-
VIDEO
Protesta e kamionistëve në Maqedoninë e Veriut, vijojnë hyrjet e mjeteve të rënda në Qafë Thanë
Pavarësisht grevës së njoftuar nga Shoqata e Kamionistëve të Maqedonisë së Veriut për pezullimin e qarkullimit të mallrave në disa vende të Ballkanit Perëndimor dhe BE, në doganën e Qafë Thanës, ka pasur hyrje të pakta të kamionëve dhe mjeteve të tjera të transportit të mallrave.
-
VIDEO
“Paraburgimi po grryen besimin te Drejtësia”- Ministri Lamallari: Gjysma e personave që ndodhen në qeli janë pa një vendim të formës së prerë! Kjo duhet të ndryshojë
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, teksa foli për sistemin e Drejtësisë, është shprehur se një shqetësim shumë i madh është numri i lartë i të paraburgosurve.
-
VIDEO
Ceremonia e vitit të ri gjyqësor, Sadushi: Drejtësi e pavarur dhe e përgjegjshme, mbështetje nga pushteti legjislativ e ekzekutiv! Njofton tre angazhimet kryesore
Në Gjykatën e Lartë po mbahet ceremonia e hapjes së vitit të ri gjyqësor. Kryetari Sokol Sadushi tha se drejtësia duhet të jetë e pavarur dhe e përgjegjshme, dy standarde që i theksoi fort. Ai kërkoi mbështetje nga pushteti legjislativ e ekzekutiv, por edhe nga qytetarët për të përmbushur misionin.
-
VIDEO
10-vjetori i reformës në drejtësi, presidenti Begaj: Ishte përgjigja ndaj një krize të thellë besimi, këtë vit duhet të kalojmë në drejtësi funksionale
Në fjalën e tij në Gjykatën e Lartë për çeljen e vitit të ri gjyqësor, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u ndal te 10-vjetori i reformës në drejtësi. Ai vlerësoi arritjet e reformës duke u shprehur se i ka bërë qytetarët të besojnë se epoka e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.
-
VIDEO
Nëndeklarimi/ Malaj: 25% e kompanive të ndërtimit paguajnë paga 400-500 €, ato që s’kanë reflektuar do jenë subjekt kontrolli
Rreth 25% e punonjësve të ndërtimit deklarohen me paga 40–50 mijë lekë, 22% me paga 50–70 mijë lekë, ndërsa vetëm 7% rezultojnë me paga mbi 120 mijë lekë. Ministri theksoi se këto shifra nuk përputhen me realitetin e tregut
-
VIDEO
“Duhet llogaridhënie”- Ministri Lamallari: Pavarësia e Drejtësisë s’mund të përdoret për mosveprim, zvarritje apo mungesë përgjegjshmërie
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është shprehur se pavarësia e sistemit të Drejtësisë nuk do të thotë që mund të përdoret për mosveprim apo për zvarritje të çështjeve.
“Përtej solemnitetit të këtij momenti e cilësoi këtë forum tejet të rëndësishëm. Hapja e vitit të ri gjyqësor është një moment përgjegjësie. Është momenti kur drejtësia të shohë veten në pasqyrë dhe të pyesë ‘a po u shërbejmë qytetarëve në mënyrë të drejtë dhe të ndershme?’. Tema e kësaj ceremonia na fton në një reflektim të tillë që nuk i vlen askujt nëse nuk është i hapur dhe i drejtpeshuar.
-
VIDEO
Lëvizte i armatosur, policia arreston 31-vjeçarin në Tiranë
Ky shtetas u kap në bulevardin “Zhan D’ark”, teksa ishte pasagjer në një automjet tip “Audi”. 31-vjeçarit iu gjet në çantën e dorës, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e kishte pa leje.
-
VIDEO
Afera Partizani/ Mbahet në GJKKO seanca për ish-kryeministrin Berisha dhe dhëndrin
Në GJKKO mbahet seanca e radhës për aferën Partizani, me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi.
-
VIDEO
Durrës, babai plagos vajzën! Nuk dihen motivet, policia në vendin e ngjarjes
Babai plagos vajzën në Durrës. Ende nuk dihen motivet, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
-
VIDEO
Erion Braçe publikon videon nga rrugët e shkatërruara në kryeqytet: Në një javë s’kanë ardhur as për t’i parë, jo më për t’i ndrequr!
Braçe tregon gropat në rrugët “Margarita Tutulani”, “Ndreko Rino”, “Marko Boçari” që vështirësojnë qarkullimin. Deputeti shprehet se e ka kërkuar që në shkurt ndërhyrjen dhe nuk ka ardhur ende askush të paktën për të parë gjendjen.
-
VIDEO
Kreu 11 grabitje, 7 prej tyre duke përdorur pistoletë lodër, pranga 30-vjeçarit në Tiranë! Dogji dhe një automjet e kanosi me fjalë ish-vjehrrën
Ky shtetas ka kryer vjedhje në një karburant, në një market, si dha ka grabitur 4 taksistë, ku ka përdorur një pistoletë lodër. Ai ka vjedhur edhe në katër raste, në markete e banesa.
-
VIDEO
Zbulohet 'shtëpia e barit' në Malësi të Madhe, një në pranga dhe një në kërkim! Sekuestrohen 771 bimë kanabisi, nën arrest edhe 4 punonjës të OSHEE-së
Policia arrestoi Kol Narkajn dhe 4 punonjës të OSHEE-së: Valentin Kuvendaj, Xhuljano Ceraj, Faik Muselaj, Fatmir Kajoshaj, ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë për shpërdorim detyre. Vijon kërkimi për 36-vjeçarin me iniciale A.G.