Militantët e Berishës i hedhin molotov autobotit të ujit te Ura e Lanës, mjeti përfshihet nga flakët

20 Shkurt, 20:34 | Përditesimi: 20 Shkurt, 20:35

Militantët e Sali Berishës i kanë hedhur molotov autobotit të ujit që ndodhej te Ura e Lanës, për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve të dhunshëm.

Automjeti është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht është bërë e mundur shuarja e zjarrit në kohë.

I.M/Shqiptarja.com