-
VIDEO
Situatë problematike në fshatin Bashaj të Vlorës, rrëshqitjet e dheut izolojnë 100 banorë!
100 banorë të fshatit Bashaj në qarkun e Vlorës kanë mbetur të izoluar ditën e sotme si pasojë e një rrëshqitje masive dheu.
-
VIDEO
Përmbytjet masive në Lezhë, eksperti i Bujqësisë dhe Kullimit: Kolektori i Drinit nuk pastrohet, nuk ka një plan strategjik për mbrojtjen e kullimit të ujerave
Eksperti i Bujqësisë dhe Kullimit Preng Marku në një intervistë për Report Tv ka analizuar shkaqet e përmbytjeve masive në qarkun e Lezhës përgjatë ditëve të fundit. Shkaku kryesor sipas Markut është mospastrimi i kanaleve kulluese dhe mos hartimi i një plani strategjik të mbrojtjes së kullimit.
-
VIDEO
Hodhi çantën me armë nga muri i banesës sapo pa Policinë, arrestohet 37-vjeçari në Kurbin! Procedohet edhe i vëllai i tij pasi i gjenden ora dhe bizhuteri të shtrenjta
Një 37-vjeçar është arrestuar në Kurbin dhe vëllai i tij është proceduar penalisht. Prangosja e 37-vjeçarit u krye pasi dyshohet se mbante në banesë një çantë me armë zjarri, ndërkohë të vëllait të tij iu gjetën ora dhe bizhuteri të shtrenjta, blerjen e të cilave nuk mund ta justifikonte.
-
VIDEO
Moti i keq në Lezhë, anija me flamur të Tanzanisë mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales
Anija M/V “BESART”, me flamur të Tanzanisë dhe me gjashtë persona në bord, vijon të mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales, në qarkun e Lezhës. Bllokimi i saj pranw bregut erdhi si shkak i kushteve tw përkeqësuara të motit dhe dallgëve tw forta që përfshinë Adriatikun një ditë më parë.
-
VIDEO
Durrës/ Dalja e lumit Erzen nga shtrati, uji vërshon edhe në varrezat e fshatit Jubë
Dalja e lumit Erzen nga shtrati ka shkaktuar një situatë mjaft problematike në fshatin Jubë, Durrrës.
-
VIDEO
“Nuk del dot nga shtëpia”, evakuohet banori në Vlorë
Emergjencat Civile kanë evakuuar një banor në Vlorë. Nga pamjet e siguruara nga Report TV, banori është transportuar me gomone në rrugët e pakalueshme.
-
VIDEO
Bllokimi i rrugës nacionale Burrel - Klos, pas ndërhyrjes, mundësohet hapja e qarkullimit për automjetet
Rruga nacionale Burrel - Klos u bllokua përreth 3 orë mëngjesin e kësaj të premteje.
Burime për Report TV bëjnë me dije se një masiv i madh dheu përfundoi mbi rrugë në fshatin Bërshi të Klosit, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve në drejtim të Burrelit dhe Klosit.
Po ashtu mësohet se shembja e masivit të dheut ka ardhur si pasojë e mbushjes me ujë të kanalit vaditës të luginës së Matit, i cili zakonisht gjatë stinës dimrit krijon problematika.
Pas ndërhyrjes me disa mjete pastrimi është bërë e mundur hapja për qarkullim për automjetet, ndërsa pastrimi i dherave vijon.
Ndërkohë Policia monitoroi gjithë kohën trafikun e automjeteve, për të shmangur incidentet e mundshme.
-
VIDEO
Moti i keq/ Situata drejt përmirësimit në Shkodër, ulet niveli i lumit Drin! Bien prurjet dhe nga lumenjtë Kir e Gjadër, Oboti vijon të jetë ‘nën ujë’
Në vijim të monitorimit të vazhdueshëm të situatës hidrometeorologjike dhe bazuar në informacionet e raportuara nga bashkitë, strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse, situata në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet e qetë. Më poshtë pasqyrohet situata sipas bashkive përkatëse të Qarkut Shkodër:
-
VIDEO
Skrapar/ Gjerbesi zbardhet nga dëbora, fshati 48 orë pa energji elektrike
Fshati Gjerbes në Skrapar është mbuluar nga dëbora këtë të premte.
-
VIDEO
Durrës/ Erzeni del nga shtrati, situatë e rëndë në Jubë! Banori nga Katundi i Ri: Uji hyri 50 cm, më ka dëmtuar biznesin
Rreth 500 familje janë evakuuar në qytetin e Durrësit, kryesisht në Katund të Ri, Vadardhë dhe Jubë. Dita e sotme shfaqet më e rënduar në zonën e Jubës sepse lumi Erzen ka dalë nga shtrati. Sa i përket Vadardhës, uji është tërhequr.
-
VIDEO
Përmbytet fshati Ferras në Fier, 75 banesa nën ujë! Banorët: Situata është katastrofike, dëmet janë të mëdha
75 banesa brenda dhe jashtë argjinaturës janë nën pushtetin e ujit në fshatin Ferras, zona më e prekur nga përmbytjet në qarkun e Fierit. Mes ujit e baltës ata rrëfejnë momentet e vërshimit të ujit, situatë që i ka gjetur térësisht të papërgatitur. As masat e marra nẽ momentin e fundit nuk mundën tu vinin në ndihmë banorëve pasi ujrat kanë vërshuar nga të gjitha anët.
-
VIDEO
Tensione në tregun e ‘5 Majit’, tregtari përplasje me përgjegjësin e kapanoneve: Je fajtor për flakët! Policia e shoqëron në komisariat
Një incident u regjistrua pak më parë pranë zjarrit, mes një tregtari dhe një përgjegjësi të tregut. Tregtari e ka akuzuar se ai është fajtor për zjarrin e madh. Kjo ka detyruar policinë të ndërhyjë duke e shoqëruar për në komisariat