-
VIDEO
Zbulohet laboratori i ekstazisë në Tiranë, pranga xhaxhait e nipit
Banesa e tyre ishte kthyer në një lloj laboratori për prodhimin e ekstazisë që shitej në lokalet e natës. Policia sekuestroi edhe 2200 tableta MDMA dhe 2 celularë.
-
VIDEO
Shkrumbohet nga zjarri një makinë në Vlorë
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë vendit të njohur si “Te Rrapi”.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer papritur, ndërsa flakët kanë shkrumbuar një pjesë të madhe të mjetit.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Report TV ka sjellë pamje nga vendngjarja, ku duken flakët që kanë përfshirë automjetin.
-
VIDEO
Protestë kundër TID Durrës/ Banorët duan dialog të drejtpërdrejtë me bashkinë, kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor
-
VIDEO
Zjarri i dytë brenda javës në Qafën e Luadhit në Llogara, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme
Brenda një jave është hera e dytë që kjo zonë digjet. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
-
VIDEO
Qeveria hapi TikTok-un, por filtrat ende nuk janë vendosur: Plan kombëtar ndërgjegjësimi
Qeveria njoftoi zyrtarisht se ka rihapur TikTokun, por mekanizmat e sigurisë janë ende duke u diskutuar me përfaqësues të kompanisë. Në Gjykatën Kushtetuese, ku u shqyrtua padia për mbylljen e rrjetit 1 vit më parë, përfaqësuesi i kryeministrisë konfirmoi se palët kanë dialoguar për vendosjen e disa filtrave, mes të cilave edhe disa shprehje problematike në gjuhën shqipe, detaje të cilat do të shpallen gjatë muajit shkurt, bashkë me një plan sensibilizimi të gjerë.
-
VIDEO
Belsh/ Po kërkonte kunatën dhe u rrëzua në oborrin e banesës së saj, 65-vjeçarja vdiq pas sulmit nga qeni! Vuante dhe nga diabeti
Sipas fqinjëve, 65-vjeçarja është rrëzuar pranë qenit në oborr dhe në atë moment është sulmuar nga qeni, që në ato momente ka qenë i lidhur. Fqinjët tregojnë gjithashtu se viktima vuante nga sëmundja e diabetit dhe nga varicet.
-
VIDEO
E mori rrjedha e përroit pas aksidentit në Klos, ministri Vengu: Nuk do ndalim operacionin për gjetjen e 30-vjeçarit
Kërkimet për 30-vjeçarin Jurgen Karaj janë zhvilluar pa ndërprerje për 26 ditë rresht në shtratin e lumit dhe zonat përreth, por ende nuk ka ndonjë shenjë që të çojë në gjetjen e tij. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se operacioni do të vijojë.
-
VIDEO
Familja shqiptare u shua në Itali, i afërmi: E morëm vesh lajmin nga televizori, kanë qenë të mrekullueshëm
Report Tv ka shkuar në shtëpinë e familjes Kola në fshatin Grysh të Peqinit. Dera e shtëpisë është gjetur e mbyllur ndërsa të afërmit e tyre ishin të tronditur për humbjen e thellë.
Kushëriri i Arti Kolës 48 vjeç, tregon se lajmin e trishtë e dëgjuan nga televizori ndërsa tregon se i vëllai i 48-vjeçarit, i kishte telefonuar dhe askush prej familjes nuk e hapte telefonin. Më pas ai kishte njoftuar karabinierët dhe kur kishin hyrë në shtëpi, i gjetën të vdekur.
-
VIDEO
Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi tre orë në SPAK: U thirra si person në dijeni për një çështje
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ishte për 3 orë sot në SPAK, ku është marrë në pyetje si person në dijeni për një çështje.
-
VIDEO
Rama në Vatikan, pritet në audiencë nga Papa Leone! Fokusi i bisedës, situata në Ballkan dhe integrimi i Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vatikan, në ditën e dytë të vizitës, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij. Kreu i qeverisë u prit në audiencë nga papa Leone i 14-të në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik, ndërsa pritet të vizitojë edhe vendvarrimin e Papa Françeskut.
-
VIDEO
Tiranë/ Autor i 150 vjedhjeve në kryeqytet, arrestohet i mituri! Në pranga edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor
Një djalë i mitur është arrestuar nga Policia e kryeqytetit si autor i dyshuar 150 vjedhjeve gjatë 2 viteve të fundit.
-
VIDEO
Tirana nën ‘pushtetin’ e parkimeve dyshe, shoferët nuk i tremben as burgut!
Nëse parkon makinën dysh dhe ke bllokuar qarkullimin e mjeteve të emergjencës, policisë dhe institucioneve të rëndësishme, rrezikon deri në 1 vit burg, dhe jo thjesht një gjobë të policisë rrugore. Në pak ditë pritet të hyjë në fuqi ndryshimi i Kodit Penal, por shoferët nuk i tremben burgut dhe vijojnë të parkojnë dysh në rrugët e Tiranës.