-
VIDEO
Moti i keq, Kumbaro: Mësimi është pezulluar në 54 shkolla në gjithë vendin
Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro bëri me dije se sot mësimi është i ndërprerë në 54 shkolla në të gjithë vendin, kryesisht në qarkun e Durrësit në zonat si Krujë, Sukth, Katund i Ri apo edhe në Fier, Gjirokastër e Vlorë. Mes tyre prej 3 ditësh mësimi është i pezulluar edhe në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” për shkak të përmbytjes.
-
VIDEO
Ministrja Koçiu: Rreth 5500 efektivë policie e mbi 720 forca të zjarrfikësve janë në terren! Gati për të ndihmuar çdo person të prekur nga përmbytjet
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu thekson se për shkak të situatës me përmbytjet në vend, janë angazhuar në terren rreth 5500 forca të Policisë së Shtetit e mbi 720 efektivë të zjarrfikëses. Koçi sqaron se angazhimi në terren do të vijojë si dhe gatishmëria për t’i ardhur në ndihmë çdo personi apo familje që do të ketë nevojë.
-
VIDEO
Moti i keq/ Çarja në aksin Përmet-Çarçovë, izolohet qarkullimi i makinave drejt Juglindjes
Çarja e rrugës në aksin Përmet-Çarçovë, në afërsi të urës së Çarçovës ndodhet në pikë kritike.
-
VIDEO
“Kemi evakuuar disa ferma, po punojmë për hapjen e kanaleve kulluese”, Salla: Vijojnë ndërhyrjet në dy argjinaturat që kanë pësuar çarje
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, tha në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile se po ofrohet ndihma në zonat e prekura nga përmbytjet. Veterinerët zyrtarë po asistojnë për evakuimet në ferma dhe ndërhyrjet me ushqim për kafshët. Hidrovoret janë në funksion, ndërsa po punohet për hapjen e kanaleve kulluese. Ndërkohë vijon puna në dy çarjet e argjinaturave në Sheqeras-Devoll dhe Bilisht-Boboshticë.
-
VIDEO
"Në gatishmëri që në 3 janar"/ Ministri Vengu: Të angazhuara 502 efektivë të Forcave të Armatosura në terren, akset nacionale janë të kalueshme
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë se 502 efektivë të Forcave të Armatosura ndodhen në terren, në gatishmëri, teksa vendi është përfshirë prej ditësh nga moti i keq.
Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, Vengu deklaroi se 406 banorë të evakuar, janë akomoduar në struktura shtetërore, ndërsa një pjesë tjetër në struktura hotelerie.\
Vengu shtoi se vetëm në Durrës janë bërë konstatime për 1300 dëme.
-
VIDEO
Dëmet masive nga përmbytjet, Rama: Do të dëmshpërblehet çdo familje, mobilizimi i strukturave do të vijojë
Në mbledhjen me strukturat e emergjencave pas përmbytjeve masive që kanë prekur Shqipërinë nga veriu në jug, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë personat apo familjet e dëmtuara, do të dëmshpërblehen.
Dëmshpërblimi përfshin si dëmet në sektorin e bujqësisë, ashtu dhe për banesat e dëmtuara apo kafshët e mbytura si pasojë e përmbytjeve. Ndër të tjera Rama theksoi se një sërë investimesh janë bërë në rinovimin e trupave të emergjencës, ushtrisë, policisë.
-
VIDEO
Përmbytjet/ Rama i përgjigjet akuzave të opozitës: Hidorovorët kanë qenë në punë pa pushim! Vjet kemi investuar 25 mln euro për infrastrukturën e kullimit
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës për situiatën e përmbytjeve, duke thënë se hidrovorët kanë qenë në punë pa pushim. Rama tha se para nisjes së sezonit me reshje, drejtoritë e ujësjellësit dhe kullimit, kanë siguruar gatishmërinë e kanaleve kryesore, të kullimit, hidrovorët, kanalet ujërave të larta. Rama se prej vitesh kemi proces mirëmbajte të infrastrukturës së kullimit dhe vetëm vjet janë investuar 25 mln euro.
-
VIDEO
Shembet kanali, bllokohet aksi rrugor Klos-Burrel! Radhë kilometrike automjeteve, mes tyre edhe një ambulancë
Prej më shumë se 2 orësh, rruga nacionale Klos–Burrel është e bllokuar si pasojë e shembjes së një kanali.
-
VIDEO
"Duhet të kemi durim, gjendja atmosferike e zgjatur dhe e rëndë"! Rama: Njerëzit duan solidaritet, jo britma e shpifje
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria, ashtu si vendet e rajonit dhe Evropës, nuk po përjeton vetëm mot të keq, por një gjendje atsmoferike të zgjatur e të rëndë.
Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, Rama u shpreh se duhet bërë durim dhe shtoi se njerëzit duan ndihmë e solidaritet, jo britma e shpifje.
-
VIDEO
Riaktivizimi i zjarrit te tregu ‘5-Maji’, Report Tv sjell pamjet me dron
Report Tv ka sjellë pamjet me dron nga riaktivzimi i zjarrit te tregu ‘5-Maji’ këtë të premte.
-
VIDEO
Tiranë/ Zjarri masiv te tregu '5-Maji', Report Tv siguron videon e nisjes së flakëve
Report Tv ka siguruar nisjen e zjarrit te tregu '5-Maji' një ditë më parë.
-
VIDEO
Përmbytjet, Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve në mbarë vendin.