-
VIDEO
Masakra e 21 janarit, xhaxhai i Aleks Nikës: Organizata kriminale e Berishës urdhëroi vrasjet dhe masakroi provat, s’ka drejtësi pa ndëshkimin e fajtorëve
15 vite më parë nipi iu vra në Bulevard nga plumbat që u derdhën nga godina e Kryeministrisë. Mark Nika endet akoma në dyert e drejtësisë me shpresën që urdhëruesit e vrasjes së nipit të tij të marrin ndëshkimin e merituar.
-
VIDEO
Aksident në aksin Fier-Seman, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet tip “ Opel” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, pasi drejtuesi ka devijuar lëvizjen në tentativë për të shmangur përplasjen me një tjetër automjet. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.
-
VIDEO
Nga Fieri në Tiranë, goditet grupi kriminal që shiste armë në zonën e Tufinës dhe Freskut! 3 të arrestuar, njëri prej tyre i dënuar për vrasje (EMRAT)
Armët e sekuestruara dyshohet se i kanë sjellë nga Fieri, ndërsa po në këtë qytet po hetohen persona të tjerë që mund të jenë pjesë e grupit.
-
VIDEO
Bora zbardh Kukësin, arrin deri në 7 centimetra në zonat malore! Qarkullimi vijon pa ndërprerje, ndërpritet energjia në disa fshatra
I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje dëbore, të shoqëruara me temperatura të ulëta, të cilat u rikthyen në orët e hershme të mëngjesit pas disa ditësh mungese. Bora ka zbardhur qytetin e Kukësit, ndërsa në zonat malore mbi 600 metra mbi nivelin e detit, trashësia e saj ka kaluar 7 centimetra.
-
VIDEO
Dëborë në veri e juglindje të vendit, Autoriteti Rrugor: Akset janë të hapura, qarkullimi vijon normalisht
Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.
-
VIDEO
Reshje dëbore në Pukë e Fushë Arrëz, segment i rrezikshëm Bardhet-Kryzi-Iballë! Policia bën apel për kujdes
Reshjet e borës kanë përfshirë territorin e bashkisë Pukë dhe Fushë Arrëz. Reshjet vijojnë me intensitet mesatar. Aktualisht nuk raportohet për probleme. Përgjatë segmentit rrugor Bardhet - Kryzi - Iballë duhet kujdes pasi poshtë borës ka shtresa akulli që e bëjnë të rrezikshëm qarkullimin.
-
VIDEO
50 centimetra dëborë në Dardhë të Korçës, ndalohet qarkullimi i kamionëve në doganën e Qafë Thanës! Ndërpritet energjia elektrike në disa zona
Reshjet e dëborës kanë prekur pjesën juglindore të vendit ku në qarkun Korçë ka disa akse rrugore ku shtresa e borës ka arritur trashësi të konsiderueshme. Në Dardhë, trashësia e borës arrin në disa vende mbi 50 cm dhe po punohet me 5 borëpastruese. Në doganën e Qafë Thanës është ndërprerë qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, ndërsa disa zona janë pa energji elektrike.
-
VIDEO
Me armë zjarri në sirtarin e makinës, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë
Policia ka ndaluar për kontroll automjetin e dyshuar ku u gjet arma e zjarrit dhe municion. Për pasagjerin 33-vjeçar që shoqëronte të arrestuarin, ka nisur hetimi për moskallëzim krimi.
-
VIDEO
Tatimet kontroll në 9 agjenci imobilare! Kishin punonjës të padeklaruar, paga jo reale, mungesë faturimi dhe evazion tatimor
Administrata tatimore ka evidentuar punonjës të padeklaruar, paga jo reale, mungesë faturimi dhe evazion tatimor në shitjen e apartamenteve. Tatimet i bëjnë thirrje këtyre agjencive që të deklarojnë pagat reale, teksa aksioni ndaj informalitetit do të vijojë.
-
VIDEO
Ministri Salla takohet me fermerët e Maliqit: Fond 52 milion euro për mbështetje, plan investimesh për argjinaturat e dëmtuara nga përmbytjet
Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka zhvilluar një takim me fermerët e bashkisë Maliq të cilët ditën e sotme kanë zhvilluar një protestë.
Gjatë protestës ata kanë kërkuar një takim me ministrin takim që u realizua vetëm pas mbylljes së një sërë takimesh që ministri i zhvilloi në qarkun e Korçës.
-
VIDEO
‘Hajdut, hajdut’, aktivistët e Lapajt bërtasin drejt eskortës të Ramës para Kryeministrisë
Aktivistët e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” bashkë me kryetarin e tyre Adriatik Lapaj vazhdojnë qëndrimin e tyre të pandërprerë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rma dhe krijimin një qeverie tranzitore.
-
VIDEO
Digjet banesa në fshatin Gurishtë–Shilbatër të Elbasanit, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike! Asnjë person i lënduar
Banesa është djegur tërësisht, teksa fatmirësisht, 4 anëtarët e familjes nuk kanë pësuar lëndime. Paraprakisht, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.