-
VIDEO
Dëbora zbardh vendin, por 'prek' dhe rrugët! Qukës-Qafë Plloçë e bllokuar! Gjirokastër-Tepelenë nën 'pushtetin' e gurëve
Ndërsa një pjesë e vendit po vuan pasojat nga përmbytjet prej reshjeve intensive të shirave të nisura 4 ditë më parë, thuajse i gjithë vendi, përfshirë qarqet që përjetuan ditë në ujë, janë mbuluar nga dëbora. Reshjet e dendura të saj dhe ngricat, kanë shkaktuar bllokime të disa akseve rrugore. Më problematike paraqitet situata në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
-
VIDEO
Dalja nga shtrati i lumit Vjosë përmbyt serat në Kafaraj, fermerët: Jemi të shkatërruar, kërkojmë dëmshpërblim! Dëmet nuk llogariten, ishte piku i prodhimit
25 ha sipërfaqe toke e kultivuar në serat me luleshtrydhe të fermerëve të Kafaraj, në njësinë administrative Frakull, janë nën ujë nga dalja nga shtrati e lumit Vjosë. Përmbytjet kanë dëmtuar rreth 60 kultivues të cilët pohojnë se uji në sera ka arritur në nivelin e dy metrave, si asnjëherë më parë teksa theksojnë se luleshtrydhja tashmë është në fazën e prodhimit te saj.
-
VIDEO
22 vite nga tragjedia e 9 janarit, familjarët e të rinjve që humbën jetën në ujërat e detit Jon: Duam drejtësi nga SPAK! Na vranë djemtë dhe vajzat
Familjarët përsëritën apelin publik drejtuar SPAK-ut që të marrë në hetim dosjen e tragjedisë së 9 Janarit, me qëllim zbardhjen e plotë të saj dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që, sipas tyre, janë fajtorë për humbjen e jetëve të pafajshme.
-
VIDEO
REPORTAZH/ Përmbytjet në Katund të ri, Report TV në fshatin e mbuluar nga uji! Banorët të dëshpëruar: Faji i shtetit
Në Durrës, mbi 800 banorë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre të përmbytura. Numri më i madh i tyre është nga Katundi i Ri dhe fshatrat e tjerë që shtrihen në brigjet e Erzenit. Report TV ishte sot pranë zonave të përmbytura ku banorët kanë humbur mundin e një jete. Qarkullimi kryhet vetëm me kamionët e ushtrisë.
-
VIDEO
Ndërpritet furnizimi si pasojë e përmbytjeve, Ujësjellës Kanalizime në Fier ofron ujë me autobotë!
Prej ditës së enjte Ujësjellës Kanalizimet në Fier ka vënë në dispozicion të qytetarëve të Fierit 15 autobotë për furnizimin me ujë të pijshëm. Mjetet janë shpërndarë në katër rajonet e qytetit, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë banorëve në zonë
-
VIDEO
Tërhiqet Vjosa, por nuk 'fshin' gjurmët e dëmeve. Report Tv në Bishan dhe Ferras, toka e banesa me ujë: T’i marrim shtëpitë në krah larg lumit?!
Prurjet në Vjosë janë në rënie dhe lumi ka nisur tërheqjen në Urën e Mifolit, ku ishte pika kulminante. Fshati Bishan në Vlorë, dhe ai Ferras nën anën e Fierit kanë ende banesa dhe qindra ha tokë nën pushtetin e ujit. Gazetarët e Report Tv shkuan pranë tyre për të përcjellë përjetimet e një nate të vështirë.
-
VIDEO
'Rruga Bogë-Theth e kalueshme', Rama: Garantojmë lëvizje të sigurtë për banorët dhe vizitorët!
Në përditësimin e radhës për situatën e motit dhe gjendjes së rrugëve në vend, kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se rruga Bogë-Theth është e kalueshme pavarësisht reshjeve të dëborës në këtë zonë malore.
-
VIDEO
Tiranë/ Grabiti nën kërcënimin e thikës 90 mijë lekë në marketin në Yzberisht, arrestohet autori (EMRI)
Elkjer Tafçiu, 40-vjeçari i cili një ditë më parë grabiti një shumë parash në një market në zonën e Yzberishtit në kryeqytet është vendosur në pranga.
-
VIDEO
Moti i keq në Vlorë, përmbyten varrezat në fshatin Bishan
Të gjallë e të vdekur, banorët e fshatit Bishan të Vlorës, po përballen me një situatë të rëndë për shkak të përmbytjeve të fundit.
-
VIDEO
Moti i keq në Vlorë, Prefektja Evis Allushi: Niveli i ujit në rënie, 13 familje të evakuuara në Novoselë
Prefektja e Vlorës, Evis Allushi, ishte të premten në fshatin Bishan, ku inspektoi nga afër zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati gjatë natës.
-
VIDEO
Pamje me dron nga Ferrasi, qindra hektarë tokë të përmbytura!
Report Tv sjell pamjet me dron nga fshati Ferras i Fierit ku qindra hektarë tokë vijojnë të jenë të përmbytura për të disatën ditë radhazi si pasojë e prurjeve masive nga lumi Vjosa në urën e Mifolit.
-
VIDEO
Leshterikët 'pushtojnë' bregdetin në Vlorë, Plazhi i Vjetër merr ngjyrë kafe!
Pas ditëve me reshje intensive, bregdeti i Plazhit të Vjetër dhe e gjithë vija bregdetare në Vlorë është tejmbushur nga leshterikët
Pamjet e Report TV regojnë se si bregdeti ka marrë ngjyrë të kafenjtë, si pasojë e grumbullimit masiv të leshterikëve.
Situatë e ngjashme vazhdon deri në zonën e Kanalit të Motorit por edhe në bregdetin e Zvërnecit