Familja shqiptare u shua në Itali, i afërmi: E morëm vesh lajmin nga televizori, kanë qenë të mrekullueshëm

5 Shkurt, 16:05 | Përditesimi: 5 Shkurt, 16:05

Report Tv ka shkuar në shtëpinë e familjes Kola në fshatin Grysh të Peqinit. Dera e shtëpisë është gjetur e mbyllur ndërsa të afërmit e tyre ishin të tronditur për humbjen e thellë.

Kushëriri i Arti Kolës 48 vjeç, tregon se lajmin e trishtë e dëgjuan nga televizori ndërsa tregon se i vëllai i 48-vjeçarit, i kishte telefonuar dhe askush prej familjes nuk e hapte telefonin. Më pas ai kishte njoftuar karabinierët dhe kur kishin hyrë në shtëpi, i gjetën të vdekur.

I.M/Shqiptarja.com