-
VIDEO
Rruga e fshatit Luz në gjendje të mjerueshme, banorët në protestë për herë të tretë: Asnjë reagim nga shteti, nuk do ndalemi derisa të ketë zgjidhje
Banorët sot e mbajten të bllokuar rrugën për mbi një orë. Ata deklarojnë se do i vijojnë protestat, madje do i përshkallëzojnë nëse nuk ndërhyhet seriozisht për rikonstruksionin e saj.
-
VIDEO
AUDIO/ Brenda diskutimit të GJK për pagat e gjyqtarëve, Dokollari: Pritëm zgjedhjet po s’na doli...
Përfaqësuesit e Unionit të gjyqtarëve që kanë mbrojtur në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e tyre për ndryshimin e formulës së përllogaritjes së pagave të tyre, për t’i rritur ndjeshëm ato, kanë dhënë dhe argumenta që shkojnë përtej arsyetimeve juridike gjatë debateve në seancë.
Njëri prej tyre, Genti Dokollari, ka shpjeguar se zgjedhja e tyre për të bërë ankimin, gati dy vjet pas ndërhyrjes ligjore nga ana e qeverisë dhe parlamentit, kishte qenë taktike. Duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në mars të vitit të kaluar, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, synimi sipas tij kishte qenë që të shmangte presionin e qeverisë mbi çështjen, me shpresën dhe të një ndryshimi politik në drejtimin e vendit. “Por llogaritë nuk an dolën”, deklaroi ai.
Report TV ka siguruar diskutimet në seancën gjyqësore, ku Dokollari jep shpjegimet e tij.
-
VIDEO
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë
16 emigrantë të paligjshëm të nacionaliteteve të ndryshme janë ndaluar nga Policia e Korçës, teksa fshiheshin në një ndërtesë të braktisur pranë Teqesë së fshatit Qatrom.
-
VIDEO
Aksident në Pukë/ ‘Audi’ humb kontrollin, përfundon i përmbysur 10 m poshtë rrugës
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Pukë-Qelëz. Shoferi 49-vjeçar u dërgua në spitalin e Shkodrës për ndihmë të specializuar.
-
VIDEO
Bashkim Ulaj rikthen fadromat për ndërtimin e resortit luksoz në Velipojë, banorët në protestë: Na ka grabitur pronat, do bllokojmë rrugën
Në Velipojë, aty ku Bashkim Ulaj ka marrë lejen për të ndërtuar resortin turistik janë rikthyer protestat. Banorët pretendojnë se biznemeni u ka grabitur tokat, ndaj kërkojnë të ndalojnë punimet derisa të shprehet gjykata.
-
VIDEO
Berat/ Shisnin kokainë dhe kanabis në doza, në pranga 40-vjeçari! Nis hetimi për bashkëpunëtorin
Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë pasi shisnin kokainë dhe kanabis në doza.
-
VIDEO
Hakmarrja që për pak i kushtoi jetën të riut në Lezhë, i afërmi i Ardian Nikulajt zhduket pas breshërisë së plumbave në berberhane! Burrat e fisit i druheshin një atentati
Shënjestër e atentatit në berberhanen në Rrilë të Lezhës, nuk ishte pronari, por një klient që ai po i priste flokët. Merando Nikulaj 21-vjeçar dyshohet se u plagos në këmbë por u largua dhe policia nuk e ka gjetur në asnjë spital. Ai është nipi i Ardian Nikulajt të vrarë 3 vite më parë në Shëngjin, pasojë e hakmarrjes me fisin Nikulaj. Atentatorët s’janë identifikuar, por në dështimin e planit të tyre ndikoi një polic që po qethej në berberhane, i cili iu kundërpërgjigj me armë.
-
VIDEO
I shpëtoi masiveve shkëmbore në aksin Librazhd-Qafë Thanë, flet shoferi: Do të kisha vdekur, rrëshqitjet ndodhën prej punimeve në autostradë
Safet Duka thotë se rrëshqitja e shëmbinjve dhe dherave ndodhi si pasojë e punimeve që po zhvillohen në pjesën e sipërme të këtij aksi, për zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë dhe jo reshjet e shiut apo ujërat nëntokësorë e lagështinë në zonë.
-
VIDEO
U kap duke vjedhur, pranga 25-vjeçarit në Kavajë! Kishte tentuar të grabiste edhe në dy banesa të tjera
25-vjeçari u kap nga efektivët e policisë, sapo kishte vjedhur 5 ora dhe 3 unaza në një banesë tjetër. Më 1 shkurt, ai kishte tentuar të vidhte në dy banesa në fshatin Blerimaj.
-
VIDEO
Seanca paraprake në GJKKO/ Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares dhe u largua nga salla! Avokatja: S’kemi konsultuar të gjitha aktet hetimore! E radhës më 9 shkurt
Avokatja kryesisht Valentina Teodoresku u shpreh se taksia e priti vetëm një orë në paraburgimin e Durrësit, ndaj nuk pati më shumë kohë të konsultonte me kryebashkiakun aktet hetimore. Veliaj është larguar nga seanca me pretendimin se nuk është dëgjuar nga trupi gjykues.
-
VIDEO
“Shumë e frikshme, shyqyr që shpëtoi!” Qytetarët flasin pas aksidentit në Vlorë: Po të ishte sezoni i verës, kushedi sa do të kishin vdekur
Disa qytetarë në Vlorë kanë parë aksidentin në zonën e Kalasë, prapa tunelit të Ujit të Ftohtë. Ata përshkruajnë për Report TV ndjesitë e të dëshmuarit aksidentin e frikshëm, ku kamionçina doli nga rruga dhe ra nga një lartësi prej 7 metrash duke përfunduar në breg të detit.
-
VIDEO
Bashkim Ulaj rikthen fadromat për ndërtimin e resortit luksoz në Velipojë, banorët në protestë: Na ka grabitur pronat, do bllokojmë rrugën
Botuesi dhe biznesmeni Bashkim Ulaj ka rikthyer fadromat për të ndërtuar resortin luksoz “Blue Borgo” në kufi me zonën e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë. Ky projekt prej një viti po has me kundërshtinë e banorëve të zonës, të cilët hedhin akuza ndaj botuesit pranë familjes Berisha, se u ka rrëmbyer pronat.