-
VIDEO
'Grabitje tokash në Lushnjë'- Braçe publikon pamjet: Policia po shpërdoron detyrën duke dalë kundër ligjit
Në fshatin Imshtë të njësisë Bubullimë në Lushnje, sipas deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe, po ndodh një grabitje e tokës publike për ndërtimin e një parku fotovoltaik.
Duke ndarë pamje nga protesta e banorëve dhe përballja e tyre me policinë, Braçe akuzon këtë të fundit se “po vepron si përmbaruese e grabitjes së tokës”. Në videon e publikuar prej tij, shihet një person që u thotë bujqve “boll bërtitët”, për të cilin deputeti thotë se është “agai i ri” që synon të ndërtojë panele fotovoltaike në këtë zonë.
Sipas Braçes, toka në fjalë shtrihet nga buza e lumit Seman deri te argjinatura dhe ligji “Për burimet ujore” e përcakton qartë si tokë lumi, pra tokë publike, të patjetërsueshme dhe të paparashkrueshme.
-
VIDEO
Rrëshqitje dheu në aksin Qukës-Qafë Plloçë, fatmirësisht s’ka bllokim të qarkullimit! Reagon ARRSH: Rruga është totalisht e hapur
Në orët e para të mëngjesit të kesaj të diele janë evidentuar rrëshqitje të dheut përsëri në aksin rrugor Qukës-Qafë Pllocë, por fatmirësisht nuk janë evidentuar bllokime të rrugës.
Pastrimi i segmentit ku ka pasur rrëshqitje është kryer që në orët e para të mëngjesit, ndërsa aktualisht kompania kontraktore po merret me pastrimin dhe rregullimin e skarpatës për të evituar rrëshqitje të tjera të mundshme të dheut.
-
VIDEO
Të dehur në timon dhe tentativë për të korruptuar efektivët, Policia e Durrësit arreston 5 shoferë
Policia e Durrësit ka arrestuar 5 shoferë automjetesh, pasi janë kapur në gjendje të dehur në timon, teksa dy prej tyre kanë tentuar edhe korruptimin e efektivëve.
-
VIDEO
Po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës prej 2700 euro, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë
Dy persona janë arrestuar nga policia pasi u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.
Arselajd Morina 24 vjeç dhe Illzon Vllacaj 22 vjeç, të dy banues në Kukës, iu kishin marrë emigrantëve nga 2700 euro me premtimin se do t’i transportonin në Francë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celulare.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
-
VIDEO
Merr fund izolimi disa-ditor, hapet rruga që lidh fshatrat Matogjin dhe Bashaj në Vlorë
Ka përfunduar hapja e rrugës që lidh fshatin Matogjin me Bashajn, e cila ishte bllokuar prej rrëshqitjes së dherave si pasojë e motit të keq.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se për shkak të shembjes së masivit të dheut, fshati Bashaj ishte izoluar për disa ditë nga pjesa tjetër e zonës, pa asnjë mundësi lëvizjeje për banorët.
Prej më shumë se dy javësh, forcat xheniere të ushtrisë kanë qenë në terren, duke punuar intensivisht për hapjen e një aksi alternativ.
Aktualisht, rruga ka përfunduar, por gjatë kësaj jave pritet të mbërrijë dhe të montohet ura metalike pranë një përroi, e cila do ta bëjë aksin plotësisht të kalueshëm dhe më të sigurt për banorët e zonës.
-
VIDEO
‘Kurum’/ Prokuroria e Durrësit lëshoi 33 urdhër-arreste, Rama: Lajthitje, i futën të gjithë në një thes
Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për urdhër-arrestet që Prokuroria e Durrësit nxori pak ditë më parë, për përgjegjësit për mbetjet e rrezikshme të Kurum, të cilat pasi u kthyen nga Tajlanda, vijojnë të qëndrojnë në Porto Romano.
Gjatë fjalës në podkastin e tij ‘Flasim’, Rama u shpreh se vendimi i prokurorit që preu këto urdhër-arreste ishte i padrejtë, pasi sipas tij, çështja në fjalë nuk përmbush asnjë kusht të drejtësisë demokratike për masën ‘arrest me burg’ ndaj 33 personave.
Rama ‘u preu shpresat’ atyre që sipas tij pretendojnë se ‘lajthitjet’ e drejtësisë së re do të ndihmojnë opozitën për të ardhur në pushtet. Kjo pasi sipas kryeministrit, ai që vendos është vetëm populli shqiptar përmes votë
-
VIDEO
‘Paraburgimi një plagë’, Rama: Jemi të vendosur të ndërhyjmë, po punojmë me partnerët europianë
Kryeministri Edi Rama është shprehur se paraburgimi pa kriter në Shqipëri është një plagë që duhet të marrë fund.
Komentet Rama i bëri në podkastin e tij ‘Flasim’, ku tha se qeveria është e vendosur të ndërhyjë për ta ndryshuar këtë situatë dhe për këtë sipas tij, po punohet edhe me partnerët europianë.
Po ashtu Rama foli edhe për amnistinë penale, teksa tha se do të lirohen menjëherë 447 persona nga burgjet dhe do të ketë ulje dënimi për qindra të tjerë.
-
VIDEO
Kërkesa për rritje pagash: Rama-gjyqtarëve: Nuk mund të keni rritje të përhershme, mos kërkoni qiqra në hell
Kryeministri Edi Rama ka folur dhe njëherë për debatin me gjykatësit lidhur me kërkesën e këtyre të fundit për rritje të pagave. Rama tha se nuk do të ndodhë që gjyqtarët të marrin rritje të pagave mbi gjithë të tjerët duke përmbysur rendin.
Me një vendim të Këshillit të Ministrave, pagat për 144 mijë punonjës të administratës u indeksuan me 2.5% Paga referuese për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë shkon 156.825 lekë/ muaj.
-
VIDEO
Hapja e TikTok, Rama: Nuk është dorëzim, kemi vendosur mekanizma të reja sigurie dhe filtra për mbrojtjen e fëmijëve
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave për hapjen e Tik Tok, duke theksuar se ky vendim erdhi pas vendosjes së filtrave dhe mekanizmave të reja mbrojtës.
Komentet Rama i bëri në podkastin e tij ‘Flasim’, ku tha se Shqipëria vendosi një komunikim konstruktiv me Tik-Tokun për rritjen e parametrave të sigurisë, teksa shtoi se vendi ynë nuk është në gjyq me këtë platformë.
-
VIDEO
Rama: Ftova Papa Leone XIV për vizitë në Shqipëri, u shpreh shumë i interesuar
Kryeministri Edi Rama është shprehur se e ka ftuar Papa Leone XIV për të vizituar Shqipërinë, për të qenë i pranishëm ‘në festën e madhe të komunitetit katolik, për 130 vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë nga Papa Leo XIII, mbrojtësja e Shqipërisë, Regina Di Albania’.
-
VIDEO
Mish dhe produkte bulmeti që tregtoheshin në mes të baltës, AKU dhe Policia aksion në tregun informal të Milotit
Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar sasi mishi dhe produktesh bulmeti, të cilat tregtoheshin në mënyrë të paligjshme, të ekspozuara në mes të baltës dhe pa asnjë standard sigurie ushqimore, duke përbërë rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.
-
VIDEO
Vlorë/ Aksident në Lungomare, motori elektrik përplaset me një makinë, plagoset i riu
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit elektrik ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.