-
VIDEO
Vëzhgimi/ Tragjedia e 7-vjeçarit dhe policia ‘trembin’ shfrytëzuesit. Rrugët e Tiranës bosh nga lypësit. Vetëm vjet, 128 raste
Grupe të caktuara apo edhe vetë prindërit, që shfrytëzojnë fëmijët për të lypur, nuk kanë dalë në rrugët e Tiranës pas përplasjes për vdekje nga 2 makina të një 7-vjeçari sapo mblodhi disa lekë. Këto grupe i ka trembur edhe një aksion që policia ka nisur së fundi. Shërbimi social në Bashkinë e Tiranës thotë se vetëm vjet u identifikuan 128 raste të shfrytëzimit të fëmijëve. Fëmijët sillen nga rrethet në Tiranë e identifikimi i tyre ësahtë i vështirë, thotë Dritan Dango, Drejtor, nga shërbimi social në Bashki. Megjithatë ndërhyrja e shtetit për ta luftuar fenomenin, ka mangësi.
-
VIDEO
Rrjoll/ Protestat kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e dëmtuar nga spitali: Dje më qëlluan djalin, shteti të na dalë zot ose më keq do të bëhet
Si pasojë e përplasjeve të forta me policinë, dy banorë të Rrjollit mbetën të dëmtuar dhe për pasojë e dërguan në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Siç shihet dhe në pamje, ata janë të gjakosur të fashuar.
-
VIDEO
Shembjet në aksin Librazhd-Prrenjas, vijon heqja e bazamentit ku do kalonte Korridori VIII
Në aksin Librazhd-Prrenjas, kamionët e kompanisë që po ndërton Korridorin VIII po heqin bazamentin mbi të cilin ishte ndërtuar rruga e re.
-
VIDEO
Protestat në Rrjoll kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët të gjakosur, përplasje të ashpra me policinë! Dy prej tyre përfundojnë në spital
Banorët shihen me duar të gjakosura, ndërsa policia është bërë gardh para tyre për t’i ndaluar të futen në kantier. Dy prej qytetarëve kanë pësuar lëndime si pasojë e përplasjeve të dhunshme me policinë dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
-
VIDEO
Ndryshime në Qeveri/ Rama shkarkon Ballukun, Koçiu zv.kryeministre, Karakaçi te Infrastruktura! Lamallari ministër i Brendshëm, Hoxha i Jashtëm, Gogu te Drejtësia! Ikin Spiropali e Vengu
Pas mbledhjes maratonë të Grupit të PS, kryeministri Edi Rama bërë ndryshime ditën e sotme në Qeveri, ku ka shkarkuar Belinda Ballukun si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjitikës. Në vend të saj si numri 2 i Qeverisë është emëruar Albana Koçiu, e cila ka lënë detyrën e ministres së Brendshme. Po ashtu, në Qeveri ka pasur edhe ndryshime të tjera.
-
VIDEO
Porositi vrasjen e ish-deputetit të PS! Durim Bami ekstradohet nga Dubai, i akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe drogë
Durim Bami akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Sipas SPAK, Durim Bami drejtonte e financonte një grup që kultivonte kanabis në Nikël dhe Bubq gjatë dhjetor 2019–korrik 2020 dhe sërish në shtator 2020.
-
VIDEO
Durim Bami mbërrin në Shqipëri, Report TV siguron pamjet
Durim Bami ka mbërritur në Shqipëri pas ekstradimit nga Dubai. Report TV ka siguruar pamjet e shoqërimit të tij nga Rinasi drejt IEVP nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
-
VIDEO
Kishte ardhur në Shqipëri për të rregulluar dhëmbët, 80 vjeçari gjerman gjendet i pajetë në banesën me qira në Fier
80-vjeçari kishte ardhur për turizëm dentar dhe prej tre ditësh nuk kishte kontakte me familjarët.
-
VIDEO
Shembja e rrugës në Librazhd-Pogradec, rrezikon jetën e pacientëve që transportohen në gjendje të rëndë Korça drejt Tiranës
Shembja e rrugës në Librazhd po sjell pasoja të drejtpërdrejta në sistemin e urgjencave mjekësore. Lëvizja e autoambulancave nga Korça drejt kryeqytetit, në rastet kur kërkohet trajtim më i specializuar është vështirësuar ndjeshëm.
-
VIDEO
Juglindja 6 ditë në izolim/ Shembja në aksin Librazhd-Prrenjas ‘preku’ dhe Korridorin VIII! ARRSH: Studim gjeologjik, mund të rishikohet projekti
Prej 6 ditësh, aksi Librazhd-Prrenjas, që lidh Juglindjen me Tiranën, mbetet i bllokuar pas shembjes masive. ARRSH ka marrë si vendim ndërtimin e një rruge provizore rreth 1.3 kilometra buzë Shkumbinit me qëllim zgjidhjen provizore të qarkullimit
-
VIDEO
Raporti: Bashkitë, as gjysma e premtimeve nuk realizohet
Një raport për monitorimin e 10 bashkive të vendit gjatë 2025 nxjerr në pah se transparenca në pushtetin vendor po rritet, por premtimet elektorale nuk mbahen. Sipas “Faktoje”, nga 40 premtime elektorale të monitoruara, vetëm 12.5% e tyre janë realizuar plotësisht, 30% pjesërisht dhe 57.5% të pambajtura ose të shtyra pa afate të qarta.
-
VIDEO
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, qytetarët të mërzitur: Si kur shkoja në mal në Greqi në këmbë! Vuajnë njerëzit e shkretë, këta s’duan t’ia dinë!
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas ka vështirësuar qarkullimin e qytetarëve. Pavarësisht qëllimit për të cilin u duhet të lëvizin, vështirësia është emëruesi i përbashkët.