-
VIDEO
Aksident në Berat, përplasen dy mjete, plagosen 2 bashkëshortët
Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë çifti i bashkëshortëve që udhëtonin në mjetit tip Benz, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat për të marrë mjekim.
-
VIDEO
Ligji i ri për dhunën në familje/ Zv.ministrja e Shëndetësisë: Programet e rehabilitimit për dhunuesit do të jenë të detyrueshme
Përveç mbrojtjes së viktimave, ligji ndaj dhunës në familje vendos në fokus edhe trajtimin e dhunuesve përmes programeve të detyrueshme të rehabilitimit. Ndryshimet që u miratuan në komisionin për të drejtat e njeriut, parashikojnë edhe monitorimin e agresorëve me GPS që të shmanget shkelja e urdhrit të mbrojtjes.
-
VIDEO
'A mund të rrini në radhë?' Braçe publikon VIDEO nga trafiku në Tiranë: Zyrtarët shtetërorë kalojnë pa radhë me ndihmën e policisë
Braçe shkruan se “hyrja brutale në mes të radhës është e paligjshme” duke e cilësuar këtë sjellje si të padenjë dhe irrituese për qytetarët që presin në trafik.
-
VIDEO
Virozat e stinës mbushin Pediatrinë e Lezhës, 1 mijë pacientë në urgjencë gjatë 20 ditëve! Mjeku: Kemi pasur edhe raste me Covid, më të prekurit fëmijët e moshës 5 vjeç
Fluksi i fëmijëve të prekur nga virozat dhe gripi pritet të jetë i lartë edhe në javët në vijim, ndaj bluzat e bardha apelojnë për kujdes maksimal që virusi të mos përhapet.
-
VIDEO
Arratisja/ Dritëhije mbi rolin e kryeinfermierit të burgut! I 'afërt' me drejtorin, dyshime se takoi Ndocin në qeli! Zbulohet biseda me mjekun për 3 orët në spital
Report Tv zbardh të tjera detaje nga dosja për arratisjen e Altin Ndocit më 13 janar nga spitali i Durrësit. Mjekja e burgut thotë se rekomandoi konsultën në spital pa e vizituar Ndocin, por me sugjerim të kryeinfermierit Aulon Çuku, për të cilin dyshon se e ka takuar të paraburgosurin në qeli. Çuku mohon pretendimet, përfshirë një ndërveprim të dyshimtë mes tij dhe drejtorit të burgut. Hetuesit zbulojnë një bisedë mes mjekut të spitalit dhe kryeinfermierit pas arratisjes së Ndocit.
-
VIDEO
Fshehu farat e kanabisit në lokalin e tij, arrestohet 70-vjeçari në Vaun e Dejës
Policia arrestoi në flagrancë një 70-vjeçar në fshatin Kosmaç, pas gjetjes së një sasie të konsiderueshme farash kanabisi në lokalin e tij.
-
VIDEO
Operacion në burgun e Elbasanit, zbërthehet skema e futjes së drogës brenda qelive! Arrestohen 3 persona, njëri prej të cilëve polic
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB) ka finalizuar një operacion të rëndësishëm kundër veprimtarisë kriminale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan, pas një hetimi të thelluar disa-mujor të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
-
VIDEO
Hiqej si avokate dhe u merrte para qytetarëve, Prokuroria e Fierit çon për gjykim 60-vjeçaren
Pas mbylljes së hetimeve Prokuroria e Fierit ka çuar për gjykim Klotilda Kolën 60 vjeçe, e cila hiqej si avokate dhe u premtonte qytetarëve zgjidhje të shpejtë të çështjeve ligjore, duke përfituar para nëpërmjet mashtrimit.
Kola e cila prej më shumë se 7 vitesh nuk është pjesë e Dhomës së Avokatisë në Lushnjë, nuk kishte licensë për ushtrimin e profesionit dhe as një zyrë avokatie në Lushnjë u denoncua nga një qytetare në shtator të vitit të kaluar. Kjo e fundit pretendonte se Kola i kishte marrë një shumë eurosh duke i premtuar përshpejtim të procesit në regjistrimin e pronës së saj.
Megjithatë kjo nuk ka qenë hera e parë që është denoncuar nga qytetarë të ndryshëm. Siç thuhet edhe në njoftimin e Prokurorisë 'të mashtruar nga e pandehura në këtë procedim janë evidentuar 8 shtetas kryesisht qytetarë të Lushnjes dhe Fierit.'
-
VIDEO
Zbardhen 6 raste vjedhjesh, përfundon në pranga 43-vjeçari në Tiranë! Vodhi një zyrë poste, tentoi grabitjen e një banke
Klajdi Muhametaj ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje. Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit u gjetën shuma parash, veshje dhe sende të forta për hapjen e dyerve.
-
VIDEO
Aksident në Vlorë/ Makina me targa greke përplaset me një mjet tjetër, nuk ka të lënduar
Një aksident rrugor është shënuar këtë të premte rreth orës 09:40 në rrugën transballkanike në Vlorë.
Dy makina njëra tip ‘Honda’ dhe tjetra tip ‘Nissan’ me targ greke janë përplasur me njëra-tjetrën.
Fatmirësisht si pasojë e aksidentit nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale.
-
VIDEO
Pjesë e grupit që grabiste me armë spanjollët, pranga 45-vjeçarit në Lezhë! Pritet ekstradimi
Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është arrestuar në Lezhë.
-
VIDEO
Çështja Balluku/ Prençi: Moralisht e detyruar të dorëhiqej! Hazizaj: Masa e sigurimi është ndaj funksionit të saj si ministre, jo si deputete
Avokati Sokol Hazizaj tha se masat e sigurimit janë marrë ndaj ministres si individ që ushtron funksionin, dhe jo ndaj deputetit në vetvete. Ai nënvizoi se nenet kushtetuese për statusin e deputetit janë të qarta dhe nuk kërkojnë interpretim shtesë.