Bardhi e Noka koordinojnë protestën me celular ndërkohë që bëjnë marshim nëpër Tiranë

28 Shkurt, 20:26 | Përditesimi: 28 Shkurt, 20:26

Militantët e Sali Berishës marshuan nëpër rrugët e Tiranës, duke bllokuar qarkullimin e duke hedhur molotovë në koshat e plehrave. Gjatë marshimit u shoqëruan edhe nga kupola drejtuese e PD dhe ndryshe nga herët e tjera kur skenari ishte i caktuar, me fjalim e molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, kësaj radhe koordinimi bëhej me celular përmes Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.

I.M/Shqiptarja.com