-
VIDEO
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, qytetarët të mërzitur: Si kur shkoja në mal në Greqi në këmbë! Vuajnë njerëzit e shkretë, këta s’duan t’ia dinë!
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas ka vështirësuar qarkullimin e qytetarëve. Pavarësisht qëllimit për të cilin u duhet të lëvizin, vështirësia është emëruesi i përbashkët.
-
VIDEO
Vlorë/ Nis ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kanalin e ujërave të larta, kryebashkiakja: Të prekurve do t’i japim bonus qiraje ose banesa sociale
Në qytetin e Vlorës ka nisur aksioni për për prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kanalin e ujërave të larta me qëllim evitimin e të gjitha problematikave që shkaktojnë përmbytje në qytet.
Kryetarja e Bashkia Vlorë, Brunilda Mersini, gjatë një inspektimi në kanalin e ujërave të larta, ka theksuar domosdoshmërinë e ndërhyrjeve, edhe për shkak të problematikave që lidhen me ndërtimet mbi kolektor, për të cilat do të ketë edhe shembje.
Mersini thekson se puna do të vijojë me intensitet, me qëllim që në periudhën dimërore të sezonit të ardhshëm Vlora mos të përballet më si përmbytja e regjistruar para dy vitesh.
-
VIDEO
Kreu i ARRSH: 9 eskavatorë dhe 22 kamionë në pjesën e shembur të rrugës Librazhd-Pogradec! Për 2-3 ditë kemi projektin e rrugës alternative
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli tha se në pjesën e shembur të segmentit Librazhd-Pogradec janë 9 skavatorë prezentë, 22 kamionë,, ndërsa shtoi se ka përfunduar devijimi i shtratit të lumit që godiste hekurudhën. Kozeli shtoi se projekti për ndërtimin e rrugëë alternative me gjatësi të parashikuar rreth 1.3 kilometra, pritet të shpallet pas 2 apo 3 ditëve, kur do të bëhet dhe dorëzimi pranë ARRSH-së nga projektuesit.
-
VIDEO
Juglindja 6 ditë në izolim/ Pas dëmtimit të segmentit të Korridorit VIII, ARRSH: Studim gjeologjik, do vendoset nëse projekti i aksit të ri do të ndryshojë (VIDEO)
Rrëshqitja masive në rrugën Librazhd–Pogradec ka prekur jo vetëm aksin ekzistues, por edhe segmentin e ri të Korridori VIII. Siç shihet në pamje, mjetet e rënda të kompanisë kontraktuese ANK po punojnë pa ndërprerje për të larguar tonelata me dhera në zonën ku sapo ishte ndërtuar platforma e Korridorit 8.
-
VIDEO
Me precedentë të theksuar penale në vjedhje, në pranga 26-vjeçarja! Grabiti me dhunë 2 biznese dhe një person, farmacistja përpiqet ta ndalojë (EMRI)
Nga pamjet e publikuara nga policia, shihet sesi Rozita Sopoti vjedh paratë në një farmaci dhe përplaset fizikisht dhe me punonjësen teksa është përpjekur për ta ndaluar.
-
VIDEO
Banorët e Rrjollit në protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, punonjësi i sigurisë private godet me grusht të riun! 6 të shoqëruar
Një prej punonjësve të sigurisë private "Breçani Security" të punësuar nga Ulaj, ka qëlluar me grusht një djalë të ri, i cili proteston për të mbrojtur tokën e tij. Ky moment ka tensionuar më tej situatën që ka çuar dhe në përplasjen e banorëve me policinë.
-
VIDEO
‘Fundoset’ Unaza e Burrelit! 960 metra rreth 1.3 mln €. Banorët ngrenë supet: Këtu toka rrëshqet nga 2010-a (Por përse investon ARRSH?)
Autoriteti Rrugor Shqiptar, për këto 960 metra rrugë investoi rreth 1.2 milionë euro, ndërsa projekti u realizua nga Ulza” sh.p.k. Zona ka pasur precedentë rrëshqitjeje të dokumentuar me vendime dëmshpërblimi ndër vite nga Këshilli Bashkiak
-
VIDEO
Hetimet për AKSHI-n/ Thirret në SPAK vartësja e Ermal Beqirit! Biznesmeni regjistroi në emrin e saj jahtin luksoz
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po vijon hetimet lidhur me pasurinë dhe dyshimet për afera korruptive dhe përfshirje në grup kriminal në kuadër të dosjes së AKSHI-t.
Këtë të enjte SPAK ka thirrur për të dhënë deklarime Xhenila Tamizin, vartësja e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri.
Nga hetimet e mëparshme ka rezultuar se Ermal Beqiri ka regjistruar në emër të Tamizit një jaht luksoz të markës Predator 50 Skyfall, vlera e të cilit në treg shkon gati 1 mln euro.
-
VIDEO
Vodhi farmacinë në Durrës, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari!
-
VIDEO
Erion Braçe publikon videon nga rrugët e dëmtuara në njësinë 5 në Tiranë: Problem shumë i madh për banorët e zonës
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Erion Braçe ka treguar gropat në disa rrugë pas shkollës "Vasil Shanto" e deri te selia ku ndodhet KESH.
-
VIDEO
Juglindja 6 ditë në izolim, ARRSH: Pas studimit gjeologjik, do ripunohet projekti i aksit të ri Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën me intensitet të lartë në disa fronte, me synim zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së krijuar.
Aktualisht po punohet për heqjen e masave të dherave në të dy anët e rrugës ekzistuese, me qëllim hapjen e terrenit ku do të vendosen sondat për realizimin e studimit të detajuar gjeologjik dhe për vlerësimin teknik të zonës pas rrëshqitjes.
Paralelisht, me një mobilizim të shtuar të mjeteve të rënda, kanë nisur punimet për sistemimin e rrjedhës së lumit Shkumbin. Rrjedha po orientohet në krahun e majtë, për të krijuar hapësirën e nevojshme për ndërtimin e një rruge alternative përgjatë linjës hekurudhore.
-
VIDEO
U përplas disa ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë i moshuari në Vlorë! Dalin pamjet nga momenti kur automjeti ‘e fluturon’ në ajër
Hodaj u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, ku ndodhej në koma prej disa ditësh, por fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.