-
VIDEO
Rrjoll/ Banorët 33 ditë protestë kundër resortit të Ulajt: Na kanë ofruar marrëveshje të njëanshme, policia të na dalë zot
Prej 33 ditësh banorët e fshatit Rrjoll vijojnë rezistencën e tyre në mbrojtje të tokës së trashëguar, truall ku po ndërtohet një resort luksoz nga kompania Gener 2 e biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj.
-
VIDEO
Ikën Proda, hapet gara për drejtor të Përgjithshëm Policie! Kreu i ri i ‘bluve’, kush janë emrat që mund të zgjidhen
7 ditë, nga kjo e martë, kanë afat drejtuesit në Policinë e Shtetit të aplikojnë për drejtor të përgjithshëm. Thirrja u hap nga Ministria e Brendshme pas lirimit nga detyra të Ilir Prodës, menjëherë pas protestës së Partisë Demokratike, dhe hedhjes së molotovëve që rrezikuan jetën e artistëve të huaj brenda Vilës 31
-
VIDEO
Merr ‘frymë’ juglindja, rikthehet qarkullimi i rrugës Librazhd-Prrenjas pas 11 ditësh bllokim!
Rruga Librazhd-Prrenjas është hapur dhe ka rinisur qarkullimi normal i automjeteve, pas 11 ditëve bllokim. Rruga provizore është rreth 200-300 metra e gjatë. Kreu i ARRSH, Ami Kozeli tha se “do të duhet rreth 60 ditë që të hapet rruga alternative”.
-
VIDEO
Lëvizte me pistoletë në brez, pranga 21-vjeçarit në Vlorë
Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi lëvizte me armë zjarri në brez.
-
VIDEO
Fluks kamionësh në doganën e Bllatës, shoferët kërkojnë përshpejtim të procedurave dhe shtim të sporteleve
Sipas drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë, pritjet zgjasin me orë të tëra, ndërsa fluksi i lartë i mjeteve dhe procedurat doganore po ndikojnë në ngadalësimin e kalimit.
-
VIDEO
PD nxjerr raportin/ Kërkesa për arrestim, SPAK: Drejtorët që ka emëruar Balluku kanë penguar hetimet, ARRSH s’na ka dorëzuar dokumentet në kohë
Jo vetëm presion dëshmitarëve por, Belinda Balluku ka penguar hetimet edhe përmes krijimit të vonesave dhe pengesave që SPAK të marrë provat e deritanishme. Vetë prokuroria e posaçme e ka thënë në mbledhje se institucionet ku drejtuesit janë emëruar nga Belinda Balluku panë penguar marrjen e dokumentacionit nga organi i akuzës
-
VIDEO
Merr ‘frymë’ juglindja, rikthehet qarkullimi i rrugës Librazhd-Prrenjas pas 11 ditësh bllokim! Kreu i ARRSH: Hapet aksi provizor, minimalisht 2 muaj për rrugën alternative
Rruga Librazhd-Prrenjas është hapur dhe ka rinisur qarkullimi normal i automjeteve, pas 11 ditëve bllokim. Rruga provizore është rreth 200-300 metra e gjatë. Kreu i ARRSH, Ami Kozeli tha se “do të duhet rreth 60 ditë që të hapet rruga alternative”.
-
VIDEO
Juglindja e bllokuar prej 10 ditësh, qytetarët e Korçës në protestë! Organizatorët: Kërkojmë mbështetje financiare për bizneset, të përmirësohet infrastruktura
Në protestë u vu re mungesa pothuajse e plotë e bizneseve, të cilat, ndonëse konsiderohen ndër më të prekurat nga bllokimi i rrugës, thuajse nuk ishin të përfaqësuara. Mes kërkesave kryesore të renditura nga protestuesit janë përmirësimi i menjëhershëm i aksit alternativ, masa lehtësuese ekonomike për bizneset dhe qytetarët e prekur.
-
VIDEO
‘Rënia’ e Prodës, pritet zyrtarizimi me vendim të qeverisë! Procedurat, ja si do të zgjidhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Largimi i Ilir Prodës nga kreu i Policisë së Shtetit, i cili pritet të zyrtarizohet me vendim të qeverrisë, interpretohet në mënyra të ndryshme në raportin mazhorancë-opozitë. Nëse e para argumenton incidentin te “Vila 31”, opozita e konsideron dorëzim pas presioneve në protestat e fundit. Zëvendësimi i Prodës do të bëhet me konkurs, sipas një procedurë të sanksionuar për herë të parë në vitin 2024
-
VIDEO
Ekskluzive/ Shifrat alarmante! 1 në 4 shoferë gjatë 2025-ës ikën pa kthyer ‘kokën pas’ pasi shkaktuan aksidente
Përgjatë vitit 2025 rezultojnë të jenë regjistruar në 12 qarqet e vendit, 1375 aksidente. Në 341 raste shoferët janë larguar nga vendngjarja. Përveç shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor sipas pasojës së aksidentit, ata përballen edhe me veprën penale largim nga vendi i aksidentit.
-
VIDEO
Protesta kundër resortit të Ulajt/ U përplasën fizikisht me punonjësit e “Breçani Security”, vetëdorëzohen në polici 11 banorët e shpallur në kërkim
Të shpallur në kërkim pas përplasjeve të dhunshme me policinë më 28 shkurt, 11 banorë të Rrjollit iu drejtuan policisë së Shkodrës, ku edhe u vetëdorëzuan.
Për avokatin e tyre Ndue Pjetra, ky akt tregon se banorët nuk u druhen autoriteteve, pasi siç thotë ai, toka ku Bashkim Ulaj po ndërton resortin “Blue Borgo” është e tyrja.
-
VIDEO
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH: Rruga provizore do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet
Pas shembjes së aksit Librazhd-Prrenjas, rruga provizore që do të bëjë të mundur kalimin nga një krah në tjetrin do të hapen ditën e nesërme në orën 12:00.