-
VIDEO
Durrës/ Pas më shumë se 1 viti, kontejnerët me mbetjet toksike të 'Kurum' zhvendosen nga Porto Romano, pranë fshatit Vrinë
Gjatë ditës së sotme, kontejnerët me mbetjet e dyshuara toksike që ndodheshin në zonën e sektorit janë zhvendosur pranë fshatit Vrinas, në një hapësirë tjetër. Një ndër arsyet duket se kanë qenë edhe kërkesat e banorëve të asaj zone për largimin e tyre.
-
VIDEO
Njëri mungon, të gjithë vuajnë! Shqetësuese ndëshkimi kolektiv për zvarritjet në gjyqe, avokatët kërkojnë ndryshim! Gjyqtari i GJKKO: Shkel të drejtat e njeriut! Kushtetuesja nuk e trajton këtë problem
Praktika e pezullimit të afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit, për shkak të mungesës apo zvarritjes së procesit nga njëri prej tyre, po ngre debate të forta në sistemin e drejtësisë. Avokatët kërkojnë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, duke argumentuar se kjo qasje cenon të drejtat individuale dhe mban në qeli persona që nuk kanë asnjë përgjegjësi për vonesat. Ndërkohë, çështja është çuar edhe në Gjykatën Kushtetuese, por pa marrë një shqyrtim në themel.
-
VIDEO
Përplasen dy makina në rrugën Korçë-Pogradec, lëndohen dy fëmijë 9 dhe 10 vjeç
Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Fëmijët po bëjnë kontrollet në spital, ndërsa policia po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
-
VIDEO
Plagosje me thikë në Vlorë, 33 vjeçari në spital me dy plagë në trup
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ku një 33-vjeçar me inicialet S.M ka mbetur i plagosur.
-
VIDEO
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda! U mori 200 deri në 600 euro (EMRI)
I riu u kap në flagrancë duke marrë një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një person në Sarandë. Ai u prezantohej biznesmenëve si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj, ku për çdo rast përfitonte shuma nga 200 deri në 600 euro.
-
VIDEO
Vlorë/ Digjen koshat e mbeturinave në mes të ditës përgjatë Transballkanikes, policia në terren
Pamjet tregojnë koshat e përcëlluar dhe akoma në tym në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe kalimtarët.
-
VIDEO
29 vite nga tragjedia e Otrantos/ Familjarët: Krim njerëzor i krijuar me dashje, jemi të lodhur! Ata për ne do të mbeten të paharruar
Më 28 mars 1997, anija shqiptare me 142 persona në bord u përmbys nga anija italiane Sibila në kanalin e Otrantos, ku humbën jetën 81 persona, të cilët shpresonin se do të krijonin një jetë më të mirë në Itali pas trazirave që kishin prekur vendin tonë.
-
VIDEO
Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur
Konflikti ndodhi mes 4 personave në lagjen 10. I plagosuri është dërguar në spital.
-
VIDEO
Raporti për 2025/ 66% e shpenzimeve të Kuvendit për pagat në 1 vit, 200 milionë lekë dieta e honorare deputetëve
Pjesën e ‘luanit‘ në buxhetin e Kuvendit për vitin e kaluar e kanë marrë pagat, si dhe përfitimet e deputetëve, sipas raportit të publikuar këtë të premte. Vetëm dietat e tyre për udhëtime, qera, karburant e telefon apo honorare për pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare, kapin shifrën e 200 milionë lekëve, ose pak më shumë se 2 milionë euro.
-
VIDEO
Manovrat e rrezikshme në rrugë s’do të tolerohen nga policia, Lamallari mesazh për shoferët: Çdo shkelje do ndëshkohet
Në postimin e tij, Ministri i Brendshëm bëri të ditur se drejtuesit e mjeteve që ndërmarrin veprime të rrezikshme do të përballen me masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.
-
VIDEO
Skandali TIBO, mashtruan një biznesmene për 2.2 mln €, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 6 persona bashkë me administratorin e kompanisë së paketës së futbollit
Mashtrim, pastrim parash, evazion fiskal dhe mospagim taksash. Këto janë akuzuar që prokuroria e Tiranës ka ngritur dhe ka dërguar për gjykim për kompaninë TIBO dhe të gjithë rrjetin e saj, në pronësi të biznesmenit Adnand Mahmuti. 6 persona, administratorë dhe ortakë kompanish dhe 5 biznese janë dërguar për gjykim.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike në Radhimë/ Banorët kundër shembjes së 4 banesave, nuk ka rezistencë për prishjen e një restoranti (VIDEO)
Ky aksion i ndërmarrë në Vlorë i shërben projektit “Lungomare 3” një investim që pritet të transformojë vijën bregdetare të qytetit, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në postimin e tij ku ka publikuar dhe pamje me dron nga shembja e objekteve.