-
VIDEO
Dalin pamjet e operacionit, si u transferuan 142 persona nga Burgu i Fushë-Krujës drejt Peqinit e Durrësit
Drejtoria e Përgjithshmë e Burgjeve ka njoftuar se ka realizuar me sukses transferimin e të dënuarve dhe paraburgosurve nga burgu i Fushë-Krujës drejt burgut të Peqinit dhe atij të Durrësit.
-
VIDEO
Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar
Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në bulevardin Ismail Qemali në Vlorë.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, nuk ka të lënduar
Dy zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve. Rrethanat e zjarrit nuk dihen ende.
-
VIDEO
Me çekiç në dorë, i mituri në Shkodër grabit 1 milion lekë në subjektin financiar
I mituri është larguar me makinë, ndërsa policia ka nisur menjëherë kërkimet.
-
VIDEO
Trafik droge brenda burgut të Elbasanit/ Polici edhe shitës, merrte 100-200 euro në varësi të drogës! E dashura e të paraburgosurit merrej me pazaret jashtë
Përgjime telefonike dhe ambientale, vëzhgime, dokumentime filmike, agjentë në terren dhe akte ekspertimi çuan në zbulimin e një grupi që mbushte me drogën paraburgimin e Elbasanit. I paraburgosuri Gerald Stamolla porosite nga qelia të dashurën e tij Esmeralda Komici ku të siguronte drogën, e cila e fuste në burg përmes polici Ndriçim Kroji.
-
VIDEO
Dënimi i Irena Gjokës në Greqi, avokati Petraj për Report Tv: Çështja po përdoret politikisht, nuk ekziston mundësia e zhbërjes së vendimeve të saj
Avokati sqaron se dokumenti që vërteton dënimin e Irena Gjokës në Greqi është marrë nga arkivat. Petraj thekson se kjo çështje e Gjokës, nuk përbën mundësinë për zhbërjen e vendimeve të dhëna prej saj në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
-
VIDEO
Bordi i Paqes/ Beqiri: Domosdoshmëri për paqen, mekanizmat aktualë të dobët! Shqipëria dhe Kosova të shfrytëzojnë pjesëmarrjen në këtë organizatë
Evarist Beqiri u shpreh se mekanizmat aktualë, si OKB apo OSBE nuk arrijnë të parandalojnë apo përfundojnë konflikte. Beqiri shtoi se për vende të vogla si Shqipëria dhe Kosova, anëtarësimi në Bordin e Paqes, është mundësi shumë e mirë, por ka edhe risqe.
-
VIDEO
Vjedhje dhe falsifikim kartëmonedhash! Arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre një shtetas gjeorgjian
Policia e Tiranës vuri në pranga 4 persona për vjedhje me dhunë, falsifikim kartëmonedhash, ky mes tyre ishte dhe një shtetas gjeorgjian. Ndërkaq, një 33-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dhunoi vëllanë e tij.
-
VIDEO
Çahet aksi rrugor Qukës - Qafë Plloçë në kthesën e fshatit Trebinjë, qarkullimi i mjeteve orientohet në një korsi
Traseja ka pësuar dëmtime në pjesën qendrore çka ka sjellë dhe nevojën e orientimit të qarkullimit në një korsi. E inauguruar në fillim të shtatorit 2025, rruga Qukës–Qafë Plloçë kushtoi 260 milionë euro dhe janë dashur 16 vite për ta ndërtuar.
-
VIDEO
Aksident në rrugën Bradashesh-Balldre, përplasen dy automjete! Dy persona të lënduar
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin ndërsa janë lënduar 2 persona. Deri më tani rrethanat e aksidentit janë të paqarta.
-
VIDEO
Mjegull në aksin Korçë-Pogradec, pamje e kufizuar dhe vështirësi qarkullimi për drejtuesit e automjeteve
Përqendrimi më i madh i mjegullës vihet re në segmentet e këtij aksi që kalojnë në territorin e Maliqit dhe zonat përreth fshatrave, ku dukshmëria në disa momente zbret në nivele të ulëta. Situata po monitorohet, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin manovrat e rrezikshme.
-
VIDEO
Dënimi në Greqi, Gjoka letër KLGJ-së: Kur plotësova ‘dekriminalizimim’ s'kisha dijeni as për procesin, as për vendimin që s'u ekzekutua kurrë! Asnjë pengesë të vijoj si gjyqtare
Gjyqtarja e GJKKO-së: Vendimi i Gjykatës së Janinës u arkivua dhe nuk ekziston në regjistrin e gjendjes gjyqësore në Greqi. Nuk mori kurrë formë të prerë. M'u ndalua në kufi hyrja në Greqi në 2002, nuk jam dëbuar. Nuk ka shkak asnjë shkak ligjor për ndërprejen e mandatit tim.