-
VIDEO
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, vijon turi i deputetëve për sigurinë në gjykata! Bledi Çomo inspektim në GJKKO, shoqërohet nga gjyqtari Erion Bani
Deputeti socialist, Bledi Çomo ka kryer inspektim në Gjykatën e Posaçme, lidhur me çështjet e sigurisë. Çomo, gjatë inspektimit ishte i shoqëruar nga gjyqtari Erion Bani.
-
VIDEO
Po transportonin dy emigrantë të paligjshëm! Arrestohet 41-vjeçari në aksin Kashar-Thumanë, në kërkim organizatori që mori 5 mijë euro
41-vjeçari, shtetas maqedonas u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, teksa transportonte 2 emigrantë të paligjshëm. Ndërkaq, 33-vjeçari, i shpallur në kërkim, ishte organizatori i këtij rasti, i cili dyshohet se iu ka marrë emigrantëve nga 2500 euro, me premtimin se do t’i transportonte në Itali.
-
VIDEO
Mbahet seanca paraprake në GJKKO për dosjen Veliaj, i pranishëm edhe kryebashkiaku i Tiranës
SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Një ditë më parë GJKKO i rrëzoi Veliajt kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë.
-
VIDEO
E përplasi makina, humoristi Nexho Shabani jashtë rrezikut për jetën! Arrestohet shoferi
Shoferi 74-vjeçar përplasi aktorin, i cili po lëvizte me biçikletë, mbrëmjen e së dielës. Humoristi ndodhet në reanimacion pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe këmbë, por jashtë rrezikut për jetën
-
VIDEO
Kush e rrëmbeu Bleona Matën? ‘Pa Gjurmë’ sot i jep një përgjigje nënës Bukurie Veizi! Sot në 16:00 në ekranin e Report Tv
Dëshmia e fundit në Pa Gjurmë ka hapur një pistë të re mbi zhdukjen e Bleona Mata.
Një dëshmitar rrëfen se më 22 maj 2010, vogëlushja dyshohet se u rrëmbye nga një çift nga Vlora.
Ekskluzivisht, Pa Gjurmë sjell imazhin e një vajze që sot është 21 vjeçe.
-
VIDEO
Atentati në Lezhë, shënjestër dyshohet anëtari i Nikulajve! Mbeti i plagosur bashkë me pronarin e berberhanes ku ndodhi sulmi, 3 atentatorët shkuan me 'Audi'
3 vite më parë, biznesmeni Ardian Nikulaj mbeti i vrarë në lokalin e tij në Shëngjin. Bashkë me 30-vjeçarin Sokol Daci që mbeti i plagosur gjatë një shkëmbimi të dyshuar me armë zjarri në berberhanen në Rrilë të Lezhës, mendohet të jetë lënduar edhe një anëtar i Nikulajve. Ai dyshohet të ketë qenë shënjestra e sulmit. 30-vjeçari i lënduar u dërgua në Spitalin e Traumës, ndërsa për të plagosurin tjetër vijojnë kërkimet.
-
VIDEO
Aksident rrugor në Vlorë, kamioni del nga rruga dhe përfundon në breg të detit, një i lënduar
Një kamion ka rënë në breg të detit prapa tunelit te Uji i Ftohtë në Vlorë.
Burime për Report TV thonë se brenda automjetit gjendej drejtuesi i mjetit, Përparim Kapaj. Ky i fundit shihet duke marrë ndihmën e parë nga policia që e transporton me barelë. Ai është dërguar drejt spitalit për kujdes të mëtejshëm mjekësor.
Nga pamjet duket se kamioni ka dalë nga rruga dhe ka thyer barrierat mbrojtëse duke përfunduar në pjesën me gurë.
-
VIDEO
Kadastra e Vlorës mbyllet përfundimisht dhe zhvendoset në kryeqytet, punonjësit që protestuan transferohen në Tiranë e Fier
Zyrat e Kadastrës në Vlorë janë mbyllur përfundimisht. E gjithë drejtoria është zhvendosur në Tiranë ndërsa një pjesë e stafit është transferuar në kryeqytet dhe një pjesë në Fier. Shërbimi do u ofrohet qytetarëve online.
-
VIDEO
Atentati në Lezhë, ekspertët rikthehen në vendngjarje! Marrin gjurmët e gjakut për të kryer ADN, do shihet nëse ka pasur tjetër person të plagosur
Ekspertët e policisë janë rikthyer sërish paraditen e kësaj të hëne në fshatin Rrilë të Lezhës, pranë biznesit ku ndodhi atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Ekspertët po marrin gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes, të cilëve do t’iu bëhet ADN për të parë nëse kemi të bëjmë me një person tjetër të plagosur dhe identitetin e tij. Ndërkohë, nga të shtënat, 4 plumba kanë prekur dhe dy biznese të tjera përballë berberhanes, por fatmirësisht personat që ndodheshen brenda kanë shpëtuar mrekullisht.
-
VIDEO
Banorët e fshatit Luz në protestë për rrugën e shkatërruar: Këtu kalojnë kamionë, u rrezikohet jeta fëmijëve! Të rregullohet përpara se të bëhet ndonjë katastrofë
Segmenti është pjesë e Unazës së Madhe të qytetit dhe prej vitesh struktura ka degraduar pasi aty kalojnë të gjitha mjetet e tonazheve të rënda të fabrikave të çimentove, guroreve e të tjera. Sot lëvizja e tyre është devijuar përmes Fushë-Krujës duke rënduar trafikun në qytet.
-
VIDEO
Kishte përshtatur dy banesa për kultivim kanabisi, pranga 46-vjeçarit në Vaun e Dejës (EMRI)
Gjergj Goli akuzohet si bashkëpuntor për përshtatjen e dy banesave për kultivimin e kanabisit. Nga këto dy ambiente, disa javë më parë, u sekuestruan 583 bimë narkotike kanabis, rreth 7.5 kg kanabis. Gjithashtu, u sekuestruan 307 pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
-
VIDEO
Plagosje me armë zjarri në Rrilë të Lezhës, një i plagosur
Plagosja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Rrilës. I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa policia po heton ngjarjen.