-
VIDEO
Shkëlzen Berisha në protestë mes militantëve
Protestës së PD i është bashkuar edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit. Ai është filmuar mes militantëve, gjatë protestës.
-
VIDEO
Efektivët ngrenë barrikadën tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, protestuesit hedhin molotovë gjatë marshimit
Efektivët kanë ngritur një barrikadë në rrugën që të çon tek Drejtoria e Policisë së Tiranës për të bllokuar kalimin e protestuesve të udhëhequr nga Sali Berisha dhe nga deputetë të PD. Gjatë marshimit janë hedhur molotovë në koshat e mbeturinave.
-
VIDEO
Molotovë e fishekzjarrë në mes të bllokut, militantët e PD sulmojnë edhe efektivët
Përleshja mes militantëve te Partisë Demokratike dhe efektivëve po vijon në zonën e bllokut. Militantët kanë hedhur molotovë e fishekzjarrë ne mes të një prej zonave më të frekuentuara në Tiranë. Molotvë kishte edhe në drejtim të efektivëve, ndërsa policia po tenton t’i shpërndajë me ujë.
-
VIDEO
Pas marshimit me militantët në Tiranë, Berisha i hipën ‘Benzit’ luksoz dhe largohet nga protesta
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është larguar me ‘Benzin’ e tij luksoz nga protesta e PD-së, duke braktisur kështu militantët e tij, pas zjarrëvënies në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha dhe disa objekte të tjera në Tiranë.
-
VIDEO
Flamur Noka flet me truprojën e Berishës, kreu i PD i përhumbur gjatë protestës
Sali Berisha marshoi bashkë me militantët dhe deputetët e PD nëpër rrugët e Tiranës. Por, kreu i PD duket i përhumbur gjatë protestës, siç shihet edhe në këtë video që sjell Report Tv. Gjatë këtij momenti Flamur Noka bisedon me një prej truprojave të Berishës, por ky i fundit duket totalisht i përhumbur dhe nuk bën asnjë reagim.
-
VIDEO
Bardhi e Noka koordinojnë protestën me celular ndërkohë që bëjnë marshim nëpër Tiranë
Militantët e Sali Berishës marshuan nëpër rrugët e Tiranës, duke bllokuar qarkullimin e duke hedhur molotovë në koshat e plehrave. Gjatë marshimit u shoqëruan edhe nga kupola drejtuese e PD dhe ndryshe nga herët e tjera kur skenari ishte i caktuar, me fjalim e molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, kësaj radhe koordinimi bëhej me celular përmes Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.
-
VIDEO
Protesta e PD/ I shtrirë dhe pa ndjenja, militanti dëmtohet pas hedhjes së gazit lotsjellës
Një nga militantët e PD është dëmtuar dhe ka humbur ndjenjat pas hedhjes së gazit lotjesjllës nga efektivët e policisë.
-
VIDEO
Marshimi drejt Drejtorisë së Policisë së Shtetit/ Çahet kordoni i efektivëve, hidhet ujë e gaz lotsjellës drejt militantëve të PD
Militantët e PD-së kanë arritur që të çajnë kordonin e efektivëve, të cilët i bënë pritë protestuesve pak përpara drejtorisë së policisë. Për të ndaluar marshimin e tyre, është hedhur ujë e gaz lotsjellës duke bërë të mundur zhvendosjen disa metra pas.
-
VIDEO
‘Urdhrat i jep Suel Çela dhe Agasi’- Bardhi: Policia na doli në mes të rrugës, nuk lejon protestuesit të vazhdojnë marshimin
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se punonjës të Policisë u kanë dalë para protestuesve dhe nuk po i lejojnë që të vijojnë marshimin.
-
VIDEO
Militantët e PD mbërrijnë tek Drejtoria e Policisë së Shtetit, shtyjnë dhe tentojnë të çajnë kordonin e krijuar nga efektivët
Militantët e PD dhe deputetët kanë mbërritur në pranë godinës së Drejtorisë së Policisë së Shtetit.
Kanë filluar konfrontimet e para të militantëve me efektivët
-
VIDEO
Marshohet drejt drejtorisë së Policisë së Shtetit/ Militantët e PD hedhin molotovë në koshat e mbeturinave dhe në derën e një biznesi
Militantët e Berishës kanë hedhur molotovët e parë në këtë protestë në disa kosha mbeturinash afër urës së Lanës në Rrugën e Elbasanit si dhe në derën e një biznesi privat. Protestuesit të drejtuar nga Berisha dhe deputetë të opozitës po marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë së Shtetit.
-
VIDEO
Protesta e PD-së/ Mbërrijnë përpara kryeministrisë militantët e parë, të tjerë po presin daljen e Berishës nga selia
Kanë mbërritur përpara kryeministrisë militantët e parë, pjesëmarrës në protestën e radhës të Partisë Demokratike. Pjesa tjetër e protestuesve ndodhen në ambientet e jashtme të selisë blu në pritje të daljes të Sali Berishës, një formë kjo për të treguar dhe nisjen zyrtare të tubimit.