-
VIDEO
Shkelje me tenderin 4.1 mln €, SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci dhe 3 të tjerë! I çon për gjykim
Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci, zëvendësja e tij dhe dy persona të tjerë pritet të gjykohen në GJKKO për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. SPAK ka përfunduar hetimet për një tender 4.1 milionë euro të vitit 2021 dhe ka depozituar dosjen në Gjykatë.
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në segmentin rrugor Lezhë-Milot, plagosen 3 persona
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i mjeteve është rënduar ndjeshëm në të dyja kahët e rrugës, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.
-
VIDEO
Aksident i dyfishtë në aksin Elbasan-Librazhd, makinat përfundojnë të përmbysura
Një aksident rrugor është shënuar këtë të mërkurë në aksin Elbasan-Librazhd, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
-
VIDEO
Bulqizë/ Dhunoi fizikisht 51-vjeçarin dhe i dëmtoi makinën, arrestohet i riu! Në kërkim prej një viti! (EMRI)
Ndaj të riut, Dritan Tançi rëndojnë veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e PD/ Reagon Safe Journalists: Punonjësve të medias iu rrezikua jeta, një operator pësoi djegie të gishtërinjve
Safe Journalists ka shprehur shqetësimin serioz për incidentet e shkaktuara mbrëmjen e djeshme, ku operatorëve e gazetarëve iu rreziku jeta si pasojë e molotovëve, mjeteve piroteknike të hedhura, ujit dhe gazit lotsjellës.
-
VIDEO
Gjyqi në Hagë, avokati i Thaçit: Dënimi i tij do të përbënte padrejtësi historike, po kërkohet të rishkruhet historia e Kosovës
Avokati i Thaçit, Luka Misetiç, ka kritikuar ashpër qasjen e Prokurorisë në proces.
“Si mundet që drejtuesit e këtyre drejtorive të UÇK, të kishin kryer veprime dhe këto veprime të mos ishin në dijeni të eprorit të tyre Zyrapi? Akuza ka pasur frikë t’i konfrontojë dhe t’i rrëzojë dëshmitarët”, tha Luka Mishetiç.
Avokati tha se “dënimi i Thaçit do të përbënte një padrejtësi historike” dhe “po kërkohet të rishkruhet historia e Kosovës”.
“Nuk ka pasur prova për qëllimet që pretendon akuza”, shtoi ai duke theksuar se asnjë dëshmitar s’ka thënë diçka për krime lufte.
-
VIDEO
Projekti TID në Durrës, e moshuara në protestë: Unë nuk iki nga shtëpia, le ta shembin! Vetë shkruajnë e vetë vulosin, si nuk pyeti njeri për ne
Të shumtë janë dhe qytetarët e tjerë që protestojnë kundër bonusit të qirasë të parashikuar nga bashkia për banorët që do të shpronësohen. Ata nuk janë kundër zhvillimit, por kundër marrjes së banesave nga shteti dhe mossigurimit nga ana e tyre të një tjetër çatie.
-
VIDEO
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me energjinë elektrike në disa zona
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me energjinë elektrike në disa zona
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e PD, policia: Po punojmë për identifikimin e autorëve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë
Policia e Shtetit ka ndarë një reagim lidhur me protestën e dhunshme të Partisë Demokraitke gjatë së cilës u lënduan 16 punonjës. Policia thekson se u ka bërë vazhdimisht thirrje protestuesve për të mos përshkallëzuar në dhunë, por sulmet kanë vijuar.
-
VIDEO
Protesta për projektin TID në Durrës/ Qytetarët i marrin nga dora dosjen, përplasen fizikisht me drejtuesit të IMT-së
Gjatë protestës së qytetarëve të Durrësit lidhur me projektin TID, një përplasje e dhunshme është regjistruar dhe me drejtuesin e IMT në Durrës Ilir Ngresi.
Ky i fundit gjatë kohës që bisedonte me qytetarët, është përballur me revoltën e tyre për bonusin e qirasë që do të marrin banorët nga bashkia pasi t’iu shemben shtëpitë për realizimin e projektit. Njëri prej qytetarëve i ka marrë dosjen Ilir Ngresit nga duart. Dosjen më pas e ka marrë një prej personave që e shoqëronte, i cili u konfliktua dhe fizikisht me një qytetar.
-
VIDEO
Projekti TID në Durrës/ Banorja përplasje me anëtarët e Këshillit Bashkiak në mbledhje, anëtarët e opozitës largohen, u bashkohen jashtë protestuesve
Pas shumë debateve, një përfaqësuese e banorëve të Durrësit është lejuar për tu futur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Durrës. Flutura Kasa, anëtare e PS-së ka debatuar me banoren duke i kërkuar që të mos flasë deri sa t’i vijë radha për shqyrtim pikës së 13-të.
Sakaq, anëtarët e PD-së kanë kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar në polici.
“A do vazhdojmë me këtë logjikën tuaj, që njerëzit protestojnë me të drejtat e tyre dhe ju i çoni në polici? A ka mundësi të ndërhyni që ata çunat që i ka marrë policia të lirohen apo ta kthejmë përmbys këtë sallë?”, tha anëtari i PD Dritan Burgija.
Ata kanë braktisur sallën për t’iu bashkuar qytetarëve që po protestojnë kundër projektit TID. Sakaq, mbledhja tashmë është ndërprerë pasi vetëm me praninë e këshilltarëve të PS-së, nuk plotësohet kourumi.
-
VIDEO
Protestat kundër resortit të Ulajt, banorët e Rrjollit takohen me Benet Becin: Na tha që s'ka kompetenca, do i drejtohemi ambasadës së SHBA
Banorët thanë se kryebashkiaku Beci u ka treguar se nuk ka asnjë kompetencë për atë zonë dhe se u ka kërkuar banorëve të bëjnë një kërkesë me shkrim për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm për lejen e ndërtimit të lëshuar për Bashkim Ulajn.