Projekti TID në Durrës/ Banorja përplasje me anëtarët e Këshillit Bashkiak në mbledhje, anëtarët e opozitës largohen, u bashkohen jashtë protestuesve

10 Shkurt, 13:52 | Përditesimi: 10 Shkurt, 13:52

Pas shumë debateve, një përfaqësuese e banorëve të Durrësit është lejuar për tu futur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Durrës. Flutura Kasa, anëtare e PS-së ka debatuar me banoren duke i kërkuar që të mos flasë deri sa t’i vijë radha për shqyrtim pikës së 13-të.

Sakaq, anëtarët e PD-së kanë kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar në polici.

“A do vazhdojmë me këtë logjikën tuaj, që njerëzit protestojnë me të drejtat e tyre dhe ju i çoni në polici? A ka mundësi të ndërhyni që ata çunat që i ka  marrë policia të lirohen apo ta kthejmë përmbys këtë sallë?”, tha anëtari i PD Dritan Burgija.

Ata kanë braktisur sallën për t’iu bashkuar qytetarëve që po protestojnë kundër projektit TID. Sakaq, mbledhja tashmë është ndërprerë pasi vetëm me praninë e këshilltarëve të PS-së, nuk plotësohet kourumi.

I.M/Shqiptarja.com