-
VIDEO
Ekskluzive/ Qeveria gati Amnistinë Penale; ja kush përfiton lirinë, ulje të dënimit dhe shpëton nga hetimi! 1400 të burgosur e 9000 nën akuzë, jo subjektet e SPAK
I premtuar prej kohësh nga Ministria e Drejtësisë Report Tv ka zbuluar draftin e amnistisë që mund të ndryshojë fatin e mijëra të dënuarve apo në proces hetimi dhe gjykimi për vepra të ndryshme penale. Ja kush do të lirohet plotësisht, kush përfiton ulje dënimi dhe cilat krime përjashtohen nga ndjekja penale.
-
VIDEO
Arrestohet 17-vjeçari në Korçë, plagosi me thikë emigrantin 34-vjeçar
34-vjeçari ka marrë dëmtime në dorë, por nuk ka rrezik për jetën. Konflikti i cili degradoi në përdorimin e thikës, mendohet të ketë buruar nga një tjetër i mëparshëm.
-
VIDEO
“Rruga është më keq se në 1964-ën”- Banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës sërish në protestë, Policia nis hetimet ndaj 3 personave
Edhe pasi dje policia nisi hetimet ndaj 3 personave, banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme, ku kanë kërkuar për të disatën herë shtrimin e rrugës.
-
VIDEO
Mbi 1 vit në Porto Romano, çfarë do ndodhë me 2800 ton mbetjet e rrezikshme të Kurum? Ekzekutohen 20 masa sigurie nga 33
Analizat e mbetjeve të Kurum në një laborator në Itali në dhjetor të 2025-ës zbuluan se janë të rrezikshme. Tani pritet të shihet se si do të reagojnë autoritetet për t’i asgjësuar. Administratorët turq të Kurum janë në kërkim, si dhe pronarja e kompanisë Sokolaj që i eksportoi drejt Tajlandës.
-
VIDEO
Korçë/ Ndihmonin emigrantët të kalonin ilegalisht kufijtë, 3 të arrestuar nga Sudani! Njëri prej tyre ishte dëbuar më parë nga Shqipëria për të njëjtën vepër
Policia e Korçës ka goditur dy 2 raste kundër dhënies ndihmë emigrantëve, për të kaluar kufijtë ilegalisht.
-
VIDEO
Me masë për mbetjet e ‘Kurum’, në detyrë tek agjencia e arsimit, PD: Arta Dollani, modeli i degradimit të institucioneve
PD e ka cilësuar masën e sigurisë të lëshuar për Arta Dollanin, si degradim të institucioneve. PD i referohet faktit që ish-drejtuesja në hetim, është sot në krye të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar.
-
VIDEO
‘Në timon nën efektin e alkoolit’, Rrugorja e Gjirokastrës me dorë ‘të hekurt’: 2 mijë gjoba të vendosura gjatë janarit
Policia Rrugore e Gjirokastrës ka bërë bilancin e muajit janar. Gjatë kësaj periudhe ata njoftojnë se kanë vendosur 2436 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ku
përfshihen masat për mosvënien e rripit të sigurimit, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara etj.
Po ashtu bëhet me dije se tre drejtuesve iu është pezulluar leja e drejtimit, teksa për dy të tjerë kanë nisur hetimet në gjendje të lirë.
-
VIDEO
Paraburgimi alarm në Shqipëri, KiE propozon: Për disa vepra të hiqet, vlerësim periodik dhe me prova! Gjykatat të argumentojnë ‘pse masa alternative s’vlen’
Kritere dhe kushte të vendosura qartë se kur duhet marrë një masë sigurie arrest me burg, ndryshime ligjore që përcaktojnë një numër veprash penale për të cilat nuk mund të vendoset paraburgimi, detyrimin e gjykatave që të shikojnë masat alternative si prioritare etj. Këto janë propozimet e para të bërë nga ekspertë ndërkombëtarë për të adresuar problematikën me shifrat e paraburgimit në vend.
-
VIDEO
Banorët e Velipojës vijojnë rezistencën kundër resortit luksoz të Bashkim Ulajt, përplasje me policinë
Në të tretën ditë, banorët e Rrjolit të Shkodrës po vijojnë protestën kundër ndërtimit të resortit luksoz të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulaj. 25 banorët që u shoqëruan një ditë më parë, janë liruar dhe janë rikthyer sërish në protestë me banorët e tjerë.
-
VIDEO
Kuvend/ PS heq nga rendi i ditës projektvendimin për zhbërjen e barazisë në ‘Territoriale’! Balla: Darka pati habere të mira
Partia Socialiste pranoi të heqë nga rendi i ditës propozimin e tyre për zhbërjen e formulës së barazisë mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin e Reformës Territoriale.
-
VIDEO
Lungomare e Vlorës ‘zhytet në terr’, punimet për ujësjellësin dëmtojnë linjat elektrike
Mbrëmjen e sotme ka pasur sërish probleme me energjinë elektrike në zonën e Lungonares në Vlorë, pasi punimet për ujësjellësin e qytetit kanë dëmtuar linjat elektrike.
-
VIDEO
Makina përplas motorin pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset shoferi
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë mbikalimit të Shkozetit ku një makinë ka përplasur një motor