-
VIDEO
Emisioni i plotë/ Pas 8 vitesh “Pa Gjurmë” mbërrin dëshmia e fortë për Bleona Matën/Zbulohen vendi ku u mbajt vajza
Gjashtëmbëdhjetë vite pas zhdukjes misterioze të vogëlushes Bleona Matës, një dëshmi e re ka mbërritur në redaksinë e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv, duke ngritur dyshime serioze mbi vendndodhjen dhe lëvizjet e saj pas humbjes më 22 maj 2010, nga mali Pikëllim, në zonën e fshatit Zapod, Kukës.
-
VIDEO
15 vite pa drejtësi/ Nga urdhri për qëllimin e protestuesve te prishja e provave, të gjitha akuzat e Strasburgut për masakrën e 21 Janarit: Të ndëshkohet zinxhiri komandues (VENDIMI)
Klithmës së fortë për drejtësi të familjarëve të viktimave tw 21 janarit, iu shtua edhe vendimi i Strasburgut i datës 14 nëntor 2023, i cili kërkoi nga shteti shqiptar hetim ezaurues
-
VIDEO
Shpërthim në Varrosh të Vlorës, rrethanat ende të paqarta
Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur në lagjen Varrosh të Vlorës. Rrethanat ende të paqarta.
-
VIDEO
Moti i keq në Kolonjë/ Në 15 metra lartësi, elektricisti rrezikon jetën për rregullimin e defektit
Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme edhe Kolonjën në Korçë, duke sjell ndërprerje të energjisë elektrike në këtë zonë.
Për të bërë të mundur rregullimin e defektit, një elektricist ka rrezikuar edhe jetën duke u ngjitur në një shtyllë e cila është rreth 15 metra e lartë.
-
VIDEO
15 vite nga vrasja e 4 protestuesve para Kryeministrisë, sytë nga SPAK për të identifikuar fajtorët politik të masakrës! Audio e urdhrave nga komandantët e Gardës dhe plumbi që qëlloi Aleks Nikën, provat kyçe
Ekspertiza nga laboratorë të huaj të një regjistrimi audio me urdhrat e drejtuesve të Gardës për përdorimin e fishekëve luftarakë, dhe të plumbit që qëlloi në kokë Aleks Nikën, mund të shënojnë një pikë kthese për masakrën e 21 janarit, hetimet për të cilën që në krye të herës, siç e vuri në dukje dhe Gjykata europiane për të Drejtat e Njeriut, u tentuan të pengoheshin ose devijoheshin nga autoritetet e kohës.
-
VIDEO
I ftohti mbërthen vendin, stuhia e dëborës sjell probleme në rrugë e energji! Drejt Dardhës vetëm me zinxhirë, kujdes në Rrugën e Kombit dhe Rrugën e Arbrit
Veriu e verilindja e vendit janë përfshirë nga reshjet e dendura të borës, shoqëruar me erë të fortë. Rruga e Kombit dhe Rruga e Arbrit janë të hapura por drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes, të përdorin goma dimërore dhe të mbajnë zinxhirët në makinë. Ndërsa në Korcë, situata më problematikë paraqitet në Dardhë ku trashësia e borës ka shkuar 50 cm dhe nuk lëvizet pa zinxhirë.
-
VIDEO
Ekzekutimi i ish-policit Malko, GJKKO dënon me 130 vite burg për 5 anëtarët e grupit, 30 për Leonard Dukën! I vëllai shpallet i pafajshëm
Gjykata e Posaçme dënoi me 30 vjet burg Leonard Dukën për vrasjen e Santiago Malkos dhe shpalli të pafajshëm vëllain e tij Erlis Duka. Në total për 5 të pandehur u dhanë 130 vite burg, gati 7 vjet nga ngjarja e rëndë. Më herët me vendim të formës së prerë janë dënuar Blendi Teta e Ilir Selmani. Vrasja e Malkos dyshohet se u bë prej miqësisë së tij me të zhdukurin Ervis Martinaj, armik i klanit “Daka”.
-
VIDEO
Tiranë/ Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në ‘Mine Peza’, arrestohet 51-vjeçarja nga Vietnami
Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet. Si provë materiale u sekuestruan një shumë parash dhe një celular.
-
VIDEO
25 centimetra borë në zonat malore të Dibrës, vështirësohet qarkullimi në disa akse
Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë orëve të fundit Bulqizën dhe zonat malore të Dibrës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave. Dëbora ka mbuluar rrugët dhe fshatrat, ndërsa në disa akse malore qarkullimi po kryhet me vështirësi.
-
VIDEO
Lezhë/ Ura e Matit e mbyllur prej 6 muajsh, prurjet e shumta të lumit kanë vështirësuar punimet
Për shkak të dëmtimeve të shumta, gjatë sezonit veror Autoriteti Rrugor Shqiptar vendosi bllokimin e qarkullimit në këtë urë, e cila i shërben veriut të vendit.
-
VIDEO
Shiste kanabis në qytetin e Vlorës, arrestohet 35-vjeçari
Lënda narkotike e gjetur në makinë dhe në banesën e 35-vjeçarit u sekuestruan si provë materiale.
-
VIDEO
Tiranë/ Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, vihet në pranga 31-vjeçari! Më herët u arrestuan edhe dy persona të tjerë
Ky shtetas, ishte pjesë e një grupi kriminal që shishte armë zjarri në Tiranë. Ndaj 31-vjeçarit, Gjykata e Tiranës ka caktyar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.