-
VIDEO
Moti i keq/ 13 mijë ha e 1587 banesa nën ujë, Rama: Dëmshpërblim, hidrovorët të gjithë në punë! Malaj: Fondi për situatën 50 mln euro
Pas 3 ditëve të vështira që kaloi vendi për shkak të përmbytjes, kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin e Emergjencave Civile nga ku garantoi dëmshpërblim për çdo familje të prekur. Shefi i qeverisë iu përgjigj me ironi akuzave të opozitës se shiu nuk ndalet me shpifje dhe as lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta
-
VIDEO
30 cm borë në Malësinë e Krujës! Bllokohet rruga deri në Qafshtamë, disa fshatra të izoluar
Vijojnë reshjet e dëborës në Malësinë e Krujës ku niveli i saj në Parkun Kombëtar ka arritur në 25-30 centimetra.
Rruga Krujë-Qafshtamë nga fshati Nuaj e deri në Qafshtamë është e bllokuar për shkak të akullit. Asnjë mjet nuk qarkullon dhe disa fshatra janë të izoluar. Në terren nuk ka asnjë mjet për të hapur rrugën e pastruar dëborën e ngricat.
Nuk raportohet për problematika të tjera apo mungesë të energjisë elektrike.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut/ Qindra hektarë tokë bujqësore ende nën ujë në Krujë
Edhe pse niveli i ujit në lumin Ishmë ka rënë gjatë natës, përsëri nuk kemi një përmirësim të situatës.
Qindra hektarë tokë bujqësore ndodhen ende nën pushtetin e ujit për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese.
-
VIDEO
Plagosi me thikë një person, Policia e Tiranës arreston 19-vjeçarin! Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta
Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili plagosi me thikë një person. Ngjarja, e regjistruar më 23 nëntor 2025, ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.
-
VIDEO
Përmbytjet, rritet niveli i ujit në Kurbin, mos mbyllja e argjinaturës së Lumit Droje ka rënduar situatën në Adriatik, Patok dhe Golem
Situata e krijuar nga moti i keq në Qarkun e Lezhës vijon të jetë problematike, kryesisht në Bashkinë e Kurbinit.
Burime për Report TV bëjnë me dije se argjinatura e Lumit Drojë vijon të jetë e çarë, duke sjellë rritje të nivelit të ujit në fshatrat Adriatik, Golem dhe Patok të Njesisë Administrative Fushë-Kuqe.
Një nga zonat e prekura masivisht nga përmbytjet është edhe Sanxhaku, ku uji ka depërtuar edhe në disa banesa. Banorët thonë se prej katër ditësh situata është mjaft e vështirë, duke ju sjellë dëme të shumta krysisht në bujqësi dhe blektori.
Emergjente për ta është baza ushqimore për gjënë e gjallë, e cila është dëmtuar nga prezenca e ujit.
Gjatë natës mësohet se ka patur dhe mungesë të energjisë elektrike në hidrovoret e Drojës, Shellinza dhe Tale, duke ndikuar negativisht në evadimin e ujërave.
Ndërkohë vemendja më e madhe e strukturave është përqëndruar në zonën e Fushë-Kuqes, ku në terren janë edhe forcat e ushtrisë me mjete të rënda dhe lundruese, për të evakuar banorët në rast nevoje, për shkak të nivelit të ujit i cili ka ardhur gjithnjë në rritje.
-
VIDEO
“Kam nënën e djalin të paralizuar, s’na erdhën për ndihmë”, banori i Bishanit: Më kanë humbur 50 pula
Fshati Bishan në grykëderdhjen e Vjosës mbetet ende i rrethuar nga uji. Pamje të siguruara nga Report TV tregojnë si uji ka depërtuar në pjesën e jashtme të banesave.
-
VIDEO
Zjarri masiv në tregun e ‘5 Majit’, flasin tregtarët: Kemi ngelur në qiell të hapur tani, mbi 20 mijë euro dëme! Nuk na i siguronin bizneset
Dëmet materiale që ka lënë pas zjarri masiv që përfshiu tregun e rrobave të përdorura në lagjen “5 Maji” mbrëmjen e djeshme, janë kolosale.
Biznesmenët shprehen të zhgënjyer nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse duke thënë se kapanonet e tjera, përveç atij nga nisën flakët, mund të ishin shpëtuar.
-
VIDEO
Lëvizja Bashkë protestë para bashkisë së Durrësit, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe hetim për hidrovorin
Lëvizja Bashkë ka protestuar mëngjesin e kësaj të premteje para bashkisë së Durrësit për përmbytjet masive që kanë prekur disa zona të qytetit prej disa ditësh. Ata kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme si edhe hetim të thelluar për hidrovorin e dytë.
Po ashtu ata kërkojnë edhe investigim për vdekjen e punonjësit të bashkisë Astrit Hysenaj, që u gjet u pajetë dje pasi dyshohet se u mor nga rrjedha e ujit.
-
VIDEO
Moti i keq, përmbytet një segment i rrugës Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Ferras
Moti i keq, përmbytet një segment i rrugës Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Ferras
-
VIDEO
Bie niveli i lumit Ishëm, por situata ende jo e përmirësuar! Qindra hektarë tokë nën ujë
Niveli i lumit Ishëm ka rënë gjatë natës duke u tërhequr në rrjedhën e tij, por kjo nuk ka ndikuar në përmirësimin total të situatës.
-
VIDEO
Bllokohet aksi rrugor Uji i Ftohtë-Tepelenë, shkak rrëshqitja e dherave
Qarkullimi i automjeteve në aksin Uji i Ftohtë-Tepelenë është bllokuar përkohësisht për shkak të rrëshqitjeve të dherave, të cilat kanë zënë gati 70% të gjerësisë së rrugës në kryqëzimin tek Ura e Leklit.
-
VIDEO
“30 mln euro për Emergjencat Civile”, ministri i Financave: 50 mln euro në total për situatën e përmbytjeve
Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, ministri i Financave Petrit Malaj tha se në programin e Emergjencave Civile janë parashikuar rreth 30 milionë euro. Vlera totale për situatën e përmbytjeve në vend është mbi 50 milionë euro. Fondi për dëmshpërblimet është 15 milionë euro.