-
VIDEO
Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec/ Mësues, infermierë e mjekë detyrohen të ecin orë të tëra në këmbë për të shkuar në punë
Çdo ditë mësues, infermierë, mjekë, detyrohen të ecin me orë të tëra në këmbë për të arritur nëpër punët e tyre për shkak të shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec, e cila prej ditësh është e pakalueshme.
-
VIDEO
U kap me 1 mln euro në Kosovë, pezullohet nga detyra efektivi i Komisariatit nr.5! Paratë e krimit dyshohet se do i sillte në Tiranë
Një milion eurot e sekuestruara në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë dyshohet se po silleshin drejt Shqipërisë nga efektivi i policisë në Tiranë, Aurel Kaziu. 28-vjeçari është pezulluar nga detyra me vendim të Policisë së Shtetit, ndërsa cili Report Tv ka mësuar se transportin e mallrave nga Shqipëria në vende të ndryshme të Evropës Kaziu e kishte punë të dytë.
-
VIDEO
Aksident në Korçë, ‘Benzi’ përplas këmbësoren në vijat e bardha! E moshuara niset me urgjencë drejt spitalit
Një automjet tip 'Benz' ka përpasur një këmbësore në vijat e bardha në Korçë, duke e lënë të plagosur.
-
VIDEO
Shërbente si rrugë alternative pas bllokimit te 'Arra e Gurrës', vështirësohet qarkullimi i mjeteve në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh
Lëvizja e mjeteve po bëhet e ngadalësuar, ndërsa në këtë segment sapo ka mbërritur policia e qarkullimit të Korçës për të bërë hapjen totale të rrugës.
-
VIDEO
Aksident fatal te mbikalimi i Patokut, motoçiklisti humb jetën pas përplasjes me kamionin
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 14:00 pranë mbikalimit të Patokut në superstradën Milot-Fushë Krujë. Dyshohet se motoçiklisti ka qenë duke lëvizur në krahun e kundërt të rrugës kur është goditur nga një kamioni që lëvizte në drejtim të Lezhës, duke shkaktuar këtë aksident fatal.
-
VIDEO
ILD merr në dorë fatin e gjyqtares së GJKKO Irena Gjoka, kritika KLGJ-së që s’mori vendim
Tre javë pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk e pranoi nisjen e verifikimit për gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka, nëse është apo jo në kushtet e mos ushtrimit të detyrës për shkak të dyshimeve se nuk ka deklaruar një dënim në Greqi, dosja e magjistrates është marrë në dorë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. ILD ka vendosur nisjen e hetimit disiplinor. Vetë Gjoka mohon se ka pasur dijeni për dënimin dhe thotë se nuk ka kryer asnjë shkelje.
-
VIDEO
Ekskluzive/ I dha lëmoshë dhe e shtypi, shoferi s’pa fëmijën 7-vjeçar para mjetit! U përplas për vdekje nga dy makina, shoferja u largua (FOTOT)
Report Tv siguron imazhet ekskluzive të aksidentit tragjik të një dite më parë, që shënoi vdekjen e një fëmije 7-vjeçar, afër kthesës së Kamzës. I vogli ishte duke lypur, dhe fatkeqësisht, pa e parë që i kishte dalë para makinës, atë e shtyp shoferi i cili pak sekonda para i kishte dhënë lekë.
-
VIDEO
Shembja e rrugës në Librazhd-Lezhë, Drejtori i Planifikimit në ARRSH: S’japim dot një afat se kur do të hapet rruga! Kozeli: Kemi një mobilizim total
Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoriteti Rrugor Shqiptar, Indrit Koleci, ka folur mbi situatën në aksin Librazhd–Përrenjas, pas shembjes së ndodhur në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”.
-
VIDEO
Arsenal armësh dhe drogë në shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Përmet
3 armë zjarri, 300 fara kanabisi dhe municion luftarak u gjetën sot në shtëpinë e një 33 vjeçari i cili u arrestua nga policia e Përmetit në bashkëpunim me atë të Këlcyrës.
-
VIDEO
'Zona Librazhd-Prrenjas ka qenë gjithmonë problematike'! Inxhinieri për Report TV: Ja çfarë bënë rusët me projektin e hekurudhës në vitin 1955
Zona ku sot po shembet rruga në Librazhd-Prrenjas ishte konsideruar problematike që në vitin 1955. Sipas inxhinierit hidroteknik Fitim Ballo, projekti i asaj kohe për hekurudhën ishte menduar krejt ndryshe nga si është ndërtuar sot rruga. Ballo tregoi se projekti ishte hartuar nga rusët dhe shmangte pjesët e paqëndrueshme të terrenit.
-
VIDEO
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas/ Nisin punimet për hapjen e rrugës alternative
Report Tv ka siguruar pamjet me dron nga punimet që tashmë kanë nisur për hapjen e një aksi të ri, alternativë për zgjidhjen e qarkullimit pas daljes jashtë funksioni si pasojë e shembjes së aksit Librazhd-Prrenjas. Rruga e re është planifikuar të jetë rreth 1.3 kilometra dhe do të shtrihet buzë lumit Shkumbin, ku dhe kanë nisur punimet për devijimin e rrjedhës.
-
VIDEO
Vizita e Spiropalit në Kosovë/ Ministrja e Jashtme pritet në Presidencë nga Vjosa Osmani
Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj.