-
VIDEO
Moti i keq në Lezhë, ndalohet lundrimi i mjeteve të peshkimit
Moti i keq që ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej pasdites së të mërkurës ka shkaktuar probleme në lundrimin detar. Autoritetet bëjnë me dije se pezullimi i lundrimit do të vijojë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
-
VIDEO
I morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu, SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dy ish-prokurorë dhe ka zbritur në gjykatë kërkesën për kalimin e çështjes për gjykim. Kledian Llaho akuzohet nga SPAK për korrupsion, ndërsa ish-prokurori tjetër, Çlirim Shahini, që ushtron profesionin e avokatit, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
-
VIDEO
Zbulohet 'foleja' e prostitucionit në Durrës, dy braziliane dhe dy shqiptarë nën hetim
Ata kishin marrë me qira një apartament në zonën e Vollgës në lagjen nr. 1 në Durrës ku kryenin aktivitetin e tyre. Policia sekuestroi shuma parash, pasaportat e brazilianeve, 8 celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.
-
VIDEO
Vlorë, po punonin për rrjetin e ri të ujësjellësit, firma dëmton linjën elektrike! Lagjja 'Pavarësia' pa energji prej tre orësh
Një prej firmave të ndërtimit e cila po punon në qytet për vendosjen e linjave të reja të ujit të pijshëm ka lënë të gjithë lagjen “Pavarësia” në Vlorë pa energji elektrike.
Siç mësohet, gjatë punimeve kjo firmë ka dëmtuar linjën kryesore të transmetimit të energjisë elektrike për lagjen “Pavarësia” duke lënë me qindra banesa në terr të plotë prej tre orësh.
Në terren ndodhen dhe punonjës të OSHEE, të cilët po punojnë për riparimin e defektit dhe kthimin e energjisë në zonë.
-
VIDEO
Skeda/ Ndryshimet që u miratuan në Kodin Penal, shpifja falet për gazetarët! Ashpërsohet dënimi për zjarret e ndërtimet pa leje! Deri në 1 vit burg për ata që parkojnë dysh
Kuvendi miratoi një paketë të gjerë ndryshimesh në Kodin Penal, në një kohë kur vendi ka një draft për një Kod totalisht të ri. Ndryshimet parashikojnë dënim deri në vit burg për parkimin dysh, ndërsa janë shtuar nene të rinj për mbrojtjen e parave të BE apo korrupsionin e zyrtarëve evropianë.
-
VIDEO
I kërkuar për vrasje në Maqedoninë e Veriut/ 1 dekadë arrati në Tiranë, 52-vjeçari mori leje qëndrimi me ID të rreme si kosovar! I biri i zbuloi vendndodhjen
Një shqiptar i Maqedonisë së Veriut i kërkuar atje për vrasje të trefishtë, prej 1 dekade jetonte në Tiranë në një apartament me qira te Liqeni i Thatë. Ai përdorte identitetin e një shqiptari të Kosovës, por policia ra në gjurmë kur djali i tij udhëtoi nga vendi fqinj për ta takuar. Besim Sherifi kishte arritur të marrë në Shqipëri leje qëndrimi me identitetin e rremë.
-
VIDEO
Shembjet e banesave pa leje në Urën e Dajlanit, banorët do të strehohen për shtatë ditë te Kavalishenca
20 familje të komunitetit rom dhe egjiptian protestuan këtë të mërkurë përpara bashkisë së Durrësit, pasi fabromat shkuan tek Ura e Dajlanit për të shembur shtëpitë e ndërtuara pa leje mbi kanalin kullues.
-
VIDEO
Makina përfundon në liqenin e Vaut të Dejës, VIDEO nga momenti kur shpëtohen 3 personat
Një aksident rrugor është shënuar këtë të mërkurë në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, ku një makinë ka përfunduar në liqenin e Vaut të Dejës.
-
VIDEO
Shteti u shembi shtëpitë mbi kanalin kullues, anëtarë të komunitetit rom futen në ambientet e Bashkisë Durrës: S'largohemi derisa të na gjejnë strehim
20 familje të komunitetit rom dhe egjiptian protestuan këtë të mërkurë përpara bashkisë së Durrësit, pasi fabromat shkuan tek Ura e Dajlanit për të shembur shtëpitë e ndërtuara pa leje mbi kanalin kullues. Banorët kanë bërë rezistencë duke mos lejuar mjetet e punës së IKMT-së për të vijuar me shembjet.
-
VIDEO
Durrës/ Shemben ndërtimet pa leje, 20 familje pa strehë: Kemi ngelur jashtë në të ftohtë! Banorët pengojnë punën e fadromave, ndërhyn policia
Parashikohet prishja e 16 banesave të qëndrueshme dhe 4 barakave qe janë ndërtuar në mënyrë informale prej 20 vitesh. Situata ka precipituar deri në përplasje mes banorëve, punonjësve të IKMT-së dhe policisë.
-
VIDEO
Shembjet e banesave pa leje në Urën e Dajlanit, banorët bëjnë rezistencë! Ndërhyn policia
Banorët në Urën e Dajlanit kanë bërë rezistencë ndaj IKMT-së, të cilët kanë ‘zbarkuar’ në zonë me mjetet e punës për të shembur 16 banesat dhe 4 baraket e ndërtuara pa leje në zonë. Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar banorët nga zona, për të lejuar vijim e zbatimit të planit.
-
VIDEO
Udhëtimi i fundit, flet kushëriri i tifozit shqiptar të PAOK-ut që humbi jetën në aksidentin tragjik: Vasili lindi në Greqi, humbëm kontaktet kur i vdiq i ati
Vasil Pilo, tifozi shqiptar i PAOK-ut të Selanikut ishte një nga shtatë viktimat e aksidentit tragjik që u mori jetën shtatë ultrasve të klubit grek në Rumani, me tifozët që po udhëtonin drejt Lyonit në Francë pasi klubi i tyre luan nesër për fazën e ligës në Europa League.
Për mediet nga Korça foli edhe një prej të afërmve të Vasil Pilos, i cili tha se djali i ri ishte tifoz i ekipit. Thoma Ninka tregoi se Vasili kishte lindur në Selanik dhe jetonte me të emën dhe motrën, ndërsa i ati i kishte ndërruar jetë vite më parë. Sipas Ninkës, që prej asaj kohe kontaktet mes tij dhe familjes së Vasilit nuk ishin aq të shpeshta.