-
VIDEO
Seanca për Ballukun, qeveria: Është cenuar puna e Këshillit të Ministrave, s’mund të bëhen delegime të detyrës, duhet riformatuar gjithë struktura
Gjatë pyetjeve në Gjykatën Kushtetuese për çështjen Balluku, përfaqësuesi i qeverisë, Herald Jonuzaj, theksoi argumentin e cenimit të punës së Këshillit të Ministrave prej pezullimit të saj nga detyra. Ai tha se kjo detyrë nuk mund të kalojë në kompetencën e zëvendësministrit.
-
VIDEO
Rasti Balluku, Kuvendi në Kushtetuese: Ministrat gëzojnë imunitetin e deputetit, pezullimi i tyre nga detyra shkel balancën e pushteteve
Kuvendi parashtroi në Gjykatën Kushtetuese qëndrimin e tyre për rastin e Belinda Ballukut, si palë e interesuar në këtë çështje. Edhe Kuvendi thotë se vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra është një ndërhyrje e pushtetit gjyqësor tek pushteti ekzekutiv. Drejtoresha juridike e Kuvendit, Mimoza Arbi thotë se pezullimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave krijon bllokadë institucionale. Edhe Kuvendi thotë se ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe për pasojë GJKKO nuk e ka kompetencën për ta pezulluar nga detyra.
-
VIDEO
I pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK
SPAK e akuzon Myzyrin për një tender me vlerë rreth 2.2 milionë euro në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor rreth 59 kilometra Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit. Tenderi është zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar më 18 shtator 2020, proces në të cilin janë konstatuar shkelje të mëdha ligjore, të cilat KPP me kryetar Myzyrin i ka shpërfillur.
-
VIDEO
Rasti Balluku, Qeveria kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së: Ministri gëzon imunitetin e deputetit, nuk mund të pezullohet nga detyra
Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Eriola Shia parashtroi ankimin e qeverisë dhe kërkoi të shfuqizohet vendimi i GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Qeveria argumenton se sipas kushtetutës, edhe një ministër gëzon imunitetin e deputeti, dhe siç këtij të fundit asnjë gjykatë nuk mund t'i pezullojë ushtrimin e mandatit, kjo nuk mund t'i ndodhë as ministrit.
-
VIDEO
Seanca në Kushtetuese për Ballukun, përfaqësuesja: Këshillit të Ministrave iu pezullua veprimtaria në fushën e Energjisë dhe Infrastrukturës
Argumentet e presidencës për çështjen Balluku i qëndrojnë pikave se pezullimi i saj nga detyra ka të bëjë me marrëdhënien ndërmjet tre pushteteve dhe jo me ankim individual. Sipas vlerësimit të parashtruar nga drejtorja e përgjithshme, Erjola Shia, Këshillit të Ministrave i është pezulluar detyra në një nga veprimtaritë e tij dhe në vendimmarrje.
-
VIDEO
LIVE TV Seanca në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e Ballukut
Seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut do të jetë publike dhe nis në orën 10:00. Qeveria kërkon të zgjidhë konfliktin e kompetencave, pra nëse GJKKO ka ekskluzivitet për të pezulluar nga detyra një anëtar qeverie. Nga ana tjetër, SPAK është në pritje të shqyrtimit të kërkesës së tyre të depozituar në Kuvend për autorizim për arrestimin e Ballukut.
-
VIDEO
Rasti 'Balluku', dy prokurorët e SPAK dhe përfaqësuesit e qeverisë mbërrijnë në Gjykatën Kushtetuese
Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, dy prokurorët e SPAK për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kanë mbërritur në Gjykatën Kushtetuese.
-
VIDEO
I dehur në timon, arrestohet 43-vjeçari në Durrës! Tentoi të korruptojë punonjësit e policisë për të shmangur testin e alkoolit
Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l. 43-vjeçari akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
-
VIDEO
Masakra e 21 janarit/ Idajet Beqiri: Urdhrin e dha Berisha, serverët u zhdukën, njëri përfundoi në shtëpinë e tij! SPAK po e zvarrit çështjen
Avokati deklaroi se faktet tregojnë se vrasjet ndodhën pasi protesta kishte përfunduar dhe se protestuesit nuk ishin të armatosur. Ai shtoi se përveç katër viktimave, mbi 100 persona të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve nuk u paraqitën në spital nga frika e arrestimit.
-
VIDEO
Lezhë/ Dy mjete përplasen në superstradën Lezhë–Milot, plagoset një person, dërgohet në spital
Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot.
Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej mjeteve ka goditur edhe dy automjete të tjera që tentuan të shmangin përplasjen.
Si pasojë e aksidentit, një grua shtatzënë që ndodhej në njërin prej mjeteve është dërguar për kontrolle në Spitalin e Lezhës dhe, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Aksident në Lezhë, makina përplaset me shtyllën e ndriçimit dhe përmbyset
Një automjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, për t’u përmbysur më pas në mes të rrugës.
-
VIDEO
Fier/ Bie nga kati i 6 i pallatit ku banonte, mbetet i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës, shpëtohet nga zjarrfikësit 55- vjeçari
Sipas informacioneve paraprake, 55-vjeçari ndodhej në apartamentin e tij së bashku me bashkëshorten, kur për rrethana ende të paqarta ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit, duke mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës. Situata ka qenë tejet e rrezikshme dhe ka zgjatur disa minuta, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.