përkohësisht aksi nacional
Autoritetet kanë bërë evakuimin e banorëve në zonë, si dhe kanë bllokuar përkohësisht rrugën nacionale.
-
VIDEO
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djalin tim e kanë ekzekutuar në Durrës, por SPAK nuk do ta hetojë
Mustafaj Martinaj u paraqit në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në procesin për pronat e të birit dhe personave të lidhur me të, por seanca dështoi për shkak të mungesës së dy prokurorëve të çështjes. Në dalje të seancës, Mustafa Martinaj i pyetur se çfarë ka ndodhur me djalin e tij, tha se “fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë."
-
VIDEO
Lëvizte me pistoletë, arrestohet 28-vjeçari në Durrës! I riu i dënuar për vrasje
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi lëvizte në qytet me armë me vete.
-
VIDEO
Sherr në Lungomare të Vlorës, pronari i një lokali dhunohet nga 3 persona dhe përfundon në spital
Ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar nga qytetarë dhe turistë, ç'ka ka shkaktuar panik dhe reagim të menjëhershëm. Kanë qenë familjarët dhe qytetarët e pranishëm ata që kanë njoftuar policinë.
-
VIDEO
28-vjeçari në Kavajë futet me armë zjarri në lokal, kanos klientët dhe godet me qytën e pistoletës pronarin, arrestohet nga Policia
Më pas, për t’i shpëtuar Policisë, u largua me shpejtësi me automjet, duke dëmtuar edhe dy makina të qytetarëve.
-
VIDEO
Aksion kundër ambulantëve në Korçë, Prefektura kërkon largimin e shitësve nga rruga
Policia Bashkiake ka ndërhyrë sërish sot, pasi shitësit ambulantë që tregtojnë prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale përgjatë aksit nacional Korçë–Pogradec u rikthyen vetëm dy ditë pas largimit. Aksioni kundër shitësve ambulantë u ndërmor nga Prefektura e Korçës me qëllim shmangien e aksidenteve përgjatë këtij aksi rrugor.
-
VIDEO
Me celular në timon, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë! Siguria në rrugë është e panegociueshme
Parakalimet e gabuara dhe manovrat e rrezikshme të drejtuesve të mjeteve në rrugë, nuk do të tolerohen nga Policia e Shtetit.
Kështu shprehet në rrjete sociale Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, duke treguar me video manovrat e ndryshme rrugore që ndalohen me ligj.
Ai thekson se asnjë drejtues nuk do të tolerohet nëse kapet me celular në timon, pasi siguria në rrugë është e panegociueshme
-
VIDEO
Tiranë/ Donte të shiste një pistoletë, arrestohet 40-vjeçari! Në pranga edhe shoqëruesi
Policia e Tiranës ka goditur një rast të shitjes së një arme zjarri. Në pranga ka rënë një 40-vjeçar dhe një tjetër për moskallëzim krimi
-
VIDEO
Pogradec/ Tentuan të vidhnin argjendarinë, arrestohen 2 ‘skifterët’ nga Laçi! Nis hetimi për një tjetër
Dy të rinj nga Laçi kanë rënë në prangat e policisë në Pogradec pasi tentuan të vidhnin një argjendari në lagjen nr.5 të këtij qyteti.
-
VIDEO
Shijak/ Kishin kthyer magazinën në ‘fole’ për kultivim të bimëve narkotike, 4 të arrestuar! Mes tyre edhe punonjësi i OSHEE-së
Katër persona janë arrestuar në Shijak, pasi policia zbuloi një magazinë e cila përdorej për kultivim të bimëve narkotike.